Tashmë të dhënat mund të ruhen në kristal/ Zbulimi i madh i shkencëtarëve të Microsoft
Ekspertët në laboratorët e kërkimit të Microsoft kanë bërë p...
Nga Szymek Drobniak ?Cosmos Magazine?
* Plakja është një dukuri e pashmangshme, për të gjitha organizmat e gjallë. Dhe megjithëse nuk e dimë ende saktësisht se pse plaken gradualisht trupat tanë, kemi filluar ta kuptojmë se si ndodh ky proces. Studimi ynë i ri, i botuar në ?Ecology Letters?, tregon faktorët që ndikojnë në një nga aspektet më të rëndësishme të procesit të plakjes, në nivelin themelor të ADN-së tonë.
Ai sugjeron sesi stresi, mund aë bëjë të ecë me shpejt ?orën biokimike? të trupit, tek kromozomet e qelizave tona. ADN-ja, materiali gjenetik në qelizat tona,- nuk endet lirshëm në bërthamat e qelizave, por është e organizuar në grumbullime të quajtura kromozome.
Kur një qelizë ndahet dhe prodhon kopje të vetvetes, ajo duhet të bëjë edhe një kopje të ADN-së së saj. Dhe për shkak të mënyrës së funksionimit të këtij procesi, një pjesë e vogël e saj humbet gjithmonë në fundin e secilës molekulë të ADN-së. Për të mbrojtur pjesë jetike të ADN-së nga humbja, skajet e kromozomeve kapen me sekuenca të veçanta të quajtura telomere.
Ato zhduken gradualisht gjatë ndarjeve të njëpasnjëshme qelizore. Kjo humbje graduale e telomereve, vepron si një ?orë qelizore?:pas secilës ndarje, ato bëhen më të shkurtra, dhe në një moment të caktuar bëhen aq të shkurtëra, sa që e detyrojnë qelizën t?i nënshtrohet një vdekjeje të programuar.
Çështja kryesore, është se çfarë nënkupton ky proces, i cili ndikon në nivelin qelizor tek vdekshmëria jonë. A ka vërtet shumë rëndësi fati i qelizave të veçanta? Plakja qelizore, është vetëm një nga shumë elementët e plakjes së njeriut. Por ajo mbetet gjithashtu një nga më të rëndësishmet.
Përkeqësimi gradual i indeve në trupin tonë, dhe vdekja e pakthyeshme e qelizave tona, është përgjegjëse për efektet më të dukshme të plakjes, siç është humbja e përgatitjes fizike, përkeqësimi i indeve lidhëse që çojnë në rrudhjen e lëkurës, apo në sëmundje neurodegjenerative siç është sëmundja e Parkinsonit.
Një pyetje tjetër thelbësore është:a ka faktorë që shpejtojnë ose ngadalësojnë humbjen e telomereve? Deri më tani, përgjigjet tona ndaj kësaj pyetje kanë qenë jo të plota. Studimet e fundit, kanë garantuar një analizë mbi mekanizmat e mundshëm, duke sugjeruar që elementë të tillë si infeksionet, apo madje energjia shtesë për riprodhimin e qelizave, mund të përshpejtojnë shkurtimin e telomereve, dhe të përshpejtojnë plakjen qelizore.
Kjo dëshmi është e pjesshme, por që të gjithë këta faktorë, duket se e kanë një gjë të përbashkët: ato shkaktojnë një ?stres fiziologjik?. Në përgjithësi, qelizat tona stresohen kur ndërpriten proceset e tyre biokimike, ose nga mungesa e burimeve, apo nga ndonjë arsye tjetër.
Për shembull, nëse qelizat humbasin shumë ujë, mund të themi se ato po përjetojnë një ?stres të dehidratimit?. Këtu futen edhe llojet më të njohura të stresit. Lodhja dhe puna e tepërt, na fusin nën një stres kronik, ashtu si të ndjerit të shqetësuar për periudha të zgjatura. Mungesa e gjumit apo stresi emocional, mund të ndryshojnë ?shtigjet? e brendshme qelizore, përfshirë funksionimin e telomereve.
Me këtë në mendje, ne i bëmë vetes një pyetje të thjeshtë:A munden këto lloje të ndryshme të stresit të përjetuara nga një individ, të përshpejtojnë realisht shkallën e plakjes së tyre? Në studimin tonë, të drejtuar nga kolegu im Marion Shatelen i Universitetit të Varshavës, zgjodhëm që ta shqyrtojmë këtë çështje sa më gjerë.
Shumë studime, e kanë analizuar këtë çështje në specie specifike, si tek minjtë, apo edhe speciet e ndryshme të peshqve dhe shpendëve. Ne përdorëm të gjitha të dhënat në dispozicion, duke arritur në përfundimin se humbja e telomereve ndikohet shumë nga stresi. Stresi e përshpejton humbjen e telomereve, si dhe ?orën? e brendshme qelizore.
Ç?është më e rëndësishmja, ka rëndësi edhe lloji i stresit. Deri tani ndikimi më i fortë negativ, shkaktohej nga infeksione patogjene, konkurrenca për burime, dhe investimi i shumë energjiv tek riprodhimi. Faktorë stresi si një dietë ushqimor e dobët, shqetësimet njerëzore apo jetesa urbane, e përshpejtojnë gjithashtu plakjen qelizore, megjithëse në një masë më të vogël.
Po çfarë e bën stresin të ushtrojë një ndikim kaq të fuqishëm në ?orët? tona qelizore? Kur qelizat stresohen, kjo shfaqet shpesh përmes grumbullimit të molekulave oksiduese, siç janë radikalet e lira. Duke u gjendur në skajet e ekspozuara të kromozomeve tona, telomeret janë objektiva të përkryer për t?u sulmuar nga këto molekula kimikisht reaktive.
Analiza jonë sugjeron, që pavarësisht nga lloji i stresit të përjetuar, ky stres oksidues mund të jetë procesi biokimik aktual, që e lidh stresin me humbjen e telomereve. Studimi ynë nënvizon një të vërtetë të rëndësishme:duke e reduktuar stresin, ne mund t?i bëjmë trupit tonë një favor të madh. Në botën moderne, është e vështirë të shmangësh tërësisht stresin. Por ne mund të marrim vendime të përditshme për ta zvogëluar atë. Flini mjaftueshëm, pini mjaftueshëm ujë, ushqehuni shëndetshëm, dhe mos e stresoni shumë veten./ Përshtatur nga CNA.al
Ekspertët në laboratorët e kërkimit të Microsoft kanë bërë p...
Ideja se shumica e aksidenteve shkaktohen nga gratë shofere ...
Nga James Jay Carafano, “National Interest”* Shumëkush prete...
Nga Thomas de Waal “The Moscow Times”* Njëzet e pesë vjet më...
Nga Newt Gingrich “Newsweek”* Sapo mora një e-mail për mbled...
Në verën e vitit 2013, një vrasës në Moskë po ecte me një bi...
Kanceri i gjirit, është kanceri më i zakonshëm që prek gratë...
Nga Anthony Zurcher “BBC”* Ndërsa zgjedhësit britanikë shkoj...
Të martën, shkrimtarit austriak Peter Handke, iu dorëzua zyr...
Robert D.Kaplan, vlerësohet gjerësisht si një nga mendimtarë...
Nga Hunter DeRensis, “National Interest”* Ish-sekretari amer...
Nga Kamilla Rzayeva “CNN”* Në botë ekzistojnë një numër dest...
“Italianët thjesht nuk janë të mirë në planifikimin afatgjat...
Ky është ndoshta një nga keqkuptimet më të mëdha në lidhje m...
Vrasja e Xhon Lenonit më 8 dhjetor 1980, shkaktoi një trondi...
Nga Konstantin Remchukov, “National Interest”* Presidenti ru...
Nga Kai Thaler “Foreign Policy”* Sa herë që protestuesit për...
Mëngjesin e 7 dhjetorit 1941, Japonia nisi një sulm të paapr...
Një studim i ri pretendon, se nga mijëra përbërës kimikë që ...
I lindur në Gjermani më 14 mars 1879, Albert Ajnshtajni u bë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...