Çfarë do të ndodhte me botën e sotme, nëse nuk do të funksiononte sistemi GPS?
Si fillim, të gjithëve do të na duhej të angazhonim trurin t...
Nga Lionel Laurent ?Gulf News?
* Presidenti francez, Emanuel Makron, ka provokuar aleatët në një mënyrë të gabuar kohët e fundit, përmes një qasje jopopullore ndaj NATO-s (që sipas tij i paska ?vdekur? truri), duke e ndalur zgjerimin e Bashkimit Evropian, dhe kërkuar një Brexit sa më të shpejtë.
Mbështetësit e tij në Bruksel, thonë se ai synon të zgjojë BE-në nga gjumi. Por reagimet kundër kanë qenë të ashpra, sidomos mbi pikëpamjen e Makronit mbi NATO-n, që është përshkruar si një ?lajthitje?nga Gjermania, dhe ?e rrezikshme? nga Poloni.
Megjithatë, pavarësisht zemërimit që kanë ngjallur deklarata të tilla, është pozitiv fakti që BE-ja po nxitet të marrë në konsideratë pikëpyetjet reale dhe ekzistenciale mbi të ardhmen e saj, si një bllok me një ndikim të tkurrur, në mesin e një konflikti gjeopolitik midis SHBA-së dhe Kinës. Ajo që nuk ndihmon në këtë debat, është toni i përdorur.
Ndaluni një moment, dhe kujtoni pak sfidat me të cilat po përballet BE. Largimi i Britanisë së Madhe, nënkupton heqjen dorë nga 14 për qind të PBB-së së bllokut, 40 përqind të fuqisë së
tij ushtarake, dhe 94 miliardë euro burime buxhetore. Ikja e Britanisë, i jep një goditje të fortë aspiratës së Brukselit, për të realizuar një bashkim gjithnjë e më të ngushtë midis evropianëve, që diku tjetër kanë shprehur pakënaqësi ndaj statuskuosë.
Përtej Atlantikut, presidenti amerikan Donald Trump, është hapur anti-BE. Ai ka përshëndetur Brexit, ka përdorur tarifat tregtare si një lloj arme kundër unionit, dhe ka vënë në dyshim faktin nëse do të dërgonte trupat amerikane për të mbrojtur anëtarët e NATO-s, në rastin e një sulmi. Rritja paralele e një Kine më të sigurtë në vetvete, përmes parave, teknologjisë dhe fuqisë ushtarake, e ka përçarë më tej BE-në.
Makthi për Francën, është se në vend që t?u përgjigjet këtyre sfidave politike, ekonomike dhe të sigurisë me zgjidhje evropiane, BE po krijon atë që Makron e ka quajtur ?supermarketi Evropë?: një hapësirë ??e madhe tregtare, duke u zgjeruar më tej në lindje.
Aty, vendet anëtarët bëjnë më shpejt tregti me njëri-tjetrin, por mbeten të ndarë politikisht, dhe ua lënë të tjerëve misionin e vështirë të mbrojtjes së prosperitetit të tyre. Kjo është arsyeja pse Makron është kundër zvarritjes së mëtejshme të Brexit. Britania e ka bllokuar vazhdimisht integrimin më të madh të BE-së, të cilin ai e sheh si të nevojshëm.
Dhe kjo arsyeja përse ai është i prirur të identifikojë rreziqet si Trump ndaj aleancës së Atlantikut, në mënyrë që t?i nxisë aleatët e tij të mos rrinë duarkryq. Dhe kjo është gjithashtu arsyeja pse vuan nga lodhja e zgjerimit:Është e gabuar të supozohet, se kjo është vetëm një lëvizje e nxitur nga interesi vetjak i Parisit, për të vënë nën kontroll BE-në.
Edhe disa shtete të tjera anëtare, ndajnë disa nga këto shqetësime:Gjermania ka ndërmarrë disa nga hapat që ka përmendur tashmë Makron. Kancelarja Angela Merkel, e ka miratuar vizionin e tij të ardhshëm për një ushtri evropiane. Ndërkohë, edhe Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Anegret Kramp-Karrenbauer, përsëriti në fillim të këtij muaji thirrjen për bashkëpunim më të ngushtë në fushën sigurisë.
Kohët e fundit, qeveritë e vendeve të BE-së nënshkruan paktin e mbrojtjes së përbashkët (PESCO), për zhvillimin e teknologjisë së përbashkët, dhe të një Fondi Evropian të Mbrojtjes prej 13 miliardë eurosh, një nismë kjo që kontestohet nga Shtetet e Bashkuara.
Ndërkaq, Gjermania ka mbështetur edhe vizionin e Makron për një Evropë me disa shpejtësi, ku një bërthamë vendesh shumë të përparuara të ecë përpara për një integrim më të ngushtë, ndërsa vendet e tjera të qëndrojnë pas tyre. Duken si detaje të vogla, por që kanë shumë rëndësi.
Sidoqoftë, qartë është se për Makron audienca e synuar është Berlini. Ai ta shndërrojë Gjermaninë të jetë më kërkuese në fazën post-Brexit. Toni i Makron është i ngutshëm, dhe paksa i papërgjegjshëm. Por ai ndjen se ka një dritare mundësish:Angela Merkel është në rënie, Franca gjendet në një pozitë ekonomike më të sigurtë, dhe britanikët po largohen nga unioni.
E gjitha kjo nuk ka të bëjë me kontrollin e BE-së, apo zëvendësimin e NATO-s. Paris është larg nga të qenit gati, për të nisur ndërtimin e ombrellës së saj bërthamore në të gjithë kontinentin, dhe idetë si ngritja e një Këshilli të Sigurisë Evropiane, kanë të bëjnë me forcimin e shtyllës evropiane brenda NATO-s.
Makron dëshiron gjithashtu praninë e Britanisë në alencën e mbrojtjes, edhe pse nëse ajo nuk do të jetë më në BE. Ky është një udhëkryq për BE-në. Unioni ka bërë një punë të mirë për të mbrojtur interesat e veta si një bllok i pushtetit të butë.
Por siç thotë Zaki Laidi, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, Brukeli duhet të përgatitet për një epokë të ?fuqisë së ashpër?, në të cilën mjetet tradicionale si tregtia ose teknologjia, po militatarizohen nga SHBA-ja dhe Kina.
Vendimi se si dhe ku mund të fitohet fuqia e ashpër, është një çështje thelbësore për BE-në. Dhe nëse pikëpamjet e Makron lihen të zbehen pa asnjë alternative përballë, ky nuk do të jetë thjesht vetëm faji i tij./ Përshtatur nga CNA.al
Si fillim, të gjithëve do të na duhej të angazhonim trurin t...
Nga Shelley Inglis “The Conversation”* Pavarësisht rebelimev...
* Emri Troja, i referohet një vendi legjendar, por edhe një ...
Nga Paul R.Pilar “National Interest”* Trazirat e kohëve të f...
“Mos lini askënd pas”, ishte slogani i këtij viti në Ditën B...
Nga Paul Monod “The Conversation”Hong Kongu, mund të duket s...
Ish-analisti i shërbimit sekret të marines amerikane, Xhonat...
Nga Craig Shirley “Newsmax”Nëse financimi i një kauze fisnik...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”Çfarë kanë të përbashkët kr...
Çështja nëse është gjeni apo ambienti, ai që dikton kryesish...
Termi “Deep State”, është huazuar nga vende të ndryshme nga ...
Nga David Robson “BBC”* Po të mos ishte për një aktore dhe n...
Nga Joel Samuels “The Conversation”* Teksa kanë nisur seanca...
Nga Leonid Bershidsky “The Moscow Times”Një artikull fundjav...
…Në parlamentin tonë zgjidhen e mblidhen të kuvëndojnë njëqi...
Gjermania iu përgjigj këtë javë zyrtarisht pikëpyetjes franc...
Nga John Horgan “Scientific American”* Në historinë e teoriv...
Nga Nicholas Vinocur “Politico.eu”* Lufta kibernetike, mund ...
Sulmi dhe pushtimi i Xhamisë së Madhe në Mekë më 20 nëntor 1...
Samiti i Gjenevës, takimi i parë midis presidentit amerikan ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...