Si ta ribëjmë BE-në
Nga Dacian Ciolos “Politico.eu”* Bashkimi Evropian, ka ndrys...
Nga Patrick Buchanan ?Newmax?
* Pas një jave, 29 vendet anëtare të ?aleancës më të suksesshme në histori?, do të takohen për të kremtuar 70 vjetorin e saj. Megjithatë, punët brenda NATO-s nuk po shkojnë fjollë. Në vend të një ?samiti?, mbledhja në periferi të Londrës, është reduktuar në 2 ditë. Pse?
Një ndër arsyet, është hipoteza se presidenti Donald Trump mund ta përdorë takimin për të sulmuar sërish aleancën, dhe kryesisht evropianët që varen për sigurinë e tyre nga SHBA-ja.
Në 100 vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore, presidenti francez Emanuel Makron, tha se ?truri i NATO-s ka vdekur?. Ai po vë tanimë në dyshim angazhimin e SHBA-së për të luftuar në mbrojtje të Evropës, dhe po flet për një ?ushtri të vërtetë evropiane?, me Francën që sipas tij është në gjendje ta ?mbrojë e vetme Evropën?.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, vendit i të cilës harxhon vetëm 1.4 për qind të PBB-së për mbrojtjen, dhe mbështetet tek SHBA dhe NATO për të frenuar agresionin rus që nga fillimi i Luftës së Ftohtë, thuhet se është zemëruar me ?politikën përçarëse? të presidentit francez.
Ndërkohë në fillim të dhjetorit, Britania mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ndërsa Partia Laburiste, mbetet e përkushtuar ndaj NATO-s, udhëheqësi i saj, Xheremi Korbin, nuk është Klement Etli, që e futi Britaninë në NATO që në themelimin e saj në vitin 1949.
Po ashtu, në Londër do të jetë edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. Pas përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit në vitin 2016, Erdogan ka spastruar mijëra njerëz nga ushtria, dhe regjimi i tij ka burgosur më shumë gazetarë se çdo lider tjetër autoritar. Ai ka blerë sistemin anti-raketor rus S-400 të Vladimir Putinit, dhe ka kërkuar largimin e amerikanëve nga Siria e Veriut, në mënyrë që aty të vendosen trupat e tij.
Këtë e bëri duke masakruar kurdët, që ishin aleatët më besnikë të SHBA-së në luftën kundër ISIS. Gjatë Luftës së Ftohtë, NATO gëzonte mbështetjen e madhe të amerikanëve dhe evropianëve, dhe kjo është e kuptueshme. Bashkimi Sovjetik kishte 20 divizione në Gjermani, e rrethoi Berlinin Perëndimor, dhe pushtoi bregun lindor të lumit Elba.
Por Lufta e Ftohtë ka mbaruar tashmë. Berlini është kryeqyteti i bashkuar i Gjermanisë së lirë. Pakti i Varshavës, është shpërbërë. Shtetet e saj anëtare, i janë bashkuar të gjitha NATO-s. Bashkimi Sovjetik, u nda në 15 kombe, ndërsa Jugosllavia komuniste në 7 kombe. Komunizmi në Evropë ka vdekur. Atëherë pse ne amerikanët jemi ende atje?
Që nga Lufta e Ftohtë, e kemi dyfishuar madhësinë e NATO-s. Kemi futur në aleancë republikat baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, por jo Finlandën apo Suedinë. Jemi angazhuar të luftojmë për të mbrojtur Slloveninë, Kroacinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, por jo Serbinë, Bosnjën ose Maqedoninë e Veriut.
Rumania dhe Bullgaria janë aleatë të NATO-s, por jo Moldavia apo Bjellorusia. Xhorxh W. Bush na mbajti jashtë luftës Rusi-Gjeorgji të vitit 2008 mbi Osetinë e Jugut dhe Abhazinë. Dhe Barak Obama refuzoi t?i japë një ndihmë të madhe vdekjeprurëse Ukrainës për të rimarrë Krimenë, Luhanskun ose Donjeckun. Megjithëse senatori Xhon Mekein, dëshironte që Shtetet e Bashkuara të angazhoheshin në të dyja luftërat.
Një ndër arsyet pse Trump është president, është pse ai ngriti disa pikëpyetje provokuese rreth NATO-s dhe Rusisë, që nuk ishin adresuar për 3 dekada, pasi pas Luftës së Ftohtë politika amerikane kishte qenë e zënë me lidershipin global. Dhe këto pyetje pa përgjigje, përbëjnë një problem shumë serioz.
A besojmë vërtet që nëse Rusia do të marshojë nesër në Estoni, SHBA-ja do të niste të sulmonte me anije dhe avionë, trupat e një kombi të armatosur me mijëra armë bërthamore taktike dhe strategjike? A do t?i shpallte luftë Moskës aleatët si Spanja, Portugalia dhe Italia?
Në vitet 1914 dhe 1939, në solidaritet me vendin amë, Britaninë e Madhe, Kanadaja i shpalli luftë Gjermanisë. A do t?i shpallte sot Kanadaja e Xhastin Trudo luftë Rusisë së Putinit, për Estoninë apo Letoninë? Në kuadër të NATO-s, ne tani jemi të angazhuar të shkojmë në luftë për të mbrojtur 28 vendet anëtare.
Dhe avokatët e ndërhyrjeve në vendet e huaja, që na çuan në Irak, Siri, Libi dhe Jemen, duan garancitë mbrojtëse amerikane. Një ditë, mund të evokohet neni i mbrojtjes së ndërsjelltë, dhe ne mund të zbulojmë se populli amerikan nuk ishte në dijeni të këtij angazhimi, dhe që nuk jemi të gatshëm ta respektojmë atë, veçanërisht nëse pasoja është një luftë e madhe kundër një fuqie bërthamore./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Dacian Ciolos “Politico.eu”* Bashkimi Evropian, ka ndrys...
Në një vit të zakonshëm, ndodhin qindra tërmete të vegjël çd...
Nga Jan Techau “EuObserver”* Për shumë kohë, strategët e Evr...
Nga Terri R.Kurtzberg “The Conversation”* Frika se shpërqend...
Nga Borzou Daragahi “The Indipendent”* Dokumentet e rrjedhur...
Nga Lionel Laurent “Gulf News”* Presidenti francez, Emanuel ...
Si fillim, të gjithëve do të na duhej të angazhonim trurin t...
Nga Shelley Inglis “The Conversation”* Pavarësisht rebelimev...
* Emri Troja, i referohet një vendi legjendar, por edhe një ...
Nga Paul R.Pilar “National Interest”* Trazirat e kohëve të f...
“Mos lini askënd pas”, ishte slogani i këtij viti në Ditën B...
Nga Paul Monod “The Conversation”Hong Kongu, mund të duket s...
Ish-analisti i shërbimit sekret të marines amerikane, Xhonat...
Nga Craig Shirley “Newsmax”Nëse financimi i një kauze fisnik...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”Çfarë kanë të përbashkët kr...
Çështja nëse është gjeni apo ambienti, ai që dikton kryesish...
Termi “Deep State”, është huazuar nga vende të ndryshme nga ...
Nga David Robson “BBC”* Po të mos ishte për një aktore dhe n...
Nga Joel Samuels “The Conversation”* Teksa kanë nisur seanca...
Nga Leonid Bershidsky “The Moscow Times”Një artikull fundjav...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...