Nga Ilia BALLAURI/MBI OBORRET E KORÇËS
Në Korçë duke përjashtuar apartamentet, nuk ka shtëpi, ose p...
Nga David A.Andelman ?CNN?
* Këtë javë nisi nga puna gazsjellësi i ri ?Power of Siberia? me një gjatësi 2900 km, dhe më një kosto financere prej 55 miliardë dollarëh, që lidh Rusinë dhe Kinën, Ai është projekti energjetik më domethënës për Rusinë, që nga shembja e e Bashkimit Sovjetik, dhe një dëshmi e lidhjeve gjithnjë e më të ngushta midis 2 vendeve.
Dhe sikur të mos mjaftonte kjo për të shqetësuar jo pak strategët amerikanë në Uashington, edhe Irani ka njoftuar se do t?i bashkohet Rusisë dhe Kinës, në stërvitjet e tyre ushtarake të përbashkëta për 1 muaj me radhë në veriun e Oqeanit Indian, duke nisuar nga data 22 dhjetor.
Projekti i gazjellësit, bashkon 2 kundërshtaret kryesore të Amerikës, të cilat dikur ishin plotësisht kundërshtare me njëra-tjetrin. Sot ato janë më pranë se në çdo periudhë të historisë së tyre.
Gjatë një telekonference të përbashkët në kuadër të përurimit të projektit, presidenti rus Vladimir Putin e cilësoi atë si një ?ngjarje vërtet historike për ne, për Rusinë dhe Kinën?. ?Gazsjellësi, e çon bashkëpunimin energjetik Rusi-Kinë në një nivel krejt të ri, dhe na afron me arritjen e synimit të përbashket me presidentin kinez Xi Jinping, për zgjerimin e tregtisë dypalëshe në mbi 200 miliardë dollarë në vitin 2024?- theksoi ai.
Edhe presidenti kinez Xi Jinping, e quajti gazsjellësin si ?fillimin e një faze të re të bashkëpunimit tonë?. Por shqetësim më të madh, duhet të shkaktojë këmbëngulja e udhëheqësit kinez, se kjo vepër është prova më e prekshme e një ?partneriteti gjithëpërfshirës dhe bashkëpunimi strategjik, që hyn në një epokë të re?.
Ai theksoi se ?zhvillimi i marrëdhënieve Rusi-Kinë, është dhe do të jetë një përparësi e politikës së jashtme të 2 vendeve tona?. Në fakt, mes dy vendeve po diskutohen edhe projekte të tjera të ngjashme, si ?Power of Siberia 2?, për të transportuar 30 miliardë metra kub gaz në vit në kufirin perëndimor të Kinës.
Raportet mes dy kombeve fqinje, nuk kanë qenë gjithmonë të tilla. Jo shumë kohë më parë, Bashkimi Sovjetik druhej se mos grupet komuniste kineze mësynin përtej kufirit, ashtu si dikur pasardhësit e Xhengiz Khanit 7 shekuj më parë. Për disa muaj në vitin 1969, mes tyre pati një luftë të nxehtë kufitare.
Në atë kohë Moska, mori madje në konsideratë edhe një sulm bërthamor ndaj Kinës. Tani, që të dyja vendet janë gjithnjë e më shumë të lidhura në aspektet ekonomike dhe politike, me të cilat po i kundërvihen Amerikës dhe Perëndimit. Secila prej tyre po kërkon alternativa ndaj tregjeve evropiane dhe amerikane.
Rusia mbetet peng i sanksioneve perëndimore, për shkak të aneksimit të Krimesë nga Ukraina, dhe për përpjekjet e saj të vazhdueshme për të shtënë në dorë rajonin e Donbasit të Ukrainën Lindore. Kina mbetet e përfshirë në një luftë të egër tregtare me Shtetet e Bashkuara.
Me realitetin e ri të një partneriteti të forcuar mes 2 kombeve, që së bashku përbëjnë 26.4 milionë kilometra katrorë, ose 3 herë më e madhe se SHBA-ja, dhe 1.58 miliardë njerëz, ose gati 20 për qind e popullsisë së botës, fuqia e kombinuar e tregjeve të tyre, prodhimit, burimeve natyrore, për të mos përmendur fuqinë e tyre ushtarake, është e frikshme.
Në fakt, nëse menaxhohet si duhet, kjo fuqi mund të neutralizojë efektivisht pjesën më të madhe të ndikimit të sanksioneve apo tarifave ndëshkuese. Çfarë mund të ndodhë me një përqendrim kaq të madh të pushtetit? Kina do të ishte me siguri në gjendje të vazhdonte zgjerimin e nismës së saj të Brezit dhe Rrugës, dikur një kundërpeshë e Partneritetit të Trans-Paqësorit të Barak Obamës, që është zbehur në epokën e Trump.
Ndërkohë, Rusia po kërkon mjete për të grumbulluar më shumë para në monedhat e Perëndimimit, sidomos në dollarë, për burimet e naftës dhe gazit, që janë shtylla kurrizore e ekonomisë së saj. Dhe si Rusia ashtu edhe Kina, po synojnë të ndërtojnë një kundërpeshë të bashkuar në aspektin politik dhe ushtarak ndaj Perëndimit, dhe veçanërisht ndaj Shteteve të Bashkuara.
Në qershor të këtij viti, gjatë një vizite shtetërore 3-ditore në Rusi, presidenti kinez Xi Jinping e quajti Putinin e tij si ?mikun e tij më të mirë?, një shenjë kjo ogurzezë të një partneriteti të mundshëm që do të ndodhte më vonë. Ajo vizitë u pasua nga 2 stërvitje të njëpasnjëshme ushtarake, që përfshiu ushtritë e të dyja vendeve vitin e kaluar, me pjesëmarrjen e qindra mijëra ushtarëve.
Stërvitjet ushtarake të këtij viti, përfshinë edhe forca ushtarake nga India dhe Pakistani, si dhe shtete kliente të Rusisë, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani. Fakti që Rusia dhe Kina, arritën të bënin bashkë në atë stërvitje forcat ushtarake indiane dhe pakistaneze, që janë armiqësore mes tyre, është edhe më shqetësues.
Dhe zhvillimet e fundit, ndodhën në prag të samitit të NATO-s në Londër, me rastin e 70 vjetorit të aleancës. Presidenti Trump duket se po synon të bindë NATO-n, se është Kina sfidantja kryesore e aleancës, dhe jo Rusia. Disa anëtarë të NATO-s, sidomos presidenti francez Emanuel Makron, mund të mos kenë dëshirë të ndjekin linjën e shefit të Shtëpisë së Bardhë.
?Kina është bërë shumë e fuqishme sesa në të kaluarën?-tha Trump në seancën hapëse të samitit në Londër, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai shtoi se ?Kina është sot shpenzuesja më e madhe në fushën e mbrojtjes, pas Shteteve të Bashkuara?.
Kjo s?do të thotë, që NATO ka ndonjë qëllim të braktisë fokusin e saj të vjetër mbi Rusinë si një konkurrente kryesore, nëse mos edhe një armike.
E megjithatë, Shtetet e Bashkuara duhet të mësojnë që të përballen me këtë realitet të ri gjeopolitik. Fatkeqësisht, jo të gjithë e kanë mësuar këtë leksion. ?Padyshim, Rusia nuk është armiku kryesor i Amerikës?-u tha këtë javë miliona shikuesve të tij në Fox News Taker Karlson. ?Asnjë person i arsyeshëm nuk mendon se është. Armiku ynë kryesor është Kina. Dhe SHBA-ja duhet të jetë në një marrëdhënie me Rusinë, dhe e rreshtuar kundër Kinës?.
Është e qartë, se për momentin askush në Rusi ose në Kinë, nuk do që të braktisë raportin e tyre aktual, drejt një marrëdhënie më armiqësore. Njëkohësisht, vështirë se është shumë herët që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, të nisin të përballen me realitetin e kësaj miqësie të re./ Përshtatur nga CNA.al
Në Korçë duke përjashtuar apartamentet, nuk ka shtëpi, ose p...
Nga Ivan Krastev “The New York Times”* Në vitin 1991, gjatë ...
Hapësira mund të jetë “kufiri i fundit”, por jo i vetmi. Oqe...
Kur rivali sovjetik i avionit francez Konkord, u prezantua p...
Nga Bonnie Bley “Foreign Affairs”* Ndërsa rritja e Kinës ësh...
Mesjeta është një periudhë kohore, që shtrihet nga shekulli ...
Nga Fraser McMillan “The Conversation”* Zakonisht besohet se...
Injektimi në kohë i ilaçeve anti-retrovirale tek të porsalin...
Nga Maria Seton, Joanne Whittaker & Simon Williams “The Conv...
Nga Martin Kettle ”The Guardian”* Nëse konservatorët fitojnë...
Nga Grigory Kolganov “Kommersant”* Moskë – Ministri i Brends...
Nga Florian Bieber “Foreign Policy”Autoritarizmi, populizmi ...
Më 18 janar 1919, aleatët u mblodhën në Paris – megjithëse t...
Nga Flavia Amabile “La Stampa”* Milano – Korina ishte vetëm ...
Një grup kirurgësh në Merilend të Shteteve të Bashkuara, po ...
Uinston Çërçill, është me gjasë kryeministri më i famshëm br...
Nga Josef Janning “European Center for Foreign Relations”* N...
Nga Georgi Gotev & Julia Simić “Euractiv”Sofje/Beograd- Skan...
Burimi: Nicole Karlis, Salon.comDuket sikur çdo vit një stud...
Shumë njerëz e cilësojnë Kuranin si një libër thelbësisht të...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...