VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Në verën e vitit 2013, një vrasës në Moskë po ecte me një biçikletë në drejtim të viktimës së tij. Biznesmeni rus Albert Nazranov, e kuptoi se ishte në kurth, dhe mes të dyve pati një përleshje të shkurtër fizike. Vrasësi e qëlloi Nazranov në kokë, dhe në pjesën e sipërme të trupit nga një distancë e afërt.
Pastaj u largua me vrap. E gjithë skena mund të shihej nga pamjet e kamerave të sigurisë. Në verën e vitit 2019, një vrasës u nis sërish me një biçikletë drejt viktimës së tij, por këtë herë në Berlin. Ai qëlloi gjeorgjianin Zelimkan Kangoshvilian në kokë dhe në pjesën e sipërme të trupit nga një distancë të largët, përpara se të largohej me vrap.
Kështu e përshkruajnë skenën e ngjarjes dëshmitarët. Raportimet investigative nga ?Der Spigel?, dhe uebsajtet e njohura ?Bellingcat?, ?Insider? dhe ?Dossier Cnter?, po zbulojnë tani se këto vrasje jo vetëm që ishin shumë të ngjashme. Por ato ka shumë të ngjarë, të jenë kryer nga i njëjti person.
Një krahasim mjekoligjor i fotos së të 2 autorëve, zbulon shumë ngjashmëri. Burri që mbante një pasaportë që mbante emrin Vadim Sokolov në Berlin, ishte në të vërtetë rusi Vadim Krasikov, vrasësi që mendohet se ka kryer edhe atentatin në Moskë.
Prokurori i Përgjithshëm i Gjermanisë, Peter Frank, ka marrë vetë përsipër hetimin e vrasjes në Berlin, për shkak siç e pranon edhe vetë ?të rëndësisë së veçantë?. Kryeprokurori gjerman, beson se autoritetet ruse e zbuluan qëllimisht identitetin e ri të Krasikov. Kjo për shkak se në vitin 2015, Moska refuzoi një urdhër-arresti ndërkombëtar për Krasikov.
Zyra e Kryeprokurorit Federal, akuzon qeverinë ruse ose një prej organeve të saj, si përgjegjëse për vrasjen e Kangoshvilit në mes të ditës në fund të muajit gusht të këtij viti, një akt i rëndë në territorin gjerman, kundër një njeriu që kishte ardhur këtu si sazilkërkues,
Një krim i ngjashëm në Britaninë e Madhe vitin e kaluar, shkaktoi një krizë diplomatike ndërkombëtare, kur agjentët e dyshuar të agjencisë ruse të inteligjencës ushtarake GRU, kryen një atentat ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, duke përdorur armën kimike ruse, Noviçok.
Në kundërpërgjigje, 29 vende dëbuan 146 diplomatë rusë. Edhe Berlini, detyroi këtë herë largimin nga Gjermania të 4 diplomatëv rusë. Ministria e Jashtme, e justifikoi vendimin, duke thënë se bashkëpunimi nga ana e autoriteteve ruse për zbardhjen e këtij krimi, ka qenë ?i pamjaftueshëm?.
Qeveria gjermane, dëshiron të presë ecurinë e hetimeve, përpara se të marrë në konsideratë mundësinë e veprime të mëtejshme ndëshkuese kundër Moskës. Zyrtarët gjermanë, janë ende të kujdesshëm në lidhje me krahasimin e rasteve Kangoshvili dhe Skripal. Por provat janë të forta, dhe ato duket se sugjerojnë që gjeorgjiani Kangoshvili u vra për arsye politike.
Ndërkohë Rusia, ashtu si në të kaluarën, i ka mohuar të gjitha akuzat. Hetuesit besojnë se gjeorgjiani përgjohej prej disa kohësh, dhe vrasësi e dinte rrugën që do të ndiqte viktima. Shumë turistë po shijonin diellin në parkun para Kafe Alverdes mesditën e 23 gushtit, kur një burrë u ndal aty me një biçikletë, dhe nisi befas të qëllojë me një armë me silenciator ndaj Kangoshvilit.
Vrasësi u largua me shpjetësi, në një moment u rrëzua duke u lënduar në këmbë, para se të hynte një rrugë anësore në jug. Ai eci për qindra metra në drejtim të bregut të lumit Shpre, ku ndërroi rrobat pas një shkurreje. Ai i paketoi rrobat e tij dhe pistoletën Glock 26 në një qese, dhe i hodhi ato në lumë nga Ura Lesing.
Po ashtu hodhi në lumë edhe biçikletën, dhe paruken që kishte vënë në kokë. E vazhdoi arratinë me një skuter elektronike ?Volteboard?, të cilin rezulton se e kishte blerë. Autori i ngjarjes, do t?ja kishte hedhur me siguri paq, po të mos kishte qenë për 2 adoleshentë që u ndodhën rastësisht në bregun e lumit, duke parë të gjitha veprimet e tij.
Kur panë që burri transformoi me shpejtësi veshjen e tij, ata lajmëruan policinë, e cila e arrestoi vrasësin e dyshuar në një stacion treni aty pranë. Ai i mohoi akuzat e ngritura kundër tij, dhe ka qëndruar që nga ajo kohë gojëkyçur. Meqë viktima ishte një çeçen me pasaportë gjeorgjiane, hetuesit menduan se vrasja mund të lidhej me rivalitetin e bandave.
Por shumë shpejt, ata zbuluan shumë të dhëna, sipas të cilave Rusia e shihte atë si një armik. Kangoshvili vinte nga Lugina e Pankisit në Gjeorgji. Kur shpërtheu Lufta e Dytë e Çeçenisë në vitin 1999, shumë të rinj të zonës iu bashkuan luftimeve. Kangoshvili u bë një komandant i një njësie luftëtarësh, dhe kishte besimin e plotë të udhëheqësit të separatistit çeçen, Asllan Mashkadov, që u vra nga shërbimi sekret rus në vitin 2005.
Kangoshvili u rikthye nga lufta në 2004, dhe ndoshta ka qenë që nga ajo kohë nën mbikëqyrje. Ish-bashkëshortja e Kangoshvilit, Manana T. pohon se i ka parë spiunët që e ndiqnin. Pasi i ati i saj u rrëmbye, që të dy nuk ndiheshin më të sigurtë, ndaj u larguan për në kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi.
Megjithatë, edhe atje vazhdonin të merrnin mesazhe paralajmëruese. Manana T. thotë se burri i saj ra pre e një atentati në qendër të Tbilisit në vitin 2015, duke mundur të mbijetojë. Arsyeja e eleminimit të Kangoshvilit, ka qenë me siguri roli i tij në Luftën Çeçene, por edhe fakti që ai më pas ka punuar për autoritetet gjeorgjiane të sigurisë.
Besohet se ai i kalonte informacione CIA-s në Shtetet e Bashkuara. Këtë e konfirmojnë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të inteligjencës nga Gjeorgjia, Ukraina dhe SHBA-ja. ?Nëse amerikanët ose ne do të kishim nevojë për informacione nga diaspora çeçene në Turqi, Zelimkani ishte njeriu ynë?- konfirmoi për ?Der Spiegel? një ish-zyrtar gjeorgjian.
?Puna e tij ka shpëtuar shumë jetë njerëzish?-tha një burim tjetër. Kangoshvili iku në vitin 2015 në Ukrainë, ku siguroi mbështetjen e qeverisë së Kievit. Në atë kohë, shumë ?Kadirovci?, siç njihen luftëtarët famëkeqë të diktatorit çeçen Ramazan Kadirov, po luftonin në pjesën lindore të vendit.
Në fund të vitit 2016, Kangoshvili erdhi në Gjermani, ku u regjistrua pranë autoriteteve me një emër tjetër. Gjatë seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së tij për azil në qytetin Ajsenhutenshtad në shtetin e Brandenburgut, ai tha se kishte luftuar kundër trupave ruse, se i ishte bërë një atentat, dhe për këtë arsye po kërkonte azil.
Shërbimet sekrete hetuan pretendimet e tij, dhe i dërguan një letër paralajmëruese autoriteteve në Brandenburg dhe Berlin. Por pak muaj më vonë, autoritetet e refuzuan kërkesën e tij për azil, teksa policia e cilësoi atë si një kërcënim islamik. Ajo akuzë u bazua në një pretendim rus, sipas të cilit Kangoshvili i përkiste një grupi terrorist të quajtur ?Emirati Kaukazian?.
Vetëm në qershor të këtij viti, zyrtarët në Berlin e hoqën Kangoshvili nga klasifikimi si një kërcënim islamik. Ai u vendos nën mbikëqyrje, por nuk u gjet asnjë provë se mund të përbënte ndonjë lloj kërcënimi. Por autoritetet gjermane, dështuan të parandalojnë vrasjen e tij.
Ndonëse hetuesit dyshuan që në fillim, se pas këtij krimi qëndronte Rusia, ata nuk kishin prova. Pika e kthesës erdhi rreth një muaj më parë, kur policia e Berlinit zbuloi në dosjet e Interpolit, një kërkesë esktradimi nga Moska. Burri në fjalë, dyshohet se kishte vrarë Vadim Kraskov në Moskë në vitin 2013.
Fotografia në dosje, ishte jashtëzakonisht e ngjashme me atë të të dyshuarit për vrasjen e Sokolov. Edhe krahasimet e fotove të realizuara nga ?Der Spiegel? dhe ?Bellingcat?, duke përdorur një softuer për njohjen e fytyrës, dhe 3 foto të ndryshme të Krasikov dhe një të Solokov, treguan një përputhje në nivelin 82-90 përqind.
Hetuesit gjermanë, dyshuan pse Rusia e kishte tërhequr kërkesën e saj për ekstradimin e Krasikov në verën e vitit 2015, pa asnjë arsye të dukshme, dhe vetëm 2 muaj para se të lëshohej një dokument identifikimi për herë të parë me emrin ?Sokolov?. Kjo tregon se në këtë rast, kanë ndërhyrë agjensitë qeveritare.
Ndoshta një agjenci ruse e shërbimit sekret, donte të shpëtonte një atentator nga burgimi, në mënyrë që të mund ta përdorte atë për qëllimet e tyre. Në fillim të tetorit, ?The Neë York Times? raportoi se shërbimet perëndimore të inteligjencës, besojnë se Njësia 29155 e shërbimit sekret ushtarak rus, GRU, është përgjegjëse për një seri vrasjesh në Evropë.
Edhe sipas investigimeve tona, rezulton se ekipi përbëhet nga rreth 20 ushtarë, dhe drejtohet nga gjeneral majori Andrei Averjanov. Dhe ky grup shërben si një mjetet për një fushatë me bazë të gjerë nga Kremlini, që synon të destabilizojë dhe dobësojë Evropën. Shumë të dhëna, të çojnë në përfundimin se ata janë vrasësit e Putinit./?Der Spiegel?- Përshtatur nga CNA.al
Kanceri i gjirit, është kanceri më i zakonshëm që prek gratë...
Nga Anthony Zurcher “BBC”* Ndërsa zgjedhësit britanikë shkoj...
Të martën, shkrimtarit austriak Peter Handke, iu dorëzua zyr...
Robert D.Kaplan, vlerësohet gjerësisht si një nga mendimtarë...
Nga Hunter DeRensis, “National Interest”* Ish-sekretari amer...
Nga Kamilla Rzayeva “CNN”* Në botë ekzistojnë një numër dest...
“Italianët thjesht nuk janë të mirë në planifikimin afatgjat...
Ky është ndoshta një nga keqkuptimet më të mëdha në lidhje m...
Vrasja e Xhon Lenonit më 8 dhjetor 1980, shkaktoi një trondi...
Nga Konstantin Remchukov, “National Interest”* Presidenti ru...
Nga Kai Thaler “Foreign Policy”* Sa herë që protestuesit për...
Mëngjesin e 7 dhjetorit 1941, Japonia nisi një sulm të paapr...
Një studim i ri pretendon, se nga mijëra përbërës kimikë që ...
I lindur në Gjermani më 14 mars 1879, Albert Ajnshtajni u bë...
Shkencëtarët rusë nxorën së fundmi në pah ekzistencën e një ...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”Për mendjet e përqëndruara,...
Paraja është një koncept abstrakt. Dhe sot ne e marrim atë s...
Nga Harold James “Project Syndicate”Askush nuk po e mohon, s...
Kërkimi për jetën e gjallë në Mars, ka qenë që në fillim syn...
Në vitin 1959, Lufta e Ftohtë dhe gara hapësinore, ishin në ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...