“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Nga Georgi Gotev & Julia Simi? ?Euractiv?
Sofje/Beograd- Skandali i publikimit të një videoje, ku tregohet një oficer i inteligjencës ruse,
që i jep një shumë parash një ushtaraku serb, po rrit ndjeshëm tensionet midis Bullgarisë dhe Serbisë, në përmasa që të kujtojnë kohërat e vjetra kur Sofja dhe Beogradi ishin armike midis tyre.
Gazetar invtigativ bullgar, Kristo Grozev, që është anëtar i ?Bellingcat?, rrjeti mediatik që përdor zakonisht burime nga shërbimet e inteligjencës, deklaroi në rrjetin social Tuiter se videoja e postuar në YouTube, tregon ndihmës/atasheun ushtarak në ambasadën ruse në Beograd, teksa takohet me një agjent sekret serb.
Grozev tha se ai përdori softuerin e Microsoft për njohjen e fytyrës, për të identifikuar agjentin rus. Meqë Serbia është një aleate e vjetër e Rusisë, një zbulim i tillë i trazon marrëdhëniet dypalëshe. Presidenti serb Aleksandër Vuçic, kritikoi ashpër Rusinë për këtë ngjarje.
Por ai akuzoi gjithashtu për spiunim edhe Gjermaninë, Austrinë dhe Bullgarinë. Dhe megjithëse nuk e tha haptazi këtë gjë, ai duket se po fajëson shërbimet inteligjente perëndimore për publikimin e videos. Në kundërpërgjigje, deputeti serb, Milovan Drekun, tha se Bullgaria ka një ?prani të fuqishme në Serbi, përmes shërbimit të saj inteligjent?, dhe se bashkë me Kroacinë, ajo drejton një qendër spiunazhi në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.
Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, tha se kjo është një akuzë e rremë,
dhe se officeri i zbulimit rus në video, është duke korruptuar një zyrtar serb, dhe jo bullgar. Ministri i Jashtëm, tha se pretendime të tilla nuk ishin ?të dobishme? për marrëdhëniet dypalëshe. Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, u përgjigj duke këmbëngulur se Bullgaria, duke qenë se një vend anëtar i NATO-s, nuk është në fakt një vend i pavarur.
?Bullgaria mund t?i lejojë të tjerët që të vendosin se cilët janë miqtë e saj, por jo Serbia?- tha ai .
Aleksandër Jordanov, eurodeputet bullgar i Partisë Popullore Evropiane, tha në televizionin publik BNT, se skandali i spiunazhit ishte pjesë e strategjisë ruse për të destabilizuar Ballkanin. Sipas tij më këtë akt, Moska e ka devijuar vëmendjen nga aktivitetet e saj, që synojnë shndërrimin e Serbisë në një territor rus në Ballkan. ?Ne e kemi paralajmëruar Beogradin, se mund të humbë mbështetjen e Bullgarisë, në aspektin e integrimit në Bashkimit Evropian?- theksoi ai.
Ndërkohë, ish-ambasadori bullgar Milen Keremedçiev, paralajmëroi se Serbia po bëhet
një ?Kalë Troje i Rusisë në Ballkan?, dhe një ?përfaqësuese shumë agresive e Rusisë në rajon?. Bullgaria dhe Serbia, kanë zhvilluar shumë luftëra mes tyre në të kaluarën.
Por marrëdhëniet e kohëve të fundit, kanë qenë shumë pozitive, dhe Sofja ka mbështetur gjithnjë axhendën e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Presidenti serb, Aleksandar
Vuçiç, tha se Serbia ?ka vite që përballet me aktivitetet fyese të shërbimeve të ndryshme të inteligjencës?.
?Serbia nuk do të anëtarësohet në NATO, as në Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), apo ndonjë aleancë tjetër ushtarake. Ne do të forcojmë ushtrinë, policinë, inteligjencën dhe kundër-zbulimin tonë. Ne do të investojmë gjithnjë e më shumë çdo vit, dhe kemi shumë mënyra për ta bërë këtë?- tha presidenti serb.
Sipas ?Euractiv.rs? , Vuçiç nuk e përjashton mundësinë që pamjet filmike të jenë publikuar qëllimisht në formë provokative, pak ditë përpara takimit që ai do të zhvillojë në Soçi më 4 dhjetor me homologun e tij rus Vladimir Putin. Vuçiç, bisedoi me ambasadorin rus në Beograd Aleksandër Botsan Karçenko, të cilin thjesht e pyeti ?Pse??
?Ne nuk e harrojmë mbështetjen e Rusisë ndaj integritetit territorial të Serbisë, atë që bëri Putin në Këshillin e Sigurimit të OKB në vitin 2015, apo mbështetjen ruse për pajisjen e ushtrisë sonë me armatime të reja. Serbia është i vetmi vend, që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, nuk ka votuar kundër Rusisë në asnjë forum ndërkombëtar, dhe nuk ka bërë asgjë për të rrezikuar miqësinë e saj me Rusinë. Unë i pyeta miqtë tanë rusë pse ndodhi kjo, asgjë më shumë, sepse nuk pashë asnjë logjikë në gjithë këtë që ndodhi?- tha Vuçiç.
Ndërkohë, Uashingtoni e akuzoi Moskën, se po përpiqet të destabilizojë Evropën përmes presionit ushtarak, veprimtarisë kibernetike dashakeqe, dhe ndikimit negativ në shumë vende që janë aleatë, partnere dhe mike të Shteteve të Bashkuara.
Ndërkohë, uebsajti bullgar ?Arms Watch?, ka publikua një raport që sugjeron se ushtria ukrainase, ka përdorur në luftën kundër rebelëve pro-rusë në Donbas armë kontrabandë të prodhuara në Serbi. Presidenti serb tha se Beogradi, nuk e ka armatosur ushtrinë ukrainase, dhe se minat serbe nuk ishin përdorur për të vrarë separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.
Ai shtoi se nuk ka pasur ndonjë leje për të eksportuar armë në këtë vend, si për shkak të konfliktit në Ukrainën Lindore, ashtu edhe për lidhjet me Rusinë. Ai vuri gjithashtu në dukje
se minat i ishin shitur në kompanisë polake ?Natan?. ?Pavarësisht faktit se Polonia ishte përdoruesja e fundit e tyre, dhe që marrëveshja ishte ?e pastër?, Agjensia Serbe e Sigurisë dhe Informacionit, e informoi inteligjencën ruse, si një shërbim aleat, se ka arsye të besohet se armët serbe ishin ri-eksportuar në Ukrainë?-shpjegoi Vuçiç.
Ambasada e Ukrainës në Serbi, tha se raportet e mediave mbi këtë çështje, ishin një ?provokim i inskenuar?, dhe ?një përpjekje e hapur për të diskredituar autoritetet e Serbisë dhe Ukrainës”./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: Nicole Karlis, Salon.comDuket sikur çdo vit një stud...
Shumë njerëz e cilësojnë Kuranin si një libër thelbësisht të...
Diku në hapësirën e errët, që ndan të qenit zgjuar nga gjend...
Nga Stephanie Schwartz “Foreign Policy”* Refreni i përsëritu...
Kryeministri lgjendar britanik, Uinston Çërçill, nuk e honep...
I lindur nga një baba hebre nga Polonia, Elizer Gruenbaum is...
Nga Patrick Buchanan “Newmax”* Pas një jave, 29 vendet anëta...
Nga Dacian Ciolos “Politico.eu”* Bashkimi Evropian, ka ndrys...
Në një vit të zakonshëm, ndodhin qindra tërmete të vegjël çd...
Nga Jan Techau “EuObserver”* Për shumë kohë, strategët e Evr...
Nga Terri R.Kurtzberg “The Conversation”* Frika se shpërqend...
Nga Borzou Daragahi “The Indipendent”* Dokumentet e rrjedhur...
Nga Lionel Laurent “Gulf News”* Presidenti francez, Emanuel ...
Si fillim, të gjithëve do të na duhej të angazhonim trurin t...
Nga Shelley Inglis “The Conversation”* Pavarësisht rebelimev...
* Emri Troja, i referohet një vendi legjendar, por edhe një ...
Nga Paul R.Pilar “National Interest”* Trazirat e kohëve të f...
“Mos lini askënd pas”, ishte slogani i këtij viti në Ditën B...
Nga Paul Monod “The Conversation”Hong Kongu, mund të duket s...
Ish-analisti i shërbimit sekret të marines amerikane, Xhonat...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...