Eric Wendt një hap larg emërimit/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador i SHBA-së në Shqipëri
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Kur rivali sovjetik i avionit francez Konkord, u prezantua për herë të parë në ?Paris Air Shoë? në vitin 1971, të gjithë u mahnitën. Në garën e fortë se kush do ndërtonte i pari një avion pasagjerësh supersonikë, Bashkimi Sovjetik ishte dukshëm në avantazh.
Presidenti francez Zhorzh Pompidu, e quajti atë ?një avion të bukur?. Vetë krijuesit e Konkordit, e pranuan epërsinë e modelit rus. Tupolev Tu-144, dukej se ishte shumë i ngjashëm me rivalen e tij anglo-franceze. Ndaj ai fitoi mënyrë të pashmangshme pseudonimin ?Konkordski?, edhe pse ishte disi më ekzotik dhe misterioz.
Dhe rekordi i sovjetikëve në hapësirën ajrore, meritonte respekt. Po atë vit, ata kishin arritur të ulnin sondën e parë hapësinore në planetin Mars, dhe kishin nisur ndërtimin e stacionit të parë hapësinor. Pra sovjetikët dukeshin në një pozitë mjaft të favorshme, për të mposhtur Perëndimin në garën e avionëve supersonikë për pasagjerë.
Por përzierje e mangësive teknike dhe fatit të keq, bëri që Konkordski të shndërrohej shumë shpejt në një nga dështimet më të mëdha të aviacionit civil. Tu-144 fluturoi 2 herë. Për herë të parë më 31 dhjetor 1968, dy muaj para Konkordit, ndërsa realizoi fluturimin e parë supersonik në qershorin e vitit 1969, duke mposhtur perëndimorët me 4 muaj më herët.
Dhe ato nuk ishin fitore të vogla. Amerikanët ishin jashtë garës supersonike. Kongresi i kishte anuluar fondet për një projekt të ngjashëm me Boeing në vitin 1971. Për të mposhtur Konkordin u bënë shumë përpjekje. ?Projekti nisi si një garë midis dy sistemeve politike?- thotë Ilia Grinberg, ish-ekspert i aviacionit sovjetik, sot profesor i inxhinierisë në Universitetin e Bufalos në SHBA.
?Pritshmëritë ishin të larta. I gjithë Bashkimi Sovjetik ishte humë krenar për Tu-144?- thekson ai. Të dy avionët ishin qartazi shumë para kohës së tyre. Ndërsa ngjashmëritë e tyre të habitshme, kanë nxitur prej kohësh dyshimet spiunazh.
?Dizajni i Tupolev, nuk ishte produkt i spiunazhit. Megjithëse avionët duken njëlloj, ata janë të ndryshëm me shumë aspekte?- shprehet Grinberg. Tupolev ishte paksa më i madh dhe më i shpejtë se Konkordi. Por tipari i tij më i veçantë ishin krahët, që i siguronin avionit një forcë ngritëse shtesë.
Pasi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në panairin ndërkombëtar të aviacionit në vitin 1971, Tu-144 bëri të njëjtën gjë në vitin 1973. Por këtë herë, për shkak të tragjedisë dhe jo triumfit. Korkodi e përfundoi pa probleme demonstrimin e tij në ajër.
Ndërkohë Tupolev, po kryente disa manovra shumë më të guximshme, me kthesa dhe pikiata që rezultuan të ishin fatale:avioni u shpërtheu dhe u rrëzua në fshatin Gysenvil, duke vrarë 6 personat që ndodheshin në bord, dhe 8 të tjerë në tokë. Një teori konspirative, pretendon se Tupolev u rrëzua për të shmangur përplasjen me një avion luftarak francez Mirage, që po përpiqej ta fotografonte.
Por Grinberg e hedh poshtë këtë hipotezë. Mirage, nuk kishte fare lidhje me atë përplasje. Ai ishte një spekulim për të larguar vëmendjen nga shkaku i vërtetë, që ishte një manovrim i fortë i Tu-144, që i tejkaloi kufijtë e lejueshëm të stresit, thekson eksperti rus.
Pamjet e përplasjes, tregojnë se nën presionin e madh, krahët u këputën. ?Pilotët u përpoqën të mahnitnin publikun dhe shtypin botëror, për të treguar se avioni sovjetik mund të ishte ?më seksi?, sesa shfaqja më konservatore e Konkordit. Kjo është shumë e qartë edhe nga pamjet?- vijon më tej ai.
Ajo ngjarje ishte nisja e një spirale rënëse, nga e cila Tu-144 nuk e mori veten kurrë. Aksidenti i Parisit e vonoi me 4 vjet programin sovjetik, duke i dhënë mundësi Konkordit të hynte i pari në shërbim të transportit civil. Kur më në fund nisi të transportonte pasagjerë në vitin 1977, Tu-144, rezultoi të ishte problematik, i prirur të çahej në ajër, dhe në bord dëgjohej shumë zhurmë.
Tu-144 shërbente në linjën 2-orëshe midis Moskës dhe Alma Atës, kryeqyteti i Kazakistanit. Itinerari ishte zgjedhur qëllimisht, pasi kalonte nëpër zona me një popullsi të paktë. Shërbimi u anulua pas gjashtë muajsh.
?Në përgjithesi, vendi ynë nuk ishte gati të përdorte avionë të tillë. Ai avion kishte probleme me ndërlidhjen, nuk ishte ekonomik, dhe tek e fundit nuk kishte ndonjë nevojë reale për transportin e udhëtarëve me një shpejtësi të lartë?- mendon Grinberg.
Tu-144 ishte gati duke dalë nga përdorimi, kur ndodhi një tjetër aksident fatal. Më 23 maj 1978, njëri nga këta avionë mori zjarr në afërsi Moskës, dhe kreu një ulje emergjente gjatë së cilës u vranë 2 inxhinierë fluturimi. Edhe pse aksidenti, solli një ndalim të plotë të fluturimeve me pasagjerë, arsyeja e vërtetë e rrëzimit të avionit ishte diku tjetër.
?Udhëheqja sovjetike e humbi interesin mbi këtë program. Nuk kishte asnjë stimul ekonomik për ta përdorur atë në tregjet e brendshme sovjetike?- thekson Grinberg. Gjatë viteve që pasuan, avioni u tërhoq në heshtje nga përdorimi, teksa u pezullua prodhimi i avionëve të rinj.
Programi u braktis përfundimisht në vitin 1984. Në total, u prodhuan vetëm 17 Tu-144, përfshirë prototipet eksperimentale. Shumica e tyre u çmontuan, dhe vetëm disa ndodhen në muzeumet e aviacionit në Rusi dhe Gjermani. Fluturimi i fundit i Tu-144 ndodhi në vitin 1999, falë NASA-s, që sponsorizoi një program studimi të përbashkët 3-vjeçar SHBA-Rusi për fluturimet supersonike.
Vetë Konkordi fluturoi për herë të fundit në vitin 2003, për shkak të aksidentit të vetëm fatal në vitin 2000, që u mori jetën 113 njerëzve afër Parisit, jo shumë larg vendit ku u rrëzua Tupolevi i parë në vitin 1973. Nga atëherë është propozuar ndërtimi i shumë avioneve të tjerë supersonikë, por asnjëri nga prototipet nuk ka mundur të prodhohet në praktikë./ ?CNN?-Përshtatur nga CNA.al
Nga Bonnie Bley “Foreign Affairs”* Ndërsa rritja e Kinës ësh...
Mesjeta është një periudhë kohore, që shtrihet nga shekulli ...
Nga Fraser McMillan “The Conversation”* Zakonisht besohet se...
Injektimi në kohë i ilaçeve anti-retrovirale tek të porsalin...
Nga Maria Seton, Joanne Whittaker & Simon Williams “The Conv...
Nga Martin Kettle ”The Guardian”* Nëse konservatorët fitojnë...
Nga Grigory Kolganov “Kommersant”* Moskë – Ministri i Brends...
Nga Florian Bieber “Foreign Policy”Autoritarizmi, populizmi ...
Më 18 janar 1919, aleatët u mblodhën në Paris – megjithëse t...
Nga Flavia Amabile “La Stampa”* Milano – Korina ishte vetëm ...
Një grup kirurgësh në Merilend të Shteteve të Bashkuara, po ...
Uinston Çërçill, është me gjasë kryeministri më i famshëm br...
Nga Josef Janning “European Center for Foreign Relations”* N...
Nga Georgi Gotev & Julia Simić “Euractiv”Sofje/Beograd- Skan...
Burimi: Nicole Karlis, Salon.comDuket sikur çdo vit një stud...
Shumë njerëz e cilësojnë Kuranin si një libër thelbësisht të...
Diku në hapësirën e errët, që ndan të qenit zgjuar nga gjend...
Nga Stephanie Schwartz “Foreign Policy”* Refreni i përsëritu...
Kryeministri lgjendar britanik, Uinston Çërçill, nuk e honep...
I lindur nga një baba hebre nga Polonia, Elizer Gruenbaum is...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...