Çfarë nuk dini mbi Uinston Çërçillin/ Nga arratia nga burgu, tek simpatia ndaj fesë islame
Uinston Çërçill, është me gjasë kryeministri më i famshëm br...
Një grup kirurgësh në Merilend të Shteteve të Bashkuara, po eksperimentojnë një sistem të ri operimi, ku ndalet përkohësisht zemra e pacientëve që vuajnë nga një sëmundje kritike, m synim shpëtimin e jetës së tyre. Dhe si e bëjnë ata këtë? Bazohen në një parim të ngjashëm me rënien e kafshëve në një gjumë letargjik.
Rezultatet e këtyre eksperimenteve, nuk janë publikuar ende në ndonjë revistë shkencore. Por drejtuesi i eksperimentit, Samuel Tisherman, deklaroi për ?New Scientist?, se janë shënuar disa përparime, pa ofruar të dhëna konkrete se sa nga pacientët, që i janë nënshtruar kësaj metode kanë arritur të mbijetojnë.
Ai theksoi se kjo metodë përdoret ekskluzivisht për raste mjekësore të dëshpëruar, ku shkalla e mbijetesës është shumë e ulët. Tisherman është profesor në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Merilendit. Ai shpjegoi se ka vendosi deri tani të paktën një pacient në një ?animim të pezulluar?, një praktikë që është hipotezuar prej kohësh se ngadalëson funksionet normale jetësore, por pa shkaktuar vdekje.
Gjithsesi, eksperimentet e kryra deri tani ndaj llojeve të ndryshme të kafshëve, nuk kanë sjellë rezultate shumë bindëse, aq sa kjo teknikë duket për momentin më pranë fantashkencës, sesa realitetit. ?Animacioni i pezulluar?, mund të përdoret për udhëtime të gjata në hapësirë, ashtu siç është parë në disa filma, ku astronautët qëndrojnë në një gjendje të pavetëdijshme për vite me rradhë, derikur arrijnë në destinacionin e tyre.
Në spitalin e Baltimorës, ku punojnë Tisherman dhe kolegët e tij, kjo teknikë po testohet për të fituar disa orë kohë, të dobishme për kryerjen e operacioneve kirurgjikale, sqë do të ishin ta pamundura të kryhen në ato pak minuta jetë që u mbeten pacientëve, që shkojnë në spital në gjendje tepër të rëndë shëndetësore, zakonisht për shkak të ngjarjeve traumatike si plagët me armë zjarri, apo një arrest kardiak.
Pacientët e kësaj kategorie, mbërrijnë zakonisht në spital me një hemoragji të rëndë, dhe nuk kanë gjasa që të mbijetojnë, ndërsa kirurgët kanë vetëm disa minuta në dispozicion. Tisherman aplikon një teknikë të testuar tashmë nga kolegët e tjerë në të kaluarën, të quajtur ?konservim dhe reanimim emergjent? (EPR).
Temperatura e trupit të pacientëve, çohet me shpejtësi nga 37 °C që është normalja në 10-15 ° C, përmes futjes në vena të kripës së ftohtë, për të zëvendësuar gjakun e tyre. Në këto kushte, aktiviteti në trurin e pacientit ndalet thuajse plotësisht. Ai dërgohet më pas në sallën e operacionit, dhe i nënshtrohet operacionit.
Në vend se të kenë vetëm disa minuta për të operuar, kirurgët kanë disa orë në dispozicion për operacionin. Në fund, pacientët ringrohen me transfuzione gjaku, dhe reanimohen për të riaktivizuar aktivitetin e muskujve të zemrës. Trupi ynë, ka një temperaturë konstante rreth 37 ° C, gjendje në të cilën qelizat prodhojnë energji, falë oksigjenit që marrin nga qarkullimi i gjakut. Në mungesë të oksigjenit, truri mbijeton maksimumi 5 minuta, para se të pësojë dëme të pariparueshme. Sipas Tisherman dhe studiuesve të tjerë, që kanë studiuar prej vitesh ?animacionin e pezulluar?, ulja e temperaturës së trupit në më pak se 20 °C, mund të ngadalësojë aktivitetet e qelizave, duke bërë që ato të kenë nevojë për më pak oksigjen.
Pas dështimeve të shumta, disa vjet më parë një grup studiuesish treguan mundësinë e aplikimit të ?animimit të pezulluar? tek disa derra me trauma serioze dhe në kushte kritike shëndetësore, duke i garantuar rreth 3 orë më shumë kohë, për të kryer operacionin kirurgjikal që i shpëtoi jetën.
Tisherman thotë për ?New Scientist?, se ai mendonte se ishte koha për të provuar të njëjtën teknikë me pacientët njerëz. ?Tani po e bëjmë këtë, dhe ndërsa po vazhdojmë me eksperimentimin, po mësojmë shumë gjëra. Pasi të kemi testuar fizibilitetin, ne mund të zgjasim shanset e mbijetesës për pacientët, që në rrethana të tjera do të vdisnin. Unë dua që të jetë e qartë një gjë:ne nuk po përpiqemi të dërgojmë ndokënd në Saturn, por të fitojmë ca kohë për të shpëtuar jetë njerëzore?- theksoi shkencëtari.
Ekperimenti ka marrë tashmë miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), agjensia qeveritare amerikane që merret me sigurinë e ilaçeve dhe praktikave mjekësore. Në projekt janë përfshirë banorët e zonës, dhe ai vlen vetëm për ata që kanë trauma serioze, dhe për të cilët nuk do të ishte i mundur asnjë trajtim tjetër.
Nuk dihet se sa kohë një pacient mund t?i nënshtrohet ?animacionit të pezulluar?, dhe as nuk ka ndonjë garanci nëse ai mund të rivijë në vete në fund të trajtimit. Më herët, eksperimente të tjera kishin treguar se sa e vështirë ishte rifillimi i qarkullimi të gjakut pa dëmtuar indet./ Il Post.it-Përshtatur nga CNA.al
Uinston Çërçill, është me gjasë kryeministri më i famshëm br...
Nga Josef Janning “European Center for Foreign Relations”* N...
Nga Georgi Gotev & Julia Simić “Euractiv”Sofje/Beograd- Skan...
Burimi: Nicole Karlis, Salon.comDuket sikur çdo vit një stud...
Shumë njerëz e cilësojnë Kuranin si një libër thelbësisht të...
Diku në hapësirën e errët, që ndan të qenit zgjuar nga gjend...
Nga Stephanie Schwartz “Foreign Policy”* Refreni i përsëritu...
Kryeministri lgjendar britanik, Uinston Çërçill, nuk e honep...
I lindur nga një baba hebre nga Polonia, Elizer Gruenbaum is...
Nga Patrick Buchanan “Newmax”* Pas një jave, 29 vendet anëta...
Nga Dacian Ciolos “Politico.eu”* Bashkimi Evropian, ka ndrys...
Në një vit të zakonshëm, ndodhin qindra tërmete të vegjël çd...
Nga Jan Techau “EuObserver”* Për shumë kohë, strategët e Evr...
Nga Terri R.Kurtzberg “The Conversation”* Frika se shpërqend...
Nga Borzou Daragahi “The Indipendent”* Dokumentet e rrjedhur...
Nga Lionel Laurent “Gulf News”* Presidenti francez, Emanuel ...
Si fillim, të gjithëve do të na duhej të angazhonim trurin t...
Nga Shelley Inglis “The Conversation”* Pavarësisht rebelimev...
* Emri Troja, i referohet një vendi legjendar, por edhe një ...
Nga Paul R.Pilar “National Interest”* Trazirat e kohëve të f...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...