"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Çështja nëse është gjeni apo ambienti, ai që dikton kryesisht sjelljen njerëzore, është debatuar për shekuj me radhë.Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX-të, kishte 2 kampe shkencëtarësh, ku secili prej tyre besonte se natyra ose mjedisi, ishte ekskluzivisht përgjëgjëse.
Kjo pikëpamje, po bëhet gjithnjë e më e rrallë.Pasi studimet tregojnë se gjenet dhe mjedisi, janë në të vërtetë të ndërlidhura ms tyre, dhe mund të përforcojnë njëra-tjetrën.Për shembull, merrni letërsinë.Bërja e dukshme e gjuhës, është një nga arritjet më të jashtëzakonshme të qenieve njerëzore.
Leximi dhe shkrimi, është thelbësor për aftësinë tonë për të pasur sukses në botën moderne.Por disa individë, e kanë të vështirë të mësojnë.Kjo vështirësi mund të lindë për shumë arsye, përfshirë disleksinë, një çrregullim neuro-zhvillimor. Por nga studimet, del se as gjenet dhe as mjedisi, nuk janë plotësisht përgjegjës për dallimet në aftësinë e leximit.
Leximi, është një shpikje kulturore, dhe jo një aftësi apo funksion, që i nënshtrohej gjithmonë përzgjedhjes natyrore. Alfabetet e shkruara, e kanë origjinën përreth rajonit të Mesdheut rreth 3.000 vjet më parë. Por shkrimi dhe leximi, u bë shumë i përhapur vetëm në shekullin XX-të. Gjithsesi, përdorimi ynë i alfabetit, e ka bazën tek natyra.
Qarqet përgjegjëse në tru për shkrimin dhe leximin evoluuan, për të lidhur gjuhën e dukshme me atë të dëgjueshme, përmes hartës me shkronja që përfaqëson tinguj. Skanimet e trurit, tregojnë se ky ?rrjet i leximit?, është i dukshëm në të njëjtin vend në tru tek të gjithë njerëzit.
Ai formohet kur mësojmë të lexojmë, dhe forcojmë lidhjet midis gjuhës së trurit tonë dhe rajoneve të të folurit, si dhe një rajoni që njihet si ?zona vizuale e formës së fjalëve?.Dizajni për ndërtimin e qarqeve themelore, është koduar në gjenomat tona. Kjo do të thotë, që gjenomi njerëzor kodifikon një sërë rregullash zhvillimore që kur nxiten nga jashtë, krijojnë rrjetin.
Sidoqoftë, ka gjithnjë dallime në gjenomë, dhe kjo çon në ndryshimin e mënyrës së zhvillimit dhe funksionimit të këtyre qarqeve. Kjo do të thotë se ekzistojnë dallime individuale në aftësi. Në fakt, ndryshimi në aftësinë e leximit, është thelbësisht i trashëgueshëm në të gjithë popullatën e përgjithshme, dhe disleksia ka gjithashtu një origjinë kryesisht gjenetike.
Por kjo nuk do të thotë se ekzistojnë ?gjenet e leximit?. Përkundrazi, ka ndryshime gjenetike që ndikojnë në mënyrën se si truri zhvillohet, në mënyra që ndikojnë në funksionimin e tij.Për arsye të panjohura, disa variante të tilla ndikojnë negativisht në qarqet përgjëgjëse për të folurin dhe të lexuarin.
Por veç gjeneve, le të mos harrojmë se janë të nevojshme përvoja dhe udhëzimet aktive për ndryshimet në lidhjen e trurit, që mundësojnë leximin, edhe pse ende nuk e dimë se deri në çfarë mase. Studimet kanë treguar se më shpesh problemet me leximin, ka të ngjarë të mbështeten nga një vështirësi në fonologji, që është aftësia për të segmentuar dhe manipuluar tingujt e fjalëve.
Nga studime të ndryshyme, del se njerëzit që vuajnë nga disleksia, kanë ndërkohë tendencën të kenë vështirësi me të mësuarit, ashtu si foshnjat kur tentojnë të flasin për herë të parë. Eksperimentet kanë treguar se ata janë më të ngadaltë se njerëzit e tjerë, për të emërtuar objektet.Kjo vlen edhe për simbolet e shkruara dhe lidhjen e tyre me tingujt e të folurit.Dhe këtu hyn në lojë ambjenti.
Vështirësitë në të mësuar dhe lëxuar, janë veçanërisht të dukshme në gjuhët që kanë një gramatikë dhe rregulla drejtshkrimore komplekse, siç është anglishtja.Por ato janë shumë më pak të dukshme në gjuhët me sisteme drejtshkrimore më të drejtpërdrejta, siç është italishtja.
Natyra dhe kultivimi, janë vendosur tradicionalisht në kundërshtim me njëri-tjetrin.Por në fakt, efektet e mjedisit dhe përvojës, kanë shpesh prirjen të forcojnë prirjet tona të lindura.
Arsyeja është se këto prirje të lindura, ndikojnë tek mënyra se si ne i përjetojmë në mënyrë subjektive dhe reagojmë ndaj ngjarjeve të ndryshme, por dhe tek mënyra sesi zgjedhim përvojat dhe mjediset tona.Kjo dinamikë është veçanërisht e dukshme për leximin.Fëmijët me aftësi më të mëdha në lexim, kanë më shumë të ngjarë të duan të lexojnë.
Kjo sigurisht që do të rrisë më tej aftësitë e tyre të leximit, duke e bërë edhe më të dobishme këtë përvojë. Ndërkohë, për fëmijët me aftësi më të ulët natyrore për të lexuar, ka tendencë të ndodhë e kundërta. Ata do të zgjedhin të lexojnë më pak. Për shkak se trashëgimia (gjenetike, por edhe kulturore) ka rëndësi, ky efekt është i dukshëm në një shkallë më të madhe që përfshin disa breza.
Në të shkuarën, prindërit që i dërguan fëmijët e tyre në shkollë, krijuan një mjedis të favorshëm për ta dhe nipërit e mbesat e tyre.Por nga ana tjetër, prindërit përfituan nga ekzistenca e një kulture që investohej në shkollë.
Sigurisht, investime të tilla nuk janë përhapur gjithnjë në mënyrë të barabartë, dhe mund të priren më shumë drejt atyre që tashmë janë në një pozitë të favorshme.Një cikël i tillë, quhet edhe ?efekti i Mateut?, ku gjërat e mira vijnë për ata që i kanë tashmë ato./Përshtati në shqip CNA.al
Termi “Deep State”, është huazuar nga vende të ndryshme nga ...
Nga David Robson “BBC”* Po të mos ishte për një aktore dhe n...
Nga Joel Samuels “The Conversation”* Teksa kanë nisur seanca...
Nga Leonid Bershidsky “The Moscow Times”Një artikull fundjav...
…Në parlamentin tonë zgjidhen e mblidhen të kuvëndojnë njëqi...
Gjermania iu përgjigj këtë javë zyrtarisht pikëpyetjes franc...
Nga John Horgan “Scientific American”* Në historinë e teoriv...
Nga Nicholas Vinocur “Politico.eu”* Lufta kibernetike, mund ...
Sulmi dhe pushtimi i Xhamisë së Madhe në Mekë më 20 nëntor 1...
Samiti i Gjenevës, takimi i parë midis presidentit amerikan ...
Nga Anthony Salamone “The National”Bashkimi Evropian, po për...
Kush nuk merr azil duhet të ketë të drejtën e punës legale, ...
Ndiheni të lodhur, me humor të keq, të irrituar apo në depre...
Nga Elise Lobbedez “The Conversation”* Shpesh e perceptuar s...
Para samitit për Ukrainën Lindore që zhvillohet në Paris, ka...
Më 18 nëntor 1978, udhëheqësi i Tempullit të Popullit, Xhim ...
Kur Genghis Khan i hyri aventurës për të sunduar botën në vi...
Nga Katarina Panic “Fair Planet”Pasi dështuan të anëtarësohe...
Në tetor presidenti francez, Macron u kritikua shumë, kur bl...
Mafia italiane “Cosa Nostra”, është e më famshmja sot në bot...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...