Reshje në formën e shtrëngatave/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Nga Kamilla Rzayeva ?CNN?
* Në botë ekzistojnë një numër destinacionesh, që janë të famshme për jetëgjatësinë e banorëve të tyre. Në Japoni, 100-vjeçarët e qytit të Okinauas, i kanë dhënë pseudonimin ?Toka e të pavdekshmëve?. Kampodimele, ?fshati i përjetësisë? në Itali, është dëshmi e mrrekullisë që bën dieta ushqimore mesdhetare.
Në qytezën plot diell të Kalifornisë në SHBA, Loma Linda, një komunitet besimtarësh të Adventistëve të Ditës së Shtatë, po përfiton ndjeshëm nga jetesa në një mjedis të pastër. Por në cepin tjetër të globit, ekziston një vend për të cilin nuk do të keni dëgjuar të flitet dhe aq shumë: Lerik në Azerbajxhanin e Jugut.
I ndodhur në jug të Kaukazit, aty gjenden disa prej krahinave të njohura për banorët që jetojnë shumë gjatë, përfshirë krahinën e Lankaran. Por Lerik, mendohet se ka përqendrimin më të lartë të 100-vjeçarëve. Në këtë tokë me ngjyrë smeraldi, me retë që enden nëpër Malet Talish, njerëzit duket se e kanë zbuluar sekretin e një jete të gjatë dhe të shëndetshme. Aty ndodhet Muzeu i Jetëgjatësisë, i ndërtuar në vitin 1991 dhe i rikonstruktuar në vitin 2010.
Ai ka më shumë se 2.000 objekte, që dokumentojnë jetën dhe kujtimet e banorëve më të moshuar të rajonit. Pjesa më tërheqëse janë portretet e 100-vjeçarëve, që mbulojnë muret e muzeut. Këto foto që datojnë që nga vitet 1930, janë dhuruar nga fotografi francez Frederik Lahop.
Në vitin 1991, në Lerik kishte më shumë se 200 njerëz më shumë se 100-vjeç, nga një popullsi e përgjithshme prej 63.000 banorësh. Që nga ajo kohë të dhënat kanë qenë më pak mbresëlënëse.
Banorët vendas, bëjnë përgjegjës rrezatimin nga antenat e telefonisë celulare, dhe ndotjen e mjedisit. Gjithësesi ka 11 njerëz më shumë se 100 vjeç, nga një popullsi totale prej 83.800 banorësh. Qytetari më i vjetër i Lerikut është Raxhi Ibrahimova, 105 vjeç. Është një rekord i mirë.
Por që nuk ka të krahasuar me famën që arriti dikur Shirali Muslumov, një bari që supozohet se jetoi 168-vjeç. Faqet e zverdhura të pasaportës së tij, pretendonin se ai kishte lindur në vitin 1805, ndërsa në varrin e tij shënohet se ka ndodhur në vitin 1973. Nëse është e vërtetë, kjo do ta bënte njeriut më të moshuar që ka jetuar ndonjëherë.
Fatkeqësisht, në fillimin e shekullit XIX-të, regjistrimet e lindjeve ndodhnin rrallë në fshatra të largët, si vendlindja e tij në Barzavu. Prandaj nuk ka asnjë të dhënë të vërtetueshme se kur lindi ai. Letra të panumërta të dërguara nga e gjithë bota në ditëlindjet e tij të ndryshme, nuk lënë ndonjë fije dyshimi, se ai ka jetuar vërtet shumë.
Por ndoshta është e drejtë të vlerësojmë mundësinë e një gabimi minimal prej 20 vitesh. Gjeni i jetëgjatësisë, duket se funksionon edhe në familjen e tij. Vajza e tij 95-vjeçare, Halima Kambarova, thotë për CNN se ndërsa mund të mos jetojë 168-vjeç, sa babai i saj, shpreson së paku shpreson të jetojë deri 150-vjeç si gjyshi i saj, apo 130-vjeçe si tezja e saj.
Kur ftohet koha, shumica e mbi 100-vjeçarëve zhvendosen në zonat më të dashura bregdetare të Lankaran, që kanë një klimë më të butë. Por Kambarova ndodhej ende në fshatin Lerik kur u vizitua nga një grup i ?CNN Travel?, në shtëpinë modeste 2-katëshe të të atit, e rrethuar nga shumë pemë molle dhe dardhe.
E ulur pranë dritares, dhe e mbështjellë me një shall, ajo flet pak me theks, duke kaluar shpesh në gjuhën e saj amtare Talish, një dialekt që flitet nga vetëm 200.000 njerëz, i klasifikuar si ?i rrezikuar? nga UNESCO. Ajo na tregon pasaportën e saj, që nuk ka të shënuar muajin apo datën e lindjes, por vetëm vitin:1924.
Ajo mund të jetë 95-vjeçe, por ajo është shumë e pranishme në jetën e familjes, duke luajtur me nipërit dhe mbesat e saj, dhe duke treguar sensin e saj të humorit. Kur e pyesin mbi moshën, ajo përgjigjet me gëzim:?Jam 15-vjeç!?. ?Qetësia e mendjes, është pjesë e sekretit të tyre. Ata qëndrojnë larg stresit, e mendojnë jetën në një mënyrë mjaft filozofike, e jetojnë një ditë pa shumë planifikime apo shqetësime për të ardhmen?- na thotë drejtori i Muzeut të Jetëgjatësisë.
Kambarova e kalon gjithë ditën duke punuar në kopsht ose përreth shtëpisë. Dhoma e saj është e vogël, me një qilim të trashë dhe jastëkë në dysheme. Shumë njerëz këtu, preferojnë të flenë përtokë, duke vënë thjesht një batanije të hollë në vend të dyshekut, pasi besohet se është mënyra më e shëndetshme për relaksimin e shpinës.
Në kundërshtim me besimin popullor, 100-vjeçarët e Lerikut hanë mish, por ata kanë trashëguar një preferencë për produktet e freskëta të qumështit si gjiza, gjalpi, qumështi dhe kosi. ?Sekreti i një jete të gjatë është ushqimi i mirë, mineralet në ujin e pranverës, dhe bimët që i shtojmë çajit që pimë për të parandaluar sëmundjet. Ndaj njerëzit nuk kanë pse të pijnë ilaçe?- thotë guida jonë.
Dhe në fakt, Kambarova këmbëgul se nuk ka pirë ndonjëherë ndonjë ilaç. Puna fizike që fshatarët bëjnë çdo ditë këtu është e jashtëzakonshme. Nga lindja e diellit deri në perëndimin e diellit, ata punojnë në kopshtet dhe arat e tyre. Ata qepin, thurrin, dhe kujdesen për familjet e tyre të mëdha.
Një studim i vitit 2017 nga Universiteti i Navarrës në Spanjë, zbuloi se të jetuarit në zona me lartësi të madhe mbi nivelin e detit, e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru, dhe diabetit. Një studim i vitit 2011 nga Universiteti i Kolorados në SHBA, zbuloi se banorët në zona të tilla jetojnë më gjatë./ Përshtatur nga CNA.al
Për më tepër shikoni galerinë e fotove të mëposhtme:
“Italianët thjesht nuk janë të mirë në planifikimin afatgjat...
Ky është ndoshta një nga keqkuptimet më të mëdha në lidhje m...
Vrasja e Xhon Lenonit më 8 dhjetor 1980, shkaktoi një trondi...
Nga Konstantin Remchukov, “National Interest”* Presidenti ru...
Nga Kai Thaler “Foreign Policy”* Sa herë që protestuesit për...
Mëngjesin e 7 dhjetorit 1941, Japonia nisi një sulm të paapr...
Një studim i ri pretendon, se nga mijëra përbërës kimikë që ...
I lindur në Gjermani më 14 mars 1879, Albert Ajnshtajni u bë...
Shkencëtarët rusë nxorën së fundmi në pah ekzistencën e një ...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”Për mendjet e përqëndruara,...
Paraja është një koncept abstrakt. Dhe sot ne e marrim atë s...
Nga Harold James “Project Syndicate”Askush nuk po e mohon, s...
Kërkimi për jetën e gjallë në Mars, ka qenë që në fillim syn...
Në vitin 1959, Lufta e Ftohtë dhe gara hapësinore, ishin në ...
Presidenti francez Macron përsëriti në Londër qëndrimin se M...
Pesë poligrafë, janë tashmë pjesë e Ministrisë së Brendshme ...
Gjenerali Francisko Franko, i udhëhoqi forcat nacionaliste d...
E stolisur me pemë të harlisura, dhe e rrethuar nga godina h...
Nga David A.Andelman “CNN”* Këtë javë nisi nga puna gazsjell...
Në Korçë duke përjashtuar apartamentet, nuk ka shtëpi, ose p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...