web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mos e udhëhiqni Evropën, përmes nxitjes së frikërave të saj

27 Nëntor 2019, 10:09, Blog CNA

Nga Jan Techau ?EuObserver?

* Për shumë kohë, strategët e Evropës, kanë pyetur veten se çfarë do të ndodhte nëse SHBA-ja del nga ?arkitektura? e sigurisë së kontinentit të vjetër. Optimistët supozojnë, se mungesa e një mbrojtësi të shkëlqyer, do të çonte në rritjen e bashkëpunimit evropian, dhe në një ndjenjë të forcuar të bashkësisë strategjike.

Pesimistët thonë se do të ndodhë pikërisht e kundërta:nxirrni nga tregu i paqëndrueshëm politik evropian stabilizatorin e jashtëm, dhe ajo që do kemi është një rikthim në ?normalitetin? evropian. Një vend ku dominojnë mosbesimi, ambicia e shfrenuar kombëtare, aktet e kundërpeshimit dhe frika.

?Normaliteti? i Evropës, është ajo ju e njihni nga librat e historisë:afro 2.000 vjet përpjekje pak a shumë të dështuara nga ana e evropianëve, për të stabilizuar kontinentin e tyre. Metodat për të stabilizuar Evropën, kanë variuar nga hegjemonia tek terrori, ekuilibri i pushtetit, dhe deri tek integrimi paqësor.

Pak nga këto përpjekje ishin të suksesshme, për më shumë se disa vite. Deri më sot, periudha më e qëndrueshme, paqësore dhe ekonomikisht e prosperuar që ka përjetuar ndonjëherë kontinenti, ishte koha pas vitit 1945, kur pjesa perëndimore e Evropës gëzonte një paqe demokratike, vetëm për t?u bashkuar me pjesët lindore të çliruara nga komunizmi pas viteve 1989-1990.

?Përbërësi? magjik që e bëri të mundur këtë ishin Shtetet e Bashkuara, një fuqi kryesisht pozitive jo-evropiane që u ngulit fort në Evropë, duke i bërë të parëndësishme rivalitetet e vjetra të brenda-evropiane. SHBA-ja funksionoi si arbitri përfundimtar, në rast se xhelozitë e vjetra nisnin të dëmtonin përpjekjen e përbashkët gjatë Luftës së Ftohtë.

Ndërkohë që nga viti 1990, prania amerikane në Evropë është zvogëluar në mënyrë sistematike, si në rrafshin politik ashtu edhe atë ushtarak. Që nga viti 2017, qasja e gabuar strategjike e Donald Trumpit, e ka futur në krizë raportin mes evropianëve dhe amerikanëve, ku besimi i Uashingtonit në tregun evropian, ka ?avulluar? me një shpejtësi të madhe.

Megjithë ri-investimin e madh ushtarak në Evropë nën presidencën e Barak Obamës, dhe e vazhduar nën presidencën Trump, ky i fundit e ka shkatërruar gati të gjithë besimin që ekzistonte në rolin e Amerikës, si një mbrojtëse dhe stabilizuese e Evropës.

Pasoja është një nervozizëm dhe pasiguri e madhe, që po e gërryen si një tumor stabilitetin evropian. Aktorët e jashtëm si Kina dhe Rusiam, po shohin hapësira të lira dhe po investojnë akoma më shumë në përçarjen e Evropës, duke zbatuar skemën e njohur ?përça e sundo?.

Disa vende shpresojnë për më të mirën, dhe rrinë pasivë, si për shembull Gjermania. Të tjerat, si Polonia dhe shtetet balltike, kërkojnë një garanci të re të dyanshme, edhe pse komandanti i përgjithshëm i ushtrisë amerikane, nuk ka asnjë interes tek kjo gjë.

Ndërkohë, të tjerët besojnë se ka ardhur momenti i tyre. Dhe se është i mundshëm njëfarë dominimi strategjik, në një treg politik të uritur për udhëheqje. Ky rol i fundit, i takon aktualisht Francës së drejtuar nga presidenti Emmanuel Makron, që ka deklaruar se vendi i tij do ta ngrejë Evropën më lart në rendin botëror në zhvillim.

Por për shumëkënd, kjo ambicie maskon Golizimin e vjetër, me një arsyetim të ri. Besimi mbi aftësinë e Francës për të udhëhequr si duhet Evropën, është tejet i kufizuar. Makron beson se gjërat në Evropë janë ngurtësuar shumë, se durimi nuk do të sjellë asgjë, dhe se është e nevojshme prishja e statuskuosë për të arritur përparim në qëllimet e mëdha, siç janë autonomia strategjike dhe sovraniteti evropian.

Edhe pse mund të ketë të drejtë në pjesën e nevojës së ndryshimit, ai mund t?i ketë bërë llogaritë gabim mbi thelbin. Së pari, ngjan e pamundur të ndërtohet një arkitekturë e re e sigurisë, ku të përfshihet edhe një Rusi e sunduar nga Vladimir Putini.

Taktikat e Moskës, kanë qenë shumë brutale në vendet përreth saj. Ndërkohë ka shumë përpjekje të fshehta të Kremlinit për të shtrembëruar të vërtetën, dhe proceset politike në Evropë, përfshirë edhe ato në Francë.

Së dyti, nëse Makron beson se ndryshimi i situatës do t?i afronte evropianët më pranë njëri-tjetrit, ai e ka thuajse gabim.Në mjedisin aktual politik në Evropë, që karakterizohet nga një besim i ulët, instinktet e kombeve që janë nën vështirësi, nuk kanë qenë tradicionalisht të tipit ?le të bashkojmë forcat?, por ?secili për veten?.

Integrimi nuk është një instinkt evropian, ai është një shije e fituar me kohën. Largoni Amerikën nga Evropa, dhe shumë evropianë do të kenë më tepër frikë vetëm nga një skenar tjetër, veç atij të një Evrope të dominuar nga Gjermania:një Evrope të dominuar nga Franca.

Ajo që çon në këtë frikë, është loja e vjetër evropiane:udhëheqja e fortë nga një fuqi evropiane, çon në aktet e kundërpeshës, dhe jo në një bashkëpunim. Në sistem depërton mosbesimi, lojtarët e jashtëm keqdashës ndihen në pozita më të sigurta për të thelluar ndërhyrjen, ndërsa narcizmi i dallimeve të vogla, vihet sërish në rendin e ditës.

Elitat politike në Berlin, kanë qëndruar deri tani kryesisht në heshtje, jo për shkak të qëndrimit të tyre të lakmuar të vetëpërmbajtjes, por sepse janë të shtangura. Ata do të donin të besonin, që Makron është një avokat i mirëfilltë i integrimit më të madh evropian.

Po ata kanë tani frikë, se ai është një Golist i thekur, dhe i gatshëm ta shesë frymën evropiane në momentin e parë të përshtatshëm pa SHBA-në rreth e rrotull. Shumë analistë të komunitetit të hartimit të strategjive, e ngushëllojnë ende veten duke shpresuar se tek e fundit, ai po i bën të gjitha këto për të mirën më të madhe të Evropës, dhe në emër të ambicies së re evropiane.

Por thellë-thellë, ata kanë frikë se kjo mund të çojë në një afrim me Rusinë, në lënien pas dore të Evropës Qendrore dhe Lindore, në armiqësimin e Polonisë dhe pjesëve të mëdha të veriut të Evropës, dhe në flirtimin me Trump.

Problemi i Gjermanisë, është se ajo nuk është aspak në pozitën për t?u ankuar mbi udhëheqjen e Makron. Kaq pak ide dhe veprime kanë ardhur nga vetë Berlini, sa që fajësimi i të tjerëve për udhëheqjen tingëllon më së paku hiprokrit.

Makron duhet ta zëvendësojë besimin gati-Trumpian në krijimin e trazirave, për të kuruar sëmundjet me ide, dhe për të pasur një ofertë të fuqishme për evropianët e tjerë, që ta vendosin fuqinë dhe ambicien franceze, në shërbim të përfitimit më të madh evropian.

Makron mund të kishte mësuar 1 ose 2 truqe nga mënyra se si Amerika e drejtoi Evropën, kur ishte ende i interesuar ta bënte këtë:evropianët, nuk mund të udhëhiqen duke nxitur frikërat e tyre. Ajo çka duhet është një vlerësim i matur strategjik, oferta bujare, një dashuri e sinqertë për Evropën, dhe një qëndrim që nuk në kandar lavdinë e kombit kundër nevojës së gjithë kontinentit. Dhe sigurisht, do të ndihmonte shumë nëse Berlini më në fund do të zgjohej nga gjumi./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga