SPAK hap thirrjen për 40 hetues të rinj në BKH/ Braho: Hetimet moderne kërkojnë kapacitete të reja
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se Prokuroria e Posaç...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se Prokuroria e Posaç...
Nga Josef Janning ?European Center for Foreign Relations?
* Ndihet në Berlin, Bruksel, dhe në shumë kryeqytete të tjera në Bashkimin Evropian:Evropa nuk është më ajo e para. Ndërsa ?erërat? gjeopolitike janë rikthyer, duke fshikukulluar fytyrat e udhëheqësve evropianë, besimi në aftësinë e tyre për t?i adresuar sfidat, është duke u zvogëluar.
Evropa nuk është mburoja e forte, që ata u mburrën se ishte. Përkundrazi, ajo është e ekspozuar ndaj rreziqeve, është e brishtë, dhe kryesisht e pambrojtur. Evropianët duket se janë më shumë të përçarë nga një kornizë e përbashkët institucionale, sesa të bashkuar nën presion. Përballë një ringjallje të të menduarit sovranist, BE-ja ka pësuar tashmë një krizë identiteti.
Dhe kjo krizë, nuk mund të kuptohet pa analizuar Gjermaninë. Ndërsa qenë dikur mbështetësit më entuziastë të një ?bashkimi gjithnjë e më të ngushtë të popujve të Evropës?, sot gjermanët e kanë humbur busullën, për shkak të ndryshimit të statusit të Berlinit në Evropë, dhe vështirësive ne rritje për të pasur një politikë të përbashkët.
Nëse Evropa nuk është si më më parë, kjo ka ndodhur kryesisht sepse Gjermania nuk është ashtu si duhej të ishte. Çështja kryesore sot duket të jetë:sa gjatë mund të rezistojë hendeku aktual midis sfidave për integritetin, prosperitetin dhe sigurinë e Evropës nga njëra anë, dhe kursit ultra-pragmatik dhe të statuskuosë, që ndjek Berlini nga ana tjetër?
Kjo ka qenë e vërtetë për politikën gjermane ndaj Evropës, që nga Konrad Adenaueri dhe deri tek Helmut Koli. Gjermania e sotme, mund të dëshirojë që BE-ja të pretendojë sovranitetin e vet përballë lojtarëve të tjerë globalë, sesa të humbasë sovranitetin e saj, teksa vendet anëtare kanë rimarrë disa kompetenca nga unioni.
Ndërkohë Berlini, mund të dëshironte që Brukseli të prodhojë më shumë ngjarje, sesa t?u përshtatet atyre, dhe të shumëfishojë fuqinë e shteteve anëtare, në vend se të angazhohet në kundërpeshimin dhe kontrollin midis tyre. Evropa që dëshiron Gjermania, mund të donte të mos kishte hequr dorë nga integrimi më i thellë.
Një Evropë e tillë, do të kishte një autoritet fiskal të BE-së mbi borxhin kombëtar, një treg të përbashkët financiar me rregulla të përbashkëta, dhe një buxhet mjaftueshëm të madh, për të nxitur zhvillimin ekonomik në të gjithë unionin.
Në një Evropë të tillë, Gjermania do të punonte me shtetet e tjera anëtare për të mbrojtur veten kundër çdo lloj agresioni të jashtëm, duke bashkuar burimet e ndryshme, në një mënyrë sa më efektive që është e mundur.
Një Evropë e tillë, do të ndiqte domosdoshmërisht një politikë të jashtme dhe të sigurisë shumë më të integruar, për të menaxhuar politikisht përgjegjësitë dhe mjetet e saj. Por Gjermania e kancelares Angela Merkel, duket se i është nënshtruar statuskuosë, duke preferuar mosveprimin.
Evropa gjithnjë e më e integruar, ka ndaluar së qenuri një fantazi që argëton klasën politike e Berlinit. Askush tjetër në Evropë, nuk e ndan një ëndërr të tillë.
Gjermanët vazhdojnë ta pëlqejnë idenë e ?më shumë Evrope? si një vizion të largët, por e refuzojnë atë si një strategji operative. Elita gjermane, pëlqen një qasje kombëtare në axhendën evropiane, teksa e përdor për retorikë çështjen e integrimit më të thelluar.
Qasja kombëtare, vendos mbrojtjen e interesave të veta afatshkurtra, mbi interesat e supozuara evropiane. Në vitin 1989, pasi ra Muri i Berlinit, mundësia e një Gjermanie më të pavarur të bashkuar, ishte e mjaftueshme për të nxitur dëshirën e shteteve anëtare për forcimin e lidhjeve të tyre me njëri-tjetrin.
Gjithsesi në vitin 2020, ky reagim ka të ngjarë të mos jetë shumë i fortë. Kol e përdori frikën e qartë të vendeve të tjera ndaj Gjermanisë, për ta çuar përpara axhendën e integrimit, ndaj së cilës ishte e përkushtuar qeveria e tij. Merkel nuk do të dëshironte sot të nxiste një frikë të tillë, pasi nuk sheh asgjë përsfitim prej saj. Ajo vetëm sa do të rriste kostot e transaksioneve për Berlinin në Evropë.
Pra nëse BE-ja, ka aktualisht një lodhje nga integrimi post-Kolit, pyetja mbetet:çfarë do të bëjë Gjermania post-Merkel mbi këtë gje? Ndërsa mandati i saj i fundit ka arritur në gjysmë, është bërë e qartë se qeveria e koalicionit, nuk do të shkëputet nga modelet e politikave gjithëpërfshirëse të viteve të fundit.
Kancelarja nuk po synon ta dëmtojë trashëgiminë e saj, me nisma të minutës së fundit. Dhe pozicioni i privilegjuar që pati Evropa në marrëveshjen e koalicionit midis Demokristianëve dhe Socialdemokratëve, u krijua për t?u dhënë këtyre të fundit një arsye të fortë për të ndryshuar kurs, dhe hyrë sërish në qeveri.
Fakti që një gjermane është sot në krye të Komisionit Evropian për herë të parë në dekada, nuk do ta ndryshojë këtë gjë. Ursula von der Lejen, do të kërkojë një mbështetje të qëndrueshme nga qeveritë e vendeve të unionit për të qenë një udhëheqëse e forte. Por roli i saj në politikën gjermane është shumë i zbehtë, për të rreshtuar në një linjë Berlinin dhe Brukselin.
Cilido që do ta drejtojë qeverinë e ardhshme gjermane, Gjermania e post-Merkel nuk do të rikthehet dot në trashëgiminë integruese të vendit. Ai kapitull i historisë gjermane, duket se është mbyllur në vitet e Merkelit. Po ashtu, ajo nuk duket se është e orientuar drejt një qasje të fortë kombëtare, ndaj rolit të saj evropian dhe ndërkombëtar.
Qeverisë së ardhshme gjermane, ose do t?i mungojë vullneti politik, ose konsensusi për të rritur ndjeshëm rolin e Gjermanisë në çështjet ndërkombëtare. Njerëzit e rinj në kabinet, do të nënkuptojnë fytyra të freskëta, dhe ndoshta një retorikë të ndryshme, por politika e jashtme gjermane do të vazhdojë të diktohet më shumë se gjithçka tjetër nga vazhdimësia.
Modeli i një ?bashkimi gjithnjë e më të ngushtë?, ka humbur tashmë, si në politikën gjermane, ashtu edhe atë evropiane. Liderët gjermanë, kanë hequr dorë nga ky koncept. Emanuel Makron mund të pretendojë ta mbrojë atë, por elementët Golistë të strategjisë së tij mbi Evropën, e dobësojnë pozitën e tij.
Secila në mënyrën e vet, tre vendet më të mëdha dhe më të fuqishme të Evropës, e kanë sjellë BE-në në gjendjen aktuale të stanjacionit dhe copëzimit. BE mund të jetë në gjendje t?i mbijetojë krizës aktuale për një kohë të gjatë. Por në fund rënia do jetë e pashmangshme. Evropianët nuk do të jenë më diktues por vëzhgues të ngjarjeve./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Georgi Gotev & Julia Simić “Euractiv”Sofje/Beograd- Skan...
Burimi: Nicole Karlis, Salon.comDuket sikur çdo vit një stud...
Shumë njerëz e cilësojnë Kuranin si një libër thelbësisht të...
Diku në hapësirën e errët, që ndan të qenit zgjuar nga gjend...
Nga Stephanie Schwartz “Foreign Policy”* Refreni i përsëritu...
Kryeministri lgjendar britanik, Uinston Çërçill, nuk e honep...
I lindur nga një baba hebre nga Polonia, Elizer Gruenbaum is...
Nga Patrick Buchanan “Newmax”* Pas një jave, 29 vendet anëta...
Nga Dacian Ciolos “Politico.eu”* Bashkimi Evropian, ka ndrys...
Në një vit të zakonshëm, ndodhin qindra tërmete të vegjël çd...
Nga Jan Techau “EuObserver”* Për shumë kohë, strategët e Evr...
Nga Terri R.Kurtzberg “The Conversation”* Frika se shpërqend...
Nga Borzou Daragahi “The Indipendent”* Dokumentet e rrjedhur...
Nga Lionel Laurent “Gulf News”* Presidenti francez, Emanuel ...
Si fillim, të gjithëve do të na duhej të angazhonim trurin t...
Nga Shelley Inglis “The Conversation”* Pavarësisht rebelimev...
* Emri Troja, i referohet një vendi legjendar, por edhe një ...
Nga Paul R.Pilar “National Interest”* Trazirat e kohëve të f...
“Mos lini askënd pas”, ishte slogani i këtij viti në Ditën B...
Nga Paul Monod “The Conversation”Hong Kongu, mund të duket s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...