Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Nga Thomas de Waal ?The Moscow Times?
* Njëzet e pesë vjet më parë, qeveria ruse nisi luftën kundër Çeçenisë. Më 11 dhjetor 1994, dy javë pasi dështoi një operacion i fshehtë, presidenti Boris Jelcin dërgoi ushtrinë ruse për të shtypur rajonin rebel. Lufta që pasoi, ishte episodi më katastrofik dhe tragjik i historisë ruse që pas pavarësisë.
Dhjetëra mijëra civilë, dhe mijëra ushtarë të rinj vdiqën në një dhunë të panevojshme dhe të tmerrshme. Çeçenia u rrafshua, ndërsa Rusia u traumatizua. Bombardimi pa dallim i civilëve mbi Grozni mbrëmjen e Vitit të Ri 1995, ku shumica ishte pensionistë etnikë ruse, që nuk kishin pasur mundësi të largoheshin nga qyteti, ishte një krim lufte, për të cilin nëse Rusia do të ishte një vend më i vogël, autorët e saj do të kishin marrë ndëshkimin e merituar nga gjykatat ndërkombëtare.
Shumë pak njerëz, do të ndalen sot tek ky përvjetor. Rusët, perëndimorët dhe madje edhe çeçenët (të paktën publikisht), preferojnë ta harrojnë atë luftë. Pasi kjo nuk i përshtatet narratitivës zyrtare. Tek e fundit, faji kryesor për pushtimin nuk ishte i Vladimir Putinit, por i Jelcinit, një njeri që kujtohet ende me dashuri nga liderët perëndimorë, shumë prej të cilëve e mbështetën përdorimin prej tij të forcës ushtarake.
Ndërkohë, liberalët rusë që u ngritën kundër luftës si Jegor Gaidar dhe Sergei Kovaljov, përfshirë edhe disa këshilltarë të Kremlinit si Emil Pain, u shpërfillën dhe gradualisht u mënjanuan. Arsyet pse Kremlini, miqtë e tij perëndimorë, e justifikuan ndërhyrjen ushtarake, ishin të dobëta.
Çeçenia, e udhëhequr asokohe nga gjenerali eksentrik Xhokar Dudajev, kishte shpallur në mënyrë të njëanshme pavarësinë që në shtatorin e vitit 1991. U tha se Moska e kishte ?humbur durimin? me të. Në fakt, nuk kishte ndonjë urgjencë më të madhe për të dërguar ushtrinë ruse në Çeçeni, sesa kishte nevojë Xhorxh Bushi të pushtonte Irakun në vitin 2003.
Ajo ishte një urgjencë e stisur, e ndërtuar mbi një dëshirë për të rritur popullaritetin e Jelcinit. Të tjerë argumentuan se qeveria ruse, e kishte të domosdoshme të ndalte një ?efekt domino?, në të cilin do të shkëputeshin nga Moska edhe rajone të tjera ruse.
Por ky proces kishte përfunduar në shkurtin e vitit 1994, kur Kremlini nënshkroi një marrëveshje me rajonin e vetëm që po rebelohej seriozisht, Tatarstani. U theksua gjithashtu se Dudajev, kishte ngritur një regjim të korruptuar dhe represiv. Këtu bie dakord edhe unë.
Kur vizitova 2 herë Çeçeninë në fillim të vitit 1994, pashë që ai ishte një vend i frikshëm, dhe ku sundonin bandat. Dudajev i kishte lejuar mafiozët të livadhisnin si të donin. Punonjësit e administratës publike, ishin lënë pa rroga, ndërsa rusët etnikë po bënin gati rrobat për t?u larguar nga shtëpitë e tyre.
E megjithatë, regjimi i Dudajev ishte i mbaruar. Ai kishte në atë kohë pak mbështetje, dhe paratë po shterronin. Një durim pak më strategjik, dhe ai do të ishte rrëzuar vetë. Për më tepër, Çeçenia, shteti mafioz që nxiti një mllef të tillë, nuk ekzistonte e izoluar.
Qëkur shpalli pavarësinë, ajo jetonte ende falës rublës ruse. Dhe drejt Groznit kishte çdo ditë fluturime direkte nga qytetet ruse. Nëse duhej të shkatërrohej ekonomia e tregut të zi në Çeçeni, vendi më i mirë për t?ja filluar nuk ishte Grozni, por Moska.
Ajo çka e pengoi shumicën e çeçenëve të dëshironte t?i ribashkohej Rusisë sa më shpejt që të ishte e mundur, ishte ndjenja e thellë e krenarisë, dhe dëshira për t?u respektuar. Nën regjimin sovjetik, ky komb krenar ishte vendosur në fund të radhës për nga rëndësia, dhe pësoi fatin e tmerrshëm të dëbimeve masive të Stalinit në vitin 1944.
Çeçenët u rehabilituan më vonë nga Nikita Hrushovi, por gjithsesi ata u përballën me diskriminim deri në fund të periudhës sovjetike. Ishte Dudajevi, ai që rivendosi ndjenjën e tyre të nderit, edhe pse ua zbrazi xhepat, dhe i bëri të pasigurta rrugët e vendit. Në janarin e vitit 1994, unë bisedova me shkrimtarin e mençur çeçen, Said-Khamzat Nunuev, që ishte një kundërshtar i Dudajevit.
Ai më tha që duhej të kishim durim. ?Pas vuajtjes nga carizmi dhe komunizmi, njerëzit nuk kanë marrë sa duhet frymë nga ajri i lirisë?- më tha Nunuev. Disa ditë para fillimit të luftës, unë raportoja nga Grozni se si çeçenët e zakonshëm, të përballur me agresionin ushtarak rus, u mblodhën edhe një herë rreth Dudajev, që ishte në fakt efekti i kundërt me atë që synonte Kremlini.
Dhuna u përhap me shpejtësi edhe në pjesën tjetër të Rusisë. Siç u shpreh më vonë Andrei Piontkovski:?Moska e nisi atë luftë, duke dashur ta bënte Çeçeninë pjesë të Rusisë, por në fund
u bë Rusia pjesë e Çeçenisë!?. Çeçenia që unë pashë para nisjes së luftës, sot nuk ekziston më.
Në atë kohë dëgjoja shpesh çeçenët të talleshin me të gjitha format e autoritetit, që ishin kryesisht shekullare, ku gratë nuk mbulonin fytyrën, dhe ku ?liria? ishte çmimi i fundit. Ajo u zëvendësua me një vend fashist, që ka huazuar elementët më të këqij të Islamit radikal saudit dhe Rusisë së Putinit.
Edhe karriera e Putinit, u përcaktua nga Çeçenia. Fillimi i një lufte të dytë ndaj krahinës rebele, shpallja e fitores, dhe fuqizimi i forcave të sigurisë, për të përdorur të gjitha mjetet e nevojshme, ishte narrativa kryesore e presidencës së tij. Transformimi i Rusisë prej tij, në një vend ku lejohet gjithçka për të mbrojtur sigurinë e shtetit, ishte përgjigjja e tij përfundimtare ndaj gabimit të Boris Jelcinit në vitin 1994./ CNA.al
Nga Newt Gingrich “Newsweek”* Sapo mora një e-mail për mbled...
Në verën e vitit 2013, një vrasës në Moskë po ecte me një bi...
Kanceri i gjirit, është kanceri më i zakonshëm që prek gratë...
Nga Anthony Zurcher “BBC”* Ndërsa zgjedhësit britanikë shkoj...
Të martën, shkrimtarit austriak Peter Handke, iu dorëzua zyr...
Robert D.Kaplan, vlerësohet gjerësisht si një nga mendimtarë...
Nga Hunter DeRensis, “National Interest”* Ish-sekretari amer...
Nga Kamilla Rzayeva “CNN”* Në botë ekzistojnë një numër dest...
“Italianët thjesht nuk janë të mirë në planifikimin afatgjat...
Ky është ndoshta një nga keqkuptimet më të mëdha në lidhje m...
Vrasja e Xhon Lenonit më 8 dhjetor 1980, shkaktoi një trondi...
Nga Konstantin Remchukov, “National Interest”* Presidenti ru...
Nga Kai Thaler “Foreign Policy”* Sa herë që protestuesit për...
Mëngjesin e 7 dhjetorit 1941, Japonia nisi një sulm të paapr...
Një studim i ri pretendon, se nga mijëra përbërës kimikë që ...
I lindur në Gjermani më 14 mars 1879, Albert Ajnshtajni u bë...
Shkencëtarët rusë nxorën së fundmi në pah ekzistencën e një ...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”Për mendjet e përqëndruara,...
Paraja është një koncept abstrakt. Dhe sot ne e marrim atë s...
Nga Harold James “Project Syndicate”Askush nuk po e mohon, s...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...