web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kur miqtë spiunojnë miqtë/ Rasti i spiunit amerikano-izraelit Xhonatan Polard

24 Nëntor 2019, 14:22, Blog CNA

Ish-analisti i shërbimit sekret të marines amerikane, Xhonatan Polard i dërgoi qeverisë izraelite në 17 muaj mbi 800 dokumente të klasifikuara të SHBA-së.Ai shiti informacione të rëndësishme, përfshirë vëzhgimet e Flotës së Gjashtë Amerikane mbi lëvizjen e avioneve, anijeve dhe nëndetëseve sovjetike në Detin Mesdhe.

Gjithashtu në dokumentet e klasifikuara, përshkruhej se si inteligjenca e marinës gjurmonte nëndetëset sovjetike, dhe materiale që zbulonin aftësitë e njërit prej satelitëve më cilësorë të SHBA në bërjen e fotove nga shumë lart.Agjentët e FBI-së e arrestuan Polard në Uashington më 21 nëntor 1985, pasi kërkoi azil politik në ambasadën izraelite.

Ai u pranua fajtor për vjedhjen dhe shpërndarjen e dokumenteve të klasifikuara, dhe u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 1987, me klauzolën e lirimit me kusht pas 30 vjetësh.Dhe në fakt u lirua më 20 nëntor 2015. Po kush ishte Xhonatan Polard?

Lindi në qytetin e Galvston në Teksas në vitin 1954 në një familje hebreje. Që i ri, Polard u ndërgjegjësua për numrin e madh të pjesëtarëve të fisit të tij, që kishin humbur jetën gjatë Holokaustit. Ai u kërkoi kërkoi prindërve të tij të vizitonin ish-kampet naziste të vdekjes.

Familja Polard, bëri një përpjekje të veçantë për të nxitur një ndjenjë të identitetit hebre tek fëmijët e tyre, dhe kjo përfshinte edhe përkushtimin ndaj kauzës së Izraelit. Ndaj Polard u rrit me atë që ai e quajti një ?detyrim racor? ndaj Izraelit.

Udhëtimin e parë në Izrael e kreu në vitin 1970, si pjesë e një programi shkencor.Aty përfundoi në spital, pas një përleshje fizike me një student tjetër. Një shkencëtar nga Instituti Shkencor Veizman në Tel Aviv, e kujton Polard si një të ri problematik. Pasi mbaroi shkollën e mesme, Xhonatan ndoqi studimet në Universitetin e Stenfordit, ku u diplomua për shkenca politike në vitin 1976.

Gjatë viteve studentore, disa nga shokët e klasës e mbajnë mend se ai mburrej se kishte shtetësi të dyfishtë të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Ai madje pretendonte se kishte punuar për shërbimin sekret izraelit, Mossad, se kishte arritur gradën e kolonelit në Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, dhe se kishte vrarë një arab kur bënte roje në një fermë.

Ai pretendonte gjithashtu, se i ati ishte një operativ i CIA-s, se ai ishte arratisur nga Çekosllovakia që fëmijë gjatë pranverës së Pragës në vitin 1968, kur u zbulua roli i babait të tij.Në fakt, asnjë prej këtyre pretendimeve nuk ishte i vërtetë.

Polard u regjistrua më vonë në disa shkolla pasuniversitare, por nuk arriti që të diplomohej në asnjë prej tyre.Gruaja e tij e ardhshme, Ana Henderson u transferua në Uashington në vjeshtën e vitit 1978, për të jetuar me babanë e saj të sapodivorcuar.Në verën e vitit 1981, ajo u njoh me Xhonatan përmes shoqes së saj të dhomës.Në dhjetorin e vitit 1982, çifti u zhvendos me banim në qendër të Uashingtonit.

Ata u martuan më 9 gusht 1985, më shumë se një vit pasi Pollard filloi të spiunojë për Izraelin, në një ceremoni civile në Venecia të Italisë.Xhonatan aplikoi për t?u punësuar në CIA në vitin 1979. Kërkesa iu refuzua, pasi u zbulua se kishte qenë përdorues droge gjatë viteve 1974- 1978.

Gjithsesi po atë vit ai u prania nga Zyra e Inteligjencës të Marinës Amerikane (NFOIO), ku do të punonte për çështjet sovjetike.

Marina kërkoi informacione nga CIA mbi Polard, por nuk mori përgjigje.Ndaj drejtuesit u mjaftuan vetëm me deklaratat e vetë rekrutit. Ai iu nënshtrua disa herë makinës së të vërtetës, dhe u kap duke mashtruar. U tranferua në disa pozicione brenda marinës, ndërsa eprorët nisën të kishin dyshime gjithnjë e më të mëdha mbi të.

Në vitin 1984, Polard u njoh me Aviem Sela, një veteran i Forcave Ajrore Izraelite. Në atë kohë, ai ndodhej në Nju Jork për t?u specializuar mbi shkencat kompjuterike. Polard i tregoi për punën që bënte, por edhe për faktin se shërbimet amerikane të inteligjencës, po i fshihnin shumë informacione Izraelit.

Ai u vetë-ofrua të punonte si spiun. Megjithëse Sela dyshoi në fillim se mos Polard ishte pjesë e një FBI-së për ta futur në grackë, në fund e besoi atë. Ai komunikoi me komandantin e tij të inteligjencës së forcave ajrore në Tel Aviv, dhe u udhëzua të mbante kontakte me Polard, por të ishte i kujdesshëm.

Brenda disa ditësh, në qershorin e vitit 1984, Polard nisi t?i kalonte Selës informacione të klasifikuara. Ai u pagua 10.000 dollarë në para të thata, si dhe me një unazë shumë e shtrenjtë prej diamanti dhe zafiri, të cilën më vonë Polard ia dhuroi të dashurës së tij Anës kur i propozoi për martesë.

Polard paguhej mirë nga izraelitët.Ai merrte një pagë që përfundimisht arrinte në 2.500 dollarë në muaj, dhe dhjetëra mijëra dollarë në shpenzime për hotele, ushqim dhe bizhuteri.Në vitin 1985, një bashkëpuntor raportoi në mënyrë anonime se Polard po nxirrte jashtë institucionit materiale të klasifikuara.

Polard u ndalua dhe u mor në pyetje nga agjentët e FBI rreth 1 javë më vonë, ndërsa po merrte me vete në shtëpi një material të klasifikuar. Ai shpjegoi se po e çonte atë tek një analist në një agjenci tjetër, për t?u konsultuar. Por shumë shpejt u verifikua se kjo ishte një gënjeshtër.

Polard kërkoi t?i telefononte gruas së tij, për t?i treguar asaj se ku ndodhej. Gjatë bisedës, ai përdori fjalën e koduar ?kaktus?, që sinjalizonte se ishte në telashe, dhe se ajo duhet të zhdukte

të gjithë materialin e klasifikuar nga shtëpia e tyre. Ajo u përpoq ta bënte këtë, duke kërkuar ndihmën e një fqinji.

Polard pranoi kontrollin e shtëpisë së tij, ku u gjetën disa dokumenta që Ana nuk i kishte zhvendosur dot.Xhonatan pranoi se u kalonte në mënyrë të paligjshme dokumente shërbimeve të huaja sekrete, por pa përmendur Izraelin.FBI vazhdoi të hetojë. Pak kohë më vonë, fqinji i Polard, një oficer detar, u bë kurioz për valixhen e madhe plot me materiale të klasifikuara që i kishte dhënë Ana.

Ai kërkoi këshilla nga eprorët, dhe më pas bashkëpunoi plotësisht me hetimin, duke mos u akuzuar asnjëherë për ndonjë krim. Pas rrëfimit të tij të pjesshëm, Polard u vu nën mbikëqyrje, por nuk u mor në arrest. Më 21 nëntor 1985, ai dhe gruaja e tij u përpoqën të kërkonin azil në ambasadën e Izraelit në Uashington, por u penguan të hynin në ambasadë nga rojet izraelite.Agjentët e FBI arrestuan Polard. Pas arrestimit të tij, Ana ia doli të shmangë një agjent të FBI-së që po e ndiqte, dhe takoi Selën në një restorant ku e njoftoi për arrestimin e bashkëshortit.

Tre pjesëtarë të stafit diplomatik izraelit të përfshirë në këtë operacion, shkuan me shpejtësi në apartamentin ku gjendeshin dokumentet e vjedhura nga Polard, dhe që të katër u larguan menjëherë nga Uashingtoni.Ana u arrestua të nesërmen më 22 nëntor 1985.

Autoritetet e akuzuan Polard, se kishte përdorur dokumente të klasifikuara, për të ndërmjetësuar pa sukses një marrëveshje armësh me qeveritë e Afrikës së Jugut, Argjentinës dhe Tajvanit.Izraeli ra dakord të bashkëpunojë me hetimin, në këmbim të imunitetit për izraelitët e përfshirë./Përshtati në shqip CNA.al

 





Lajmet e fundit nga