Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Nga Paul Monod “The Conversation?
Hong Kongu, mund të duket si vendi ku ka më pak të ngjarë të ndodhë një revolucion. Në këtë qytet të pasur dhe të privilegjuar, të rinjtë pritet të shqetësohen më shumë sesi të fitojnë para, se sa të merren me protestat në rrugë. E megjithatë, ditë pas dite, demonstruesit në Hong Kong, kanë rrezikuar edhe jetën e tyre, duke u përballur me forcat e sigurisë, të mbështetura nga autoritetet qëndrore në Pekin.
Ndër kërkesat kryesore të tyre, janë mbajtja e zgjedhjeve demokratike për Këshillin Legjislativ të qytetit, si dhe për guvernatorin e ri të qytetit të madh. Ndërkohë, është shtuar dëshira e tyre për një ndryshim thelbësor.Dhe protestuesit e shohin gjithnjë e më shumë jetën e tyre si të pakuptimtë, në rast se nuk ndryshojnë rrethanat.
Historianët kanë argumentuar prej kohësh, se revolucionet nuk lindin nga mjerimi i thellë,
por mbi pritshmëritë në rritje. Që nga shekulli XVIII-të, shoqëritë, klubet dhe shoqatat e intelektualëve, kanë qenë nxitësit e ndryshimeve rrënjësore në vendet në të gjithë botën.
Ata udhëhoqën Revolucionin Francez në vitin 1789, Revolucionet Evropiane të vitit 1848, dhe Revolucionin Rus të vitit 1905.Edhe situata në Hong Kong është revolucionare, megjithëse historia e revolucioneve të kaluara, mund të mos japë shumë shpresë për ndryshime të menjëhershme.
Paralelja më bindëse me Hong Kongun, mund të jetë Revolucioni Hungarez i vitit 1956, që tentoi të rrëzonte regjimin komunist.Ai nisi si një rebelim studentor, që kërkonte zgjedhje demokratike. Brenda disa ditësh, qeveria komuniste dha dorëheqjen, dhe vendin e saj e zuri
një kabinet reformator nën Imre Nagin, që lejoi pjesëmarrjen në qeveri edhe të anti-komunistëve.
Por për udheheqësit sovjetikë, kjo ishte e tepërt. Bashkimi Sovjetik e pushtoi Hungarinë, përmbysi regjimin e Nagit, dhe e pushkatoi atë fshehurazi. Ashtu si me protestat e sotme në Hong Kong, Shtetet e Bashkuara i dhanë pak mbështetje zyrtare Revolucionit Hungarez, dhe
nuk ishin të gatshme t?i jepnin ndihmë materiale.
Në vitin 1956, ruajtja e paqes në Evropë ishte me rëndësi jetike për politikën amerikane, ashtu siç janë prioritare sot marrëdhëniet e mira me Kinën. Shembulli hungarez, mund të sigurojë pak ngushëllim për protestuesit e Hong Kongut.Përveçse nëse marrin parasysh pasojat e tij afatgjata.
Në tetorin e vitit 1989, me rënien e ndikimit sovjetik në Evropën Lindore, në 33-vjetorin e revolucionit të 1956-ës, u shpall Republika Demokratike e Hungarisë.Ata që vdiqën gjatë atij revolucioni, përkujtohen sot si dëshmorë.
Ndërkaq, historia kineze na jep një shembull edhe më tërheqës, të një kryengritjeje të suksesshme të udhëhequr nga studentët:Revolucionin e vitit 1911. Ai u nxit nga të rinjtë që ishin kthyer nga studimet jashtë vendit.Ata ngritën disa organizata politike, për të ?ringjallur? vendin e tyre, dhe që shpesh u maskuan si grupime letrare.
Revolucioni i vitit 1911, mobilizoi shumë intelektualë dhe studentë në mbarë Kinën. Por ai tërhoqi edhe grupe të tjera sociale:ushtarakët, tregtarët, minatorët e qymyrit dhe fermerët.
Revolucioni shpërtheu njëkohësisht në shumë pjesë të Kinës, dhe pati rezultate të ndryshme,
nga dështimi i plotë, tek masakrimi i mançuve etnikë, dhe deri në deklaratat e pavarësisë në Mongoli dhe Tibet.
Në fund të atij viti, në Nanjing u formua një qeveri e re e përkohshme. Ndërkohë protestat në Hong Kong, janë shumë të kufizuara në aspektin gjeografik, por edhe të mbështetjes sociale, për të përsëritur suksesin e revolucionarëve në vitin 1911.Revolucioni kinez i vitit 1949, ashtu si Revolucioni Rus i vitit 1917, ndoqi teorinë leniniste dhe u drejtua nga militant komunistë, dhe jo nga intelektualë.
Komunistët i konsideruan protestat e mëdha si kundër-revolucionare, dhe si një kërcënim për rendin e ri. Protestuesit e rinj në Hong Kong, kërkojnë të shmangin fatin e studentëve protestues në Sheshin Tiananmen në pranverën e vitit 1989.Tre dekada më parë, qindra, ndoshta mijëra, protestues u masakruan, kur qeveria komuniste shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe urdhëroi ushtrinë të rivendosë rendin publik.
Axhenda pro-demokracisë e protestuesve në Tiananmen ishte i paqartë. Ata u mbështetën nga reformatorët brenda Partisë Komuniste, por në fund u tradhtuan prej tyre. Turmat në Hong Kong, janë përqendruar mbi ndryshime specifike, dhe nuk ushqejnë ndonjë iluzion për mbështetje nga segmente të PKK-së.
Ata do të vazhdojnë të rezitojnë në mënyrë të dëshpëruar, duke mos qëndruar me një shpresë të kotë përpara tankeve. Kjo mund t?i japë një lloj frymëmarrje forcave represive.Siç e di Partia Komuniste e Kinës dhe çdo student i historisë, dëshmorët janë ?karburanti? që ushqen revolucionet e ardhshme./ Përktheu dhe përshtati CNA.al
Ish-analisti i shërbimit sekret të marines amerikane, Xhonat...
Nga Craig Shirley “Newsmax”Nëse financimi i një kauze fisnik...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”Çfarë kanë të përbashkët kr...
Çështja nëse është gjeni apo ambienti, ai që dikton kryesish...
Termi “Deep State”, është huazuar nga vende të ndryshme nga ...
Nga David Robson “BBC”* Po të mos ishte për një aktore dhe n...
Nga Joel Samuels “The Conversation”* Teksa kanë nisur seanca...
Nga Leonid Bershidsky “The Moscow Times”Një artikull fundjav...
…Në parlamentin tonë zgjidhen e mblidhen të kuvëndojnë njëqi...
Gjermania iu përgjigj këtë javë zyrtarisht pikëpyetjes franc...
Nga John Horgan “Scientific American”* Në historinë e teoriv...
Nga Nicholas Vinocur “Politico.eu”* Lufta kibernetike, mund ...
Sulmi dhe pushtimi i Xhamisë së Madhe në Mekë më 20 nëntor 1...
Samiti i Gjenevës, takimi i parë midis presidentit amerikan ...
Nga Anthony Salamone “The National”Bashkimi Evropian, po për...
Kush nuk merr azil duhet të ketë të drejtën e punës legale, ...
Ndiheni të lodhur, me humor të keq, të irrituar apo në depre...
Nga Elise Lobbedez “The Conversation”* Shpesh e perceptuar s...
Para samitit për Ukrainën Lindore që zhvillohet në Paris, ka...
Më 18 nëntor 1978, udhëheqësi i Tempullit të Popullit, Xhim ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...