web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si po rigjallërohet procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor

15 Dhjetor 2019, 08:00, Blog CNA

Nga Vessela Tcherneva ?European Center for Foreign Relations?

Bllokimi që Franca ibëri çeljes së negociatavetëanëtarësimit me Maqedoninë e Veriut

dhe Shqipërinë,është parë në mbarë Evropën si një hap prapa. Megjithatë, Parisi nuk e kundërshton perspektivën e pranimit në union të Ballkanin Perëndimor.

Synimet e presidentit francez Emanuel Makron, përshkruhen më së miri si një përpjekje për të nisur një diskutim më të gjerë rreth procesit të pranimit, prakticitetit dhe aftësisë së tij për të prodhuar rezultate të prekshme.Dhe me të drejtë.

Politika aktuale e zgjerimit e BE-së, është aktualisht problematike. Ajo bazohet kryesisht në shkëmbimin e ndërsjellë të hipokrizisë:bllokubën sikur po zgjerohet,ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor,bëjnë sikur po ndërmarrin reforma.

Raportet e progresit të Komisioni Evropian -sapër të marrë një shembull -shihen shpesh në rajon dhe më gjerë, si mbështetëse të lidëreve autoritarë në Ballkan. Ky perceptim,vjen kryesisht si pasojë e sjelljes së vetë KE, që ka humbur pjesën më të madhe të mekanizmave të tij të ndikimit, për shkak të vonesave të pafundme, dhe ngadalësimit të procesit të zgjerimit.

Kjo mbështetje me gjysmë zemre, është në vetvete joproduktive për një reformë thelbësore.Në disa raste, përpjekja e vazhdueshme për reforma, i ka zhytur në kaos institucionet e Ballkanit Perëndimor.Për shembull në rastin e Shqipërisë, procesi i vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve filloi nën presionin e BE.

Por këtë vit, Gjykata e Lartë mbeti vetëm me 2 gjyqtarë, duke e bërë atë jo funksionale.Për të zgjidhur problemin e një zgjerimi jo-funksional, BE duhet që ta bëjë procesin politik dhe të kthyeshëm. Siç e përmendi Makron në intervistën e tij të fundit për ?The Economist?, BE-ja duhet të kujtojë se është mbi të gjitha më shumë një komunitet, sesa një treg gjithnjë e në zgjerim.

Prandaj, Franca e kundërshton politikën aktuale të ?automatizmit?, dhe synon ta zëvendësojë atë me një proces që i përgjigjet kushteve të brendshme, shpeshherë sfiduese, të shteteve anëtare. Vlen të kujtohet se shumica e votuesve të BE-së, janë kundër zgjerimit të mëtejshëm të unionit.

Megjithatë, kjo mbart rrezikun e vetos nga fqinjët, siç e ka treguar edhe Greqia.

Votimi me shumicë së kualifikuar, mund të jetë rruga e duhur për zgjerimin, ashtu si për çështje të tjera me interes strategjik për BE-në. Brenda vendeve kandidate, duhet të ndodhë një tjetër lloj politizimi:udhëheqësit e tyre, duhet të ndalin së pretenduari se janë duke respektuar vlerat e BE-së, në një kohë që po ndjekin udhëzimet e ?manualit? të autoritarizmit.

Ndërkohë, Brukseli duhet të shmangë avancimin e mëtejshëm të Serbisë në procesin e integrimit, përsa kohë që Beogradi nënshkruan marrëveshje të tregtisë së lire, si ajo me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik. Një sjellje e tillë të kujton atë të ish-presidentit ukrainas Viktor Janukoviç, që nën presionin e Moskës,e tërhoqin vendin e tij në vitin 2013 nga Zona e Thellë dhe Gjithëpërfshirëse e Tregtisë së Lirë, që ishte një pjesë e Marrëveshjes së Asociimit BE-Ukrainë.

Nëse vendet kandidate duan vërtet të kenë një shans të besueshëm për anëtarësim në union, atos?duhet të presin që BE-ja të ushtrojë presion mbi to. Dhe vetë unioni, duhet të tregojë që është i gatshëm të ushtrojë presion, aty ku është e nevojshme. Me propozimet e bëra publike se fundmi, Franca po ushtron tani presion për ndryshime procedurale, duke sugjeruar një proces prej 7 fazash, për të ?ecur drejt normave dhe standardeve evropiane?.

Dokumenti përfshin gjithashtu edheelmentin e ?kthyeshmërisë?, që ijep mundësi Brukselit të braktisë bisedimet e anëtarësimit, nëse qeveria e një vendi kandidat, nuk i plotëson më standardet e BE-së.Njëkohësisht, parimet e propozuara mund t?i ofrojnë Brukselit shansin të rishikojë procesin e zgjerimit.

Por nga ana tjetër, ajo duhet të nxisë interesin dhe mbështetjen e vendeve në Ballkanin Perëndimor.Qasja e re e Francës ndaj procesit të anëtarësimit, bazohet kryesisht në të ashtuquajturën metodë horizontale:kandidatëtndërmarrin reforma në fusha të ndryshme, duke fituar rrugës qasje në programet e BE-së, përpara se të arrijnë anëtarësimin e plotë.

Ideja është integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE sipas sektorëve të veçantë, duke e mbajtur të paprekur kornizën aktuale ligjore. Për shembull, aktualisht në rajon ka pasur përparim në sektorin e ndërlidhmërisë, në formën e rrjeteve energjitike dhe atyre të transportit.

Me përpjekje dhe imagjinatë, palët mund ta shtrijnë këtë koncept dhe në shumë fusha të tjera.Brukseli mund të mbështesë financiarisht një sektor të veçantë, pasi vendi kandidat të përmbushë disa kritere të caktuara, dhe ta lejojë atë të marrë pjesë, ndodhta me statusin e vëzhguesit, në takimet e forumeve përkatëse të bllokut.

Përmes reformimit të metodologjisë së zgjerimit, BE do të ndihmojë edhe në adresimin e problemit të prapambetjes demokratike dhe me sundimit të ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Dhe do ta bënte këtë në 3 mënyra kryesore.

Së pari, qasja e re do të rrisë koston e mospërputhjes së vendeve kandidate me standartet e kërkuara, që është aktualisht shumë e ulët. Së dyti, zbatimi i standardeve në sektorët e synuar, do të rrisë aftësinë institucionale në Ballkanin Perëndimor,por dhe aftësinë e BE-së për të nxitur dhe mbikëqyrur sjelljen e bazuar në rregulla.

Përfshirja e fushave të tilla si prokurimi publik, ndihma shtetërore dhe konkurrenca në integrimin sektorial, do të ndihmonte në luftimin e praktikave të kapjes së shtetit që Komisioni Evropian i ka identifikuar si endemike në rajon. Për herë të parë në shumë vjet, po shfaqen mundësi të reja për qasjen e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa Brukseli rrezikon të distancojë prej vetes vendet e rajonit, dhe të ringjallë nacionalizmin e vjetër dhe të ri, ai ka shans të rishikojë procesin e zgjerimit, dhe të rrisë efikasitetin e tij. Zhvillimi i procesit aktual në një process më politik dhe të kthyeshëm, duhet të adresojë si mangësitë aktuale të zgjerimit, por edhe shqetësimet që ai gjeneron midis shteteve anëtare.Ndërsa të gjitha propozimet për rishikimin e metodologjisë së zgjerimit, parashikojnë një rritje të fondeve, BE-ja duhet të mbajë nën kontrollçdo fond,duke pasur parasysh aftësinë përthithëse të vendeve kandidate.Së fundmi, me çeljen e negociatavetë pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në marsin të vitit të ardhshëm, BE do të krijonte vrullin e nevojshëm politik për zbatimin e këtyre planeve./Përshtati në shqip CNA.al





Lajmet e fundit nga