Gropa e Marianeve/ Nga tingujt misteriozë, tek "bisha" e tmerrshme, çfarë ndodh në pikën më të thellë oqeanike në botë
Hapësira mund të jetë “kufiri i fundit”, por jo i vetmi. Oqe...
Nga Ivan Krastev ?The New York Times?
* Në vitin 1991, gjatë vizitës time të parë në Shtetet e Bashkuara, shkova në Detroit. Pritësit e mi atje, nga Agjensia e Informacionit e Shteteve të Bashkuara, një institucion që tani nuk ekziston më, ishin të vendosur të më tregonin mua dhe bullgarëve të tjerë në grupin tim, jo ??vetëm Ëndrrën Amerikane, por edhe zhgënjimin amerikan.
Para se të shëtisnim nëpër qytet, u këshilluam se si të silleshim në vende që supozohej se ishin të rrezikshme. Mikpritësit tanë amerikanë ishin të qartë, që nëse ne nuk donim të shndërroheshin në viktima, nuk duhet të silleshim si të tillë. Ecja në mes të rrugës, dhe parja rreth e rrotull me nervozitet me shpresën e gjetjes aty pranë të ndonjë oficeri policie, vetëm sa do të rriste mundësinë e zhytjes në telashe. Ruani veten, theksuan ata.
Që nga zgjedhja president e Donald Trumpit në vitin 2016, ne evropianët kemi ndjekur të njëjtat këshilla, kur është fjala fjalë për politikën ndërkombëtare. Ne jemi të shqetësuar të mos e lejojmë veten të dukemi si viktima, me shpresën se kjo do të na pengojë të mbetemi të bllokuar në një botë të braktisur nga ?sherifi? i saj dikur i besueshëm.
Teksa zoti Trump ka fyer institucionet ndërkombëtare, dhe ka braktisur aleatët nga Siria në Gadishullin Korean, politikëbërësit në këtë anë të Atlantikut, e kanë parë veten në përpjekje për të ecur mbi një terren të rrezikshëm.
Nga njëra anë, ata duan të mbrohen nga sjellja e Uashingtonit, që po i kthen shpinën Evropës.
Nga ana tjetër, duan të sigurohen që mbrojtja e tyre, nuk e distancon edhe më tej administratën Trump. Për rrjedhojë, politikat evropiane ndaj Shteteve të Bashkuara, janë luhatur midis madhështisë në lidhje me aftësinë tonë për të bërë gjithçka vetë, dhe panikut duke pretenduar se gjithçka është ashtu si dikur.
Për shembull, shihni reagimin e presidentit francez Emanuel Makron, që tha së fundmi se NATO po hyn ?në një gjendje kome?, dhe atë të kancelares gjermane Angela Merkel, që reagoi shpejt, duke këmbëngulur se ?NATO mbetet jetike për sigurinë tonë?.
Teksa liderët e vendeve të NATO-s takohen këtë javë në Londër, vëmendja kryesore do të përqendrohet tek mosmarrëveshjet midis zotit Makron dhe zonjës Merkel. Por nën sipërfaqe, po shfaqet një konsensus i ri evropian mbi marrëdhëniet trans-atlantike, dhe kjo përbën një ndryshim të madh.
Deri vonë, shpresat e udhëheqësve evropianë lidhehsin me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Nëse Trump do të humbasë vitin e ardhshëm, besonin ata, bota do të kthehej disi në normalitet. Kjo qasje ka ndryshuar. Ndërsa qeveritë evropiane miqësore me Trumpin, si ato në Poloni dhe Hungari, kryesojnë ende sondazhet, dhe urojnë që Trump të fitojë edhe një mandat tjetër, liberalët evropianë kanë hequr dorë së shpresuari në këtë aspekt.
Nuk është se ata nuk janë më pak të apasionuar pas politikës amerikane. Përkundrazi, ndjekin me vëmendje seancat dëgjimore të impeachment-it në Kongres, dhe luten për shkarkimin e Trumpit. Por ata kanë nisur më në fund ta kuptojnë, se një politikë e jashtme e duhur e Bashkimit Evropian, nuk mund të bazohet tek personi që ndodhet në Shtëpinë e Bardhë.
Si shpjegohet ky ndryshim? Ka të ngjarë që liberalët evropianë, të mos binden më nga vizionet e politikës së jashtme të kandidatëve demokratë, dhe po zbulojnë edhe tek kjo parti tendenca izolacioniste. Evropianët po përpiqen ende të kuptojnë se pse Barak Obama – ndoshta presidenti amerikan me më shumë mendësi evropiane, dhe më i dashur për ta – ishte gjithashtu ndër më pak të interesuarit për Evropën. Të paktën deri sa në krye të vendit erdhi Trump.
Evropianët, janë ndërkaq të frikësuar nga perspektiva e një përplasje të stilit të Luftës së Ftohtë, midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Një sondazh i kohëve të fundit nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme (ECFR), zbuloi se në konfliktin midis SHBA-së dhe Kinës, shumica e votuesve evropianë duan që të qëndrojnë neutralë, duke gjetur një rrugë të mesme midis dy superfuqive.
Dhe për këtë ka një arsye të fortë:Evropa mbetet e lidhur ekonomikisht me Kinën në mënyra, të cilat nuk duket se vlerësohen nga Uashingtoni. Kjo është parë së fundmi edhe tek përplasjet mbi planet e gjigantit kinez të telekomunikacionit Huauei, për të ndërtuar rrjetet 5G në të gjithë kontinentin.
Por lënë mënjanë këtë aspekt, unë besoj se ka ndodhur një ndryshim edhe më thelbësor: Liberalët evropianë, e kanë kuptuar se demokracia amerikane nuk po prodhon më një politikë konsensuale, me një politikë të jashtme të parashikueshme. Ndryshimi i presidentit, nënkupton jo vetëm një figurë të re në Shtëpinë e Bardhë, por në fakt edhe një regjim të ri.
Edhe sikur demokratët të triumfojnë në presidencialet e 2020-ës, me një president miqësor me Evropën, s?ka asnjë garanci që në vitin 2024 amerikanët nuk do të zgjedhin sërish një president, që ashtu si Trump, do ta shohë Bashkimin Evropian si një armik, dhe do të tentojë vazhdimisht të destabilizojë marrëdhëniet me Evropën.
Vetë-shkatërrimi i konsensusit të politikës së jashtme amerikane, u tregua me forcë jo vetëm gjatë seancave të fundit dëgjimore mbi impeachment-in, por edhe nga fakti që spektri i subversionit rus, nuk provokoi një reagim kundështues bipartizan.
Kur votuesve të Trumpit, iu tha që presidenti rus Vladimir Putin e mbështeti kandidatin e tyre, ata filluan ta admirojnë Putinin, në vend se të braktisnin zotin Trump. Gjatë 70 viteve të shkuara, evropianët e kanë ditur që pavarësisht se kush hynte në Shtëpinë e Bardhë, politika e jashtme e Amerikës dhe përparësitë e saj strategjike, do të ishin të njëjtat.
Sot gjërat kanë ndryshuar. Megjithëse shumica e liderëve evropianë, janë habitur nga komentet rrëqethëse të Makron mbi NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, ende shumë prej tyre bien dakord me të, se Evropës i duhet më shumë pavarësi në politikën e jashtme. Ata duan që Evropa të zhvillojë aftësitë e veta teknologjike, dhe të zhvillojë aftësitë për operacione ushtarake jashtë kuadrit të NATO-s.
A mundet që samiti i kësaj jave i NATO-s, të ndryshojë gjendjen aktuale të Evropës, kur bëhet fjalë për të ardhmen e marrëdhënieve trans-atlantike? Është më e lehtë të shpresosh, sesa të vesh ndonjë bast për këtë. Pas Luftës së Ftohtë, zv/presidenti amerikan Den Kualj u premtoi evropianëve se ?e nesërmja do të jetë më e mirë?. Ai e kishte gabim. Dhe udhëheqësit e Evropës, po e kuptojnë se e ardhmja ishte në fakt e djeshmja më e mirë.
Shënim: Ivan Krastev, është drejtues i Qendrës për Strategji Liberale në Sofie, dhe bashkëpunëtor i vjetër i Institutit për Shkencat Humane në Vjenë./ Përshtatur nga CNA.al
Hapësira mund të jetë “kufiri i fundit”, por jo i vetmi. Oqe...
Kur rivali sovjetik i avionit francez Konkord, u prezantua p...
Nga Bonnie Bley “Foreign Affairs”* Ndërsa rritja e Kinës ësh...
Mesjeta është një periudhë kohore, që shtrihet nga shekulli ...
Nga Fraser McMillan “The Conversation”* Zakonisht besohet se...
Injektimi në kohë i ilaçeve anti-retrovirale tek të porsalin...
Nga Maria Seton, Joanne Whittaker & Simon Williams “The Conv...
Nga Martin Kettle ”The Guardian”* Nëse konservatorët fitojnë...
Nga Grigory Kolganov “Kommersant”* Moskë – Ministri i Brends...
Nga Florian Bieber “Foreign Policy”Autoritarizmi, populizmi ...
Më 18 janar 1919, aleatët u mblodhën në Paris – megjithëse t...
Nga Flavia Amabile “La Stampa”* Milano – Korina ishte vetëm ...
Një grup kirurgësh në Merilend të Shteteve të Bashkuara, po ...
Uinston Çërçill, është me gjasë kryeministri më i famshëm br...
Nga Josef Janning “European Center for Foreign Relations”* N...
Nga Georgi Gotev & Julia Simić “Euractiv”Sofje/Beograd- Skan...
Burimi: Nicole Karlis, Salon.comDuket sikur çdo vit një stud...
Shumë njerëz e cilësojnë Kuranin si një libër thelbësisht të...
Diku në hapësirën e errët, që ndan të qenit zgjuar nga gjend...
Nga Stephanie Schwartz “Foreign Policy”* Refreni i përsëritu...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...