“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
* Emri Troja, i referohet një vendi legjendar, por edhe një siti arkeologjik real. Në legjendë, Troja prezantohet si qyteti që u rrethua për 10 vjet, dhe në fund u pushtua nga një ushtri greke e udhëhequr nga Mbreti Agamemnon. Arsyeja e luftës ishte sipas ?Iliadës? së Homerit, rrëmbimi i Helenës, mbretëreshës së Spartës.
Rrëmbimi u krye nga Parisi, djali i mbretit të Trojës, Priamit. Tek ?Iliada?, Zotat ndërhyjnë vazhdimisht në mbështetje të personazheve, në të dyja anët e konfliktit. Ndërkohë, Troja është një qytet i vërtetë antik, që ndodhet në bregdetin veriperëndimor të Turqisë, dhe që nga antikiteti, është identifikuar nga shumë njerëz si Troja për të cilën flitet në legjendë.
Nëse Lufta e Trojës ka ndodhur apo jo vërtet, dhe nëse siti arkeologjik në veri-perëndim të Turqisë është Troja në fjalë, kjo është ende objekt debatesh. Emri turk për sitin arkeologjik është Hisarlik. Ideja që ky qytet është në fakt Troja legjendare, qarkullon prej të paktën 2.700 vjetësh, kur grekët e lashtë po kolonizonin bregun perëndimor të Turqisë.
Në shekullin XIX-të, ideja u bë sërish shumë popullore, kur biznesmeni dhe arkeologu gjerman, Hajnrih Shliman, kreu disa gërmime në Hisarlik, duke zbuluar thesare që ai pretendoi se i përkisnin mbretit trojan Priam. Lufta e Trojës, mendohet të ketë ndodhur afër fundit të Epokës së Bronzit, ose rreth vitit 1200 Para Krishtit.
Ajo ndodhi rreth kohës së lulëzimit të një civilizimi, që ne e njohin si Mikena në Greqi. Mikenasit ndërtuan pallate të shkëlqyera, dhe zhvilluan një sistem shkrimi. Rrëfimet më të hershme mbi këtë luftë vijnë nga Homeri, që jetoi rreth shekullit VIII Para Krishtit, pra disa shekuj pasi ndodhën ngjarjet.
Lufta hyri shpejt në një ngërç, me grekët që ishin të paaftë të pushtonin qytetin, dhe trojanët po aq të paaftë për t?i hedhur ata në det. Në poemë, përshkruhen disa nga ngjarjet kryesore, përfshirë një duel midis Menelaut, mbretit të Spartës, burrit zyrtar të Helenës dhe Parisit që e rrëmbeu.
Fituesi të merrte Helenën si çmim, duke i dhënë fund luftës. Sidoqoftë, Zotat ndërhynë për të prishur duelin para se ai të përfundonte, dhe për pasojë vazhdoi lufta. Përkundër besimit popullor, ?Iliada? nuk përfundon me shkatërrimin e Trojës, por me një armëpushim të përkohshëm, pas së cilit supozohet se vazhdojnë luftimet.
Një tjetër vepër homerike, ?Odisea? përshkruan ngjarjet pas shkatërrimit të qytetit, dhe ku protagonisti kryesor Odiseu, tenton të kthehet në shtëpi. Siti i Hisarlikut, në veri-perëndim të Turqisë, është identifikuar si Troja që nga kohërat e lashta. Hulumtimet arkeologjike, tregojnë se ai ishte i banuar për gati 4.000 vjet, duke filluar rreth vitit 3000 Para Krishtit.
?Nuk ka një Trojë të vetme. Ka të paktën 10 të tilla, të shtrira mbi njëra-tjetrën?- shkruan studiuesi i Universitetit të Amsterdamit, Gert Jan van Vijngarden në një kapitull të librit të tij ?Troja:Qyteti, Homeri and Turqia. Ai pretendon se arkeologët duhet të gërmojnë më thellë, për të gjetur mbetjet e vendbanimit të parë.
Sipas tij, Troja u ngrit pas vitit 2550 Para Krishtit. Qyteti ?u zgjerua dhe u pajis me një mur të madh mbrojtës, të përbërë nga blloqe guri drejtkëndëshe?, shkruan van Vijngarden. Kur Shliman gërmoi në këtë nivel të Trojës në vitin 1873, ai zbuloi një arkë thesari, të cilin ai besonte se i përkiste mbretit Priam.
Por më vonë, disa studiues kanë spekuluar se këto thesare nuk u gjetën të gjitha në një depo, por ishin objekte mjaft të çmuara, të nxjerra nga i gjithë siti. Në dekadat që pasuan, u bë e qartë se këto objekte i përkasin një mijëvjeçari më herët sesa koha kur jetoi Priami. Edhe madhësia e saktë e qytetit, është objekti diskutimesh.
Arkeologu Manfred Korfman, që ka drejtur gërmimet në këtë sit, shkruan në një libër të vitit 2007, se ka pasur një ?qytet më të ulët? përtej kështjellës, duke e llogaritur madhësinë e tij totale në rreth 30 hektarë. Një nga problemet kryesore, në identifikimin e këtij qyteti si Troja e Homerit, është mënyra se si u shkatërrua ai.
Të çarat në mure, sugjerojnë se u godit nga një tërmet rreth vitit 1300 Para Krishtit, i pasuar ndoshta nga një kryengritje ose sulm armik. Të dhënat tregojnë se qyteti ishte braktisur rreth vitit 1000 Para Krishtit, dhe u ripërdor në shekullin VIII Para Krishtit, pikërisht rreth kohës kur jetoi Homeri.
Grekët e quajtën ?Ilion? qytetin e ripushtuar. Ndërsa shumë studiues besojnë se njerëzit që u rivendosën në Trojë pas vitit 1000 Para Krishtit ishin kolonët grekë, kjo ide së fundmi është sfiduar nga gjetje të reja. Në vitin 2014, studimi i publikuar i një ekipi studiuesish në ?Oxford Journal of Arkeology?, zbuloi se amfora e gjetur në Trojë, dhe që mendohej se ishte importuar nga Greqia, ishte prodhuar në fakt në Trojë.
Kjo bëri që ekipi të sugjeronte që shumica e njerëzve që e ringritën Trojën, ishin njerëz që jetonin tashmë përreth zonës. Kserksi, mbreti i Persisë që shkoi të pushtonte Greqinë, u ndal për të bërë homazhe ndaj Trojës.
Të njëjtën gjë do të bënte Aleksandri i Madh në shekullin IV Para Krishtit, duke i dhënë asaj një status të veçantë brenda perandorisë së tij të madhe. Por pyetja kryesore me të cilin përballen studiuesit është:A ka pasur ndonjëherë një Luftë të Trojës? Nëse po, a është Hisarlik, Troja vërtetë? Studiuesit kanë vërejtur se topografia e Trojës, përputhet në përgjithësi me atë të qytetit real. Por mbeten ende shumë dilema./Livescience.com/ Përshtatur nga CNA.al
Nga Paul R.Pilar “National Interest”* Trazirat e kohëve të f...
“Mos lini askënd pas”, ishte slogani i këtij viti në Ditën B...
Nga Paul Monod “The Conversation”Hong Kongu, mund të duket s...
Ish-analisti i shërbimit sekret të marines amerikane, Xhonat...
Nga Craig Shirley “Newsmax”Nëse financimi i një kauze fisnik...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”Çfarë kanë të përbashkët kr...
Çështja nëse është gjeni apo ambienti, ai që dikton kryesish...
Termi “Deep State”, është huazuar nga vende të ndryshme nga ...
Nga David Robson “BBC”* Po të mos ishte për një aktore dhe n...
Nga Joel Samuels “The Conversation”* Teksa kanë nisur seanca...
Nga Leonid Bershidsky “The Moscow Times”Një artikull fundjav...
…Në parlamentin tonë zgjidhen e mblidhen të kuvëndojnë njëqi...
Gjermania iu përgjigj këtë javë zyrtarisht pikëpyetjes franc...
Nga John Horgan “Scientific American”* Në historinë e teoriv...
Nga Nicholas Vinocur “Politico.eu”* Lufta kibernetike, mund ...
Sulmi dhe pushtimi i Xhamisë së Madhe në Mekë më 20 nëntor 1...
Samiti i Gjenevës, takimi i parë midis presidentit amerikan ...
Nga Anthony Salamone “The National”Bashkimi Evropian, po për...
Kush nuk merr azil duhet të ketë të drejtën e punës legale, ...
Ndiheni të lodhur, me humor të keq, të irrituar apo në depre...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...