VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Nga Fraser McMillan ?The Conversation?
* Zakonisht besohet se nuk mund të besohet që politikanët do t?i mbajnë realisht premtimet e tyre. Por dekada e studimit mbi shumë demokraci të zhvilluara, tregon të kundërtën. Në fakt, partitë politike mbajnë në mënyrë të besueshme pjesën më të madhe të premtimeve të dhëna gjatë fushatës, sidomos në sistemet maxhoritare të tipit Uestminster.
Në kohën e sotme të një cinizmi të madh politik, votuesit të zakonshëm mund t?i falet që dyshon mbi këtë pretendim. Ideja se politikanët nuk janë të sinqertë në lidhje me premtimet e tyre elektorale, reflektohet në bindjet e publikut përsa i përket përmbushjes së premtimeve zgjedhore.
Kur Kris Kerman dhe unë drejtuam një studim këtë vit, gjetjet e së cilit do të publikohen në një raport të ardhshëm, ne i pyetëm të anketuarit nëse ishin dakord me pohimin se ?njerëzit që zgjedhim si deputetë, përpiqen të mbajnë premtimet që kanë dhënë gjatë fushatës zgjedhore?.
Nga 1.435 të anketuarit e pyetur, më pak 1 një në 3 qytetarë binin dakord me këtë pohim, ndërsa më shumë se gjysma nuk ishin dakord. Qytetarët duket se nuk kanë fare besim, se politikat për të cilat ata shprehen me votë në kutinë e votimit, do të realizohen ndonjëherë. Në fakt, e vërteta është shumë ndryshe.
Konstatimi që partitë politike i mbajnë premtimet e tyre, është zbuluar në një studim të përsëritur ndërkombëtar. Studimi më gjithëpërfshirës i lidhjes së programeve elektorale me politikat konkrete, u botua në vitin 2017. Ai analizoi 20.000 premtime specifike elektorale, nga 57 procese zgjedhore në 12 vende.
Lidhja më e fortë është gjetur në Britanë e Madhe, me mbi 85 për qind të premtimeve të partive qeverisëse, që janë mbajtur të paktën pjesërisht në vitet e studiuara. Ndërkohë, ekzistojnë edhe modele në përmbushjen e premtimeve të fushatës, me një ndryshim thelbësor që vërehet midis demokracive konsensuale dhe atyre maxhoritare.
Ne gjithashtu e dimë se premtimet përmbushen më shpesh, kur një parti nuk është e detyruar ta ndajë pushtetin me të tjerët, siç ndodh në një qeveri koalicioni. Në sistemet politike, si në Austri dhe Itali, ku qeveritë e koalicionit janë një normë, mbahen më pak premtime elektorale nga qeveritë përkatëse.
Në këto demokraci, dominon politika e kompromisit, dhe kjo do të thotë që partitë qeverisëse, i përmbushin zakonisht vetëm gjysmën e premtimeve të tyre. Përmbushja e zotimeve elektorale, ndikohet gjithashtu nga faktorë të tillë si rritja ekonomike, negociatat për krijimin e koalicionit dhe nga përvoja e mëparshme qeverisëse e palëve.
Mesazhi që vjen një studim i tillë, është se politikanët duket se përpiqen t?i mbajnë premtimet e tyre. Mekanizmi qendror, përmes së cilit zgjedhjet e shprehura me votë duhet të shndërrohen në politika, funksionojnë më mirë se sa supozojnë votuesit.
Kjo shkëputje midis besimit publik në përgjithësi, dhe konsensusit akademik quhet ?paradoksi i premtimit?. Pse besimi i publikut, nuk është në sinkron me të dhënat konkrete? Një studim i kohëve të fundit, tregon se paragjykimi negativ- prirja që njerëzit të reagojnë më shumë ndaj informacionit negativ – është arsyeja pse votuesit mbajnë mend më mirë premtimet e pambajtura, sesa ato të mbajtura.
Ndërkohë, një studim i imi, sugjeron se votuesit reagojnë vetëm ndaj përmbushjes ose jo të premtimeve mbi fusha ku ata janë të interesuara. Gjithsesi, partitë politike dhe studiuesit duhet të përballen me pyetjet mbi rëndësinë e premtimeve të miratuara nga partitë.
Një studim mbi premtimet e konservatorëve britanikë në zgjedhjet e vitit 2017, tregon se premtimet që cilësoheshin si më të rëndësishme nga votuesit, kishin më pak të ngjarë që të mbaheshin. Për shembull, u mbajt premtimi për të vënë në dispozicion të prindërve hartat e godinave shkollore, ndërsa angazhimi për të zvogëluar emigrimin nën 100 mijë emigrantë në vit, sërish nuk u mbajt.
Për partitë britanike, është e pazakontë të premtojnë gjëra që më pas nuk i mbajnë. Kjo ndodh më shpesh, vetëm kur ata detyrohen të bëjnë kompromis me të tjerët, ose rrëzohen në parlament. Shembuj të famshëm, përfshijnë premtimin e Liberal Demokratëve për të hequr tarifat e shkollimit në vitin 2010, përpara se të hynin në një qeveri koalicioni me një parti, që e refuzoi këtë ide.
Ndërkohë, është edhe dështimi i konservatorëve për të miratuar një marrëveshje të Brexit pas zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës. Ndonëse mbajtja e premtimeve zgjedhore nuk është gjithçka në një proceses demokratik, është e drejtë të thuhet se studimi e kritikon bindjen dominuese, sipas së cilës premtimet e fushatës janë të pavlera. Përkundrazi, partitë politike i marrin ato shumë seriozisht./ Përshtatur nga CNA.al
Injektimi në kohë i ilaçeve anti-retrovirale tek të porsalin...
Nga Maria Seton, Joanne Whittaker & Simon Williams “The Conv...
Nga Martin Kettle ”The Guardian”* Nëse konservatorët fitojnë...
Nga Grigory Kolganov “Kommersant”* Moskë – Ministri i Brends...
Nga Florian Bieber “Foreign Policy”Autoritarizmi, populizmi ...
Më 18 janar 1919, aleatët u mblodhën në Paris – megjithëse t...
Nga Flavia Amabile “La Stampa”* Milano – Korina ishte vetëm ...
Një grup kirurgësh në Merilend të Shteteve të Bashkuara, po ...
Uinston Çërçill, është me gjasë kryeministri më i famshëm br...
Nga Josef Janning “European Center for Foreign Relations”* N...
Nga Georgi Gotev & Julia Simić “Euractiv”Sofje/Beograd- Skan...
Burimi: Nicole Karlis, Salon.comDuket sikur çdo vit një stud...
Shumë njerëz e cilësojnë Kuranin si një libër thelbësisht të...
Diku në hapësirën e errët, që ndan të qenit zgjuar nga gjend...
Nga Stephanie Schwartz “Foreign Policy”* Refreni i përsëritu...
Kryeministri lgjendar britanik, Uinston Çërçill, nuk e honep...
I lindur nga një baba hebre nga Polonia, Elizer Gruenbaum is...
Nga Patrick Buchanan “Newmax”* Pas një jave, 29 vendet anëta...
Nga Dacian Ciolos “Politico.eu”* Bashkimi Evropian, ka ndrys...
Në një vit të zakonshëm, ndodhin qindra tërmete të vegjël çd...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...