VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Mesjeta është një periudhë kohore, që shtrihet nga shekulli i V deri në shekullin XVI, pra gjithsej 1.100 vjet. Shumë nga shkrimtarët e lëvizjes protestante, e sulmuan ashpër Mesjetën për shkak të katolicizmit të saj. Mjerisht, shumë prej miteve dhe koncepteve të gabuara që shfaqeshin në atë kohë, besohen edhe sot.
Dënimi me vdekje ishte i zakonshëm
Përkundër asaj që besojne ende shumë njerëz, Mesjeta kishte një sistem gjyqësor funksional, dhe gjyqet ishin shumë të drejta. Dënimi me vdekje, cilësohej shumë i rëndë, dhe përdorej vetëm në rastet e krimeve më të rënda si vrasjet, tradhtitë dhe zjarrvënia. Ekzekutimet me prerje koke, ndryshe nga sa i shohim nëpër filma, zakonisht nuk kryheshin në publik. Metoda më e zakonshme e ekzekutimit, ishte varja në litar.
Bibla u fshihej njerëzve
Në Mesjetë (para shpikjes së shtypshkonjës nga Gutenbergu), të gjithë librat duhej të shkruheshin me dorë. Kjo ishte një punë sfilitëse që zgjaste me muaj, sidomos për një libër voluminoz si Bibla. Ajo kryhej zakonisht nga murgjit në manastire. Për t?i mbrojtur nga shkatërrimi, këto libra me vlerë, rruheshin mirë. Por nuk kishte ndonjë komplot, për ta mbajtur Biblën fshehur nga njerëzit. Ajo lexohej gjithmonë nëpër mesha.
Të varfërit ishin thuajse përherë në prag të vdekjes nga uria
Fshatarët hanin në atë kohë çdo ditë supë dhe bukë të freskët, dhe pinin birrë. Për më tepër, çdo ditë kishte një shumëllojshmëri të mishit pastërma, djathrave, dhe frutave dhe perimeve nga zona e tyre. Shpendët, pulat, rosat, pëllumba dhe patat, nuk ishin të rralla në tryezën e darkës së fshatarëve. Të pasurit e kohës, kishin sigurisht një standart disi më të lartë, por jo se të tjerët vdisnin urie.
Njerëz kutërbonin nga era e keqe pasi laheshin rrallë
Në Mesjetë, shumica e qyteteve kishin banja, dhe në atë kohë pastërtia dhe higjiena vlerësohej shumë. Aq shumë sa larja shoqëronte ceremonitë e ndryshme. Disa njerëz laheshin çdo ditë, të tjerë më pak rregullisht, por shumica e njerëzve laheshin.
Jeta në fshat ishte e mjerë, dhe fshatarët punonin si kafshë
Është e vërtetë, fshatarët në Mesjetë punonin shumë. Kultivimi i tokës, ishte mënyra e vetme për të siguruar bukën e gojës. Po ata kishin festa të rregullta (fetare dhe laike), ku vallëzonin, pinin, dhe merrnin pjesë në lojëra të ndryshme argëtuese. Madje shumë nga lojërat e asaj kohe, luhen edhe sot: shah, damë, loja me zare etj.
Dhuna ishte e shumëpërhapur
Edhe në Mesjetë ka pasur dhunë, ashtu siç ka pasur gjithmonë në këtë botë. Por ajo nuk kishte të barabartë me dhunën e shkaktuar nga Stalini, Hitleri dhe Mao i kohëve moderne. Shumica e njerëzve e jetuan jetën e tyre, pa provuar dhunë mbi shpinë. Inkuizicioni nuk ishte ndëshkimi i tmerrshëm që shohim në shumë filma.
Nga ajo kohë ka pasur vetëm 2 vrasës serialë: Elizabet Bathori dhe Zhill dë Rais. Për ata që kundërshtojnë faktin që Inkuizicioni shkaktoi shumë pak vdekje. Sipas të dhënave serioze, gjatë inkuizicionit pati maksimumi 826 ekzekutime të regjistruara gjatë një periudhe 160-vjeçare, nga 45.000 gjyqe të zhvilluara gjithsej.
Gratë shtypeshin
Në vitet 1960-1970, u bë shumë popullore ideja se gratë në Mesjetë shtypeshin. Në fakt, Zhan D?Arka ishte një vajzë e re që mori kontrollin e plotë të ushtrisë franceze. Hildegard von Bingen ishte një studiuese shumëdimensionale e Mesjetës, dhe vlerësohej aq shumë sa që mbretërit, papët dhe lordët kërkonin shpesh këshillat e saj. Sundimi i mbretëreshës britanike Elizabeta I, vlerësohet shumë ende sot, ndërsa shumë kombe të tjera patën gra udhëheqëse.
Njerëzit ishin kryesisht injorantë
Falë filmave, shumë njerëz besojnë se Mesjeta ishte plot besëtytni dhe injorancë fetare. Në fakt, historianët më me peshë e hedhin poshtë këtë pretendim. Pikërisht në atë kohë lulëzuan shkenca dhe filozofia, pjesërisht për shkak të ngritjes së universiteteve në të gjithë Evropën.
Mesjeta prodhoi artin, muzikën dhe letërsinë më madhështore në të gjithë historinë. Bokaçio, Dante, Petrarka dhe Makiaveli, vlerësohen dhe nderohen ende sot për mendjet e tyre të shkëlqyera. Katedralet dhe kështjellat e Evropës janë ende në këmbë, dhe përmbajnë disa nga veprat më të bukura të artit. Asokohe mjekësia ishte primitive, por ishte e strukturuar dhe e gatshme të përqafonte ide të reja kur ato lindën./ Listverse.com-Përshtatur nga CNA.al
Nga Fraser McMillan “The Conversation”* Zakonisht besohet se...
Injektimi në kohë i ilaçeve anti-retrovirale tek të porsalin...
Nga Maria Seton, Joanne Whittaker & Simon Williams “The Conv...
Nga Martin Kettle ”The Guardian”* Nëse konservatorët fitojnë...
Nga Grigory Kolganov “Kommersant”* Moskë – Ministri i Brends...
Nga Florian Bieber “Foreign Policy”Autoritarizmi, populizmi ...
Më 18 janar 1919, aleatët u mblodhën në Paris – megjithëse t...
Nga Flavia Amabile “La Stampa”* Milano – Korina ishte vetëm ...
Një grup kirurgësh në Merilend të Shteteve të Bashkuara, po ...
Uinston Çërçill, është me gjasë kryeministri më i famshëm br...
Nga Josef Janning “European Center for Foreign Relations”* N...
Nga Georgi Gotev & Julia Simić “Euractiv”Sofje/Beograd- Skan...
Burimi: Nicole Karlis, Salon.comDuket sikur çdo vit një stud...
Shumë njerëz e cilësojnë Kuranin si një libër thelbësisht të...
Diku në hapësirën e errët, që ndan të qenit zgjuar nga gjend...
Nga Stephanie Schwartz “Foreign Policy”* Refreni i përsëritu...
Kryeministri lgjendar britanik, Uinston Çërçill, nuk e honep...
I lindur nga një baba hebre nga Polonia, Elizer Gruenbaum is...
Nga Patrick Buchanan “Newmax”* Pas një jave, 29 vendet anëta...
Nga Dacian Ciolos “Politico.eu”* Bashkimi Evropian, ka ndrys...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...