web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do të ketë një tjetër ”Pranverë Arabe”?

25 Nëntor 2019, 07:23, Blog CNA

Nga Paul R.Pilar ?National Interest?

* Trazirat e kohëve të fundit në vendet arabe, nuk janë bërë akoma aq të mëdha, si ato që pasuan vetëdjegien e një shitësi frutash në Tunizi në shenjë protestë 9 vjet më pare. Megjithatë, analistët po flasin tashmë për një tjetër ?Pranverë Arabe?.

Protesta të mëdha, kanë përfshirë rrugët e Irakut dhe Libanit, bashkë me disa protesta më pak të dukshme në Algjeri, Sudan, dhe gjetkë. Dy aspekte të protestave bien në sy, dhe janë të rëndësishme për politikat perëndimore ndaj rajonit.

E para është fakti që burimet e pakënaqësisë janë kryesisht të vjetra, të njohura, dhe të kujtojnë Pranverën e parë Arabe. Ato përfshijnë dëshirën themelore njerëzore, për të pasur një jetë më të mirë. Thënë thjesht:shënjestër e pakënaqësisë, është pamundësia e sistemeve ekzistuese politike, për të ofruar shërbime dhe mundësi ekonomike në një mënyrë të drejtë, të pakorruptuar dhe efektive.

Ky burim pakënaqësie, ndahet nga shumë njerëz në komunitete të ndryshme, dhe me prirje të ndryshme politike. Trazirat nuk përcaktohen sipas ideologjive specifike, apo edhe identiteteve fetare dhe etnike. Gazetarja arabe Mina Al-Oraibi, ka vërejtur se disa nga trazirat në Irak ?theksojnë faktin sesi provincat me shumicë shiite, nuk kanë përfituar nga partitë politike, që e kanë përdorur ?identitetin shiit? për të fituar dhe mbajtur pushtetin?.

Të kuptuarit e rrënjës të trazirave, do të thotë ta gjurmosh atë jo tek manifestet e ndonjë partie politike, por tek mangësitë sociale dhe ekonomike të analizuara në një seri studimesh të sponsorizuara nga Kombet e Bashkuara. I pari u botua në vitin 2002, nën emrin ?Raporti mbi Zhvillimin Njerëzor në Botën Arabe?.

Tipari tjetër kryesor i Pranverës së re Arabe, është se ajo ndryshon nga perceptimet e zakonshme që ka SHBA-ja mbi problemet në Lindjen e Mesme. Një temë dominante në ato perceptime, të promovuara nga neokonservatorët, kontrolli i të cilëve mbi politikën e jashtme arriti kulmin në administratën e Xhorxh Bush dhe me Luftën në Irak, ka qenë demokracia, dhe koncepti se banorët e Lindjes së Mesme, donin të çliroheshin nga liderët autoritarë.

Shumë irakianë ishin me siguri të lumtur, që u çliruan nga një sundim i tillë. Por brenda pak kohësh, çdo mirënjohje për ndihmën e dhënë për rrëzimin e rregjimit të Sadam Huseinit, u tejkalua nga pakënaqësia ndaj pushtimit të huaj, një ndjenjë që ka ndikuar që atëherë politikat në Irak.

Amerikanët u përballën gjithnjë e më pak me lule dhe ëmbëlsira, dhe më shumë me kryengritje. Në një periudhë më afatgjatë, pamundësia e qeverisë irakiane për të ofruar shërbime dhe shanse punësimi pa korrupsion, ka dominuar ndjenjat e popullit, dhe është nxitësi kryesor i trazirave aktuale.

Ka disa paralele me Rusinë post-Sovjetike, ku çdo lumturi e hershme për rrëzimin e sistemit sovjetik, u zbeh nga pakënaqësia e madhe për korrupsionin dhe shërbimet publike të papërshtatshme, duke bërë që disa të vajtonin ende shembjen e sistemit komunist.

Kohët e fundit, prirja mbizotëruese e SHBA-së, ka qenë parja e vendeve të Lindjes së Mesme si një tabelë shahu, në të cilën Uashingtoni konkurron për ndikim me fuqitë rivale nga jashtë rajonit, veçanërisht me Rusinë, apo brenda saj me Iranin. Ky i fundit, së bashku me idenë e një ?gjysmëhëne shiite?, shërben si një justifikim nga administrata aktuale për çdo problem në Lindjen e Mesme.

Por vetë banorët e këtij rajoni, nuk e shohin më veten si tabelë shahu, dhe këtë e tregojnë trazirat aktuale. Kaosi në Liban, është më pak një përplasje mes një komuniteti besimtarësh ndaj një grupi tjetër, të identifikuar si sektar, dhe më shumë një refuzim i gjerë i të gjithë sistemit politik në vend.

Ky sistem, ka qenë mbështetur mbi një patronazh me rrënjë fetare, i cili ka zbatuar politika të ashpra, të papërgjegjshme dhe joefikase, në raport me plotësimin e shumë nevojave që kanë pasur libanezët dhe Libani në tërësi. Një gjë e ngjashme, po ndodh edhe në Irak.

Parullat e protestuesve, kanë përfshirë parullat anti-Iran, por kjo nuk pasqyron ndonjë dëshirë për një luftë të re Irak-Iran. Përkundrazi, ato reflektojnë faktin se si Irani është entiteti i huaj, i lidhur më dukshëm me një statuskuo,  cila po përbuzet nga shumica.

Sikurse është shprehur Alisa Rubin në ?The Neë York Times?:Është një luftë, midis atyre që kanë përfituar shumë, qëkur pushtimi amerikan rrëzoi Sadam Huseinin, dhe atyre që mezi mbajnë frymën gjallë, dhe që po shohin me zemërim sesi partitë, disa me lidhje me Iranin, u japin shpërblime mbështetësve të tyre?.

Kjo sjell disa sugjerime për Shtetet e Bashkuara. Së pari, nëse qëllimi është t?i bëjmë më paqësore dhe të qëndrueshme vendet e Lindjes së Mesme, atëherë i duhet kushtuar më shumë vëmendje nevojave të zhvillimit human atje. Harrojeni tabelën e shahut.

Së dyti, nëse doni të keni më shumë prani në këto vende sesa rivalë si Rusia po Irani, atëherë duhet të keni kujdes për atë që dëshironi. Ndjenja kundër pushtimit do të jetë e fortë, madje deri në atë pikë sa ta tejkalojë pakënaqësinë e qytetarëve ndaj paaftësisë së autoriteteve lokale, për të përmbushur nevojat njerëzore më elementare.

Kjo është arsyeja pse Pranvera e re Arabe, nuk është përhapur në Palestinë, pavarësisht mungesës së efektivitetit të Autoritetit Palestinez. Palestinezët e kuptojnë se më shtypës në jetën e tyre është pushtimi izraelit. Dhe shumica e palestinezëve, e ruajnë pjesën më të madhe të zemëratës të tyre ndaj këtij objektivi.

Përtej pakënaqësisë ndaj çdo gjëje që perceptohet si një pushtim i huaj, një strukturë joefektive e pushtetit ekonomik dhe politik dhe që përçmohet, shkakton pakënaqësi më të mëdha, sesa ajo ndaj çdo fuqie të huaj, që për çfarëdolloj arsyeje lidhet me atë strukturë.

Pozicioni i Iranit në Irak, ilustron pikërisht këtë gjë, dhe jo vetëm për shkak të hapave të gabuara të vetë Teheranit. Megjithë alarmin e shprehur në retorikën amerikane për ndikimin iranian në vende Iraku, ky ndikim, përtej garatimit të objektivit themelor të Teheranit, që është parandalimi i një tjetër pushtimi irakian nga një diktator, siç bëri Sadam Huseini në vitet 1980, nuk e ka çuar Iranin përtej një slogani jo-miqësor, që brohoritet nga irakianët e pakënaqur./ Përshtarur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga