Epoka e Trump, Putin, Xi dhe Makron, po rrikthen luftën e sferave të ndikimit
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”Çfarë kanë të përbashkët kr...
Nga Craig Shirley ?Newsmax?
Nëse financimi i një kauze fisnike, nënkupton lejimin e korrupsionit, a ia vlen ajo ende të financohet? A është akoma një kauzë fisnike? Këto janë pyetje të vështira, që nuk kanë përgjigje të lehta.Dhe në epokën e lajmeve 24-orëshe, ata që mundohen të reflektojnë mbi gjëra të tilla, nuk janë të mirëpritur në panelet mediatike.
Gjithsesi, e ardhmja e sigurisë sonë kombëtare, varet nga aftësia për t?iu përgjigjur këtyre pyetjeve, pavarësisht se çfarë mendojnë ekspertët, elitat dhe mediat e mëdha. Është shkruar më parë – dhe është një thënie e zakonshme në Rusi – se Amerika u deh aq shumë kur u rrëzua Muri i Berlinit, sa që nuk jemi ende esëll.
Dhe nëse shqyrtoni politikën tonë të vazhdueshme në kuadër të NATO-s, është e vështirë të mos bihet dakord me këtë konstatim.Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, vetëm ushtari amerikan ka qenë ?fanari? i lirisë dhe demokracisë në të gjithë planetin. Në këtë mënyrë, ne kemi subvencionuar sigurinë e shumë vendeve, duke iu dhënë atyre mundësinë të minimizojnë shpenzimet e tyre ushtarake, si dhe të maksimizojnë investimet e tyre në fushat civile.
Ndërsa kjo qasje na dha një sasi të paparë të ?diplomacisë së butë?, ne krijuam ndërkohë pa dashje një rivalitet, që vazhdon të kërcënojë vendin dhe ekonominë tonë. Kur Perandoria Japoneze u mposht gjatë Luftës së Dytë Botërore, ne investuam shumë në restaurimin e këtij vendi, dhe e ndaluam atë të kishte një ushtri të madhe.
Për pasojë, ne ishim aq të suksesshëm në rindërtimin e vendit, sa që prodhimi vendas, veçanërisht i makinave, e shkatërroi aq rëndë indutrinë e makinave amerikane në shtetet e Mes-perëndimit, sa që ajo nuk e kanë marrë ende veten. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Gjermaninë.
Ndërkohë, në Skandinavi gjenden disa shtete të forta të mirëqenies sociale, që mund të ekzistojnë vetëm për shkak të mbështetjes së tyre të fortë tek forca ushtarake e SHBA-së. Ndërkohë, mund të argumentohet se qasja jonë fodulle ndaj Evropës, i dha asaj ?luksin? e krijimit të Bashkimit Evropian, që është një bastion i ri i pushtetit, krimit dhe korrupsionit.
Nuk është më fjala për ?të sëmurin e Evropës?, por a është e sëmurë e gjithë Evropa, përtej mundësisë së shërimit? Oskar Uajlld tha dikur:?Morali, ashtu si arti, do të thotë të tërheqësh dikur një vijë?. Për Donald Trumpin, kur është fjala për Ukrainën dhe botën në tërësi, çështja është ku duhet tërhequr kjo vijë?
Nga ana tjetër, a ka Amerika autoritetin moral të ligjërojë ndaj Ukrainës, dhe aq më pak ndj botës për korrupsionin?Është paksa qesharake.Tek e fundit, ne jemi duke ?notuar? në korrupsion.Duke u mbështetur mbi korrupsionin, Uashingtoni është i sinqertë vetëm kur i përshtatet qëllimeve të tij.
Sidoqoftë, në skenën botërore, Amerika çon me naivitet ushtarët saj, për ta mbrojtur botën nga vetvetja. E përse? Që dy presidentët, Barack Obama dhe Donald Trump, e panë këtë çekuilibër të madh të mbrojtjes sonë, në përdorimin e saj në botën e pasluftës, që ishte krejtësisht e paqëndrueshme në fillimin e shekullit XXI.
Aleatët tanë të NATO-s, duhej të përparonin në aspektin e mbrojtjes së tyre.Edhe Obama dhe Trump luftuan për këtë, por vetëm Trump ishte i suksesshëm. Dhe kjo gjë na sjell tek Ukraina. Shumë analistë, besojnë se Ukraina është një vend strategjik për Perëndimin.
Ajo është e dominuar nga korrupsioni dhe është gjymtuar nga oligarkët, dhe ka qenë kështu
që nga shembja e Bashkimit Sovjetik. Ne duhet t?u qëndrojmë pranë aleatëve tanë, dhe t?i mbështesim ata. Por nëse 99 cent nga çdo 1 dollarë ndihmë që Amerika i jep qeverisë ukrainase, shkon në duart e burokratëve dhe oligarkëve, a ia vlen kjo ndihmë?
Askush nuk mund të flasë me siguri, për atë që ndodhi me Xho Bajdenin dhe të birin, por pyetja ia vlen të shtrohet. A përfituan ata disi në mënyrë të pandershme nga bamirësia e Amerikës?Megjithatë, nëse Trumpi ka kërcënuar të ndalojë ndihmën, nëse ukrainasit nuk ndërmarrin reforma më të mëdha antikorrupsion, ndoshta kjo është një zile zgjimi që u duhet edhe aleatëve tanë në NATO.
Ne po i jepnim ndihmë Ukrainës për të blerë armë kundër rusëve, por në vend të kësaj ata po i përdornin ato para për të mbushur xhepat e tyre. A ia vlen realisht të mbrohen njerëz të tillë?
Taksapaguesi amerikan, meriton të dijë se ku po shpenzohen dollarët e tij.Nëse aleatët tanë nuk mund ta bëjnë këtë, atëherë kjo është detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Ka ardhur koha që Evropa të rritet, dhe të marrë përgjegjësi për mbrojtjen e saj. Evropa duhet të bëhet ?zonjë? e shtëpisë së vet, dhe jo ?konkubinë? e saj. Nëse evropianët nuk mund ta pranojnë këtë, a ia vlen akoma që ata të mbrohen nga SHBA-ja?/ Përshtati për shqip CNA.al
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”Çfarë kanë të përbashkët kr...
Çështja nëse është gjeni apo ambienti, ai që dikton kryesish...
Termi “Deep State”, është huazuar nga vende të ndryshme nga ...
Nga David Robson “BBC”* Po të mos ishte për një aktore dhe n...
Nga Joel Samuels “The Conversation”* Teksa kanë nisur seanca...
Nga Leonid Bershidsky “The Moscow Times”Një artikull fundjav...
…Në parlamentin tonë zgjidhen e mblidhen të kuvëndojnë njëqi...
Gjermania iu përgjigj këtë javë zyrtarisht pikëpyetjes franc...
Nga John Horgan “Scientific American”* Në historinë e teoriv...
Nga Nicholas Vinocur “Politico.eu”* Lufta kibernetike, mund ...
Sulmi dhe pushtimi i Xhamisë së Madhe në Mekë më 20 nëntor 1...
Samiti i Gjenevës, takimi i parë midis presidentit amerikan ...
Nga Anthony Salamone “The National”Bashkimi Evropian, po për...
Kush nuk merr azil duhet të ketë të drejtën e punës legale, ...
Ndiheni të lodhur, me humor të keq, të irrituar apo në depre...
Nga Elise Lobbedez “The Conversation”* Shpesh e perceptuar s...
Para samitit për Ukrainën Lindore që zhvillohet në Paris, ka...
Më 18 nëntor 1978, udhëheqësi i Tempullit të Popullit, Xhim ...
Kur Genghis Khan i hyri aventurës për të sunduar botën në vi...
Nga Katarina Panic “Fair Planet”Pasi dështuan të anëtarësohe...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...