Si nisi 25 vjet më parë “çeçenizimi” i Rusisë
Nga Thomas de Waal “The Moscow Times”* Njëzet e pesë vjet më...
Nga James Jay Carafano, ?National Interest?
* Shumëkush pretendon sot, se marrëdhëniet gjermano-amerikane, kanë prekur fundin, dhe se ato do të mbeten të tilla deri pas presidencës Trump. Por ky konstatim mund të jetë i gabuar. Takimi i liderëve të NATO-s në Londër, zbuloi se kancelarja gjermane Angela Markel dhe presidenti amerikan Donald Trump, bien dakord të paktën për një gjë:që NATO nuk është aq rëndë, sa sugjeroi më herët presidenti francez, Emanuel Makron.
Dhe nga kjo qasje mund të jetë një gur themeli për të ecur përpara. Ja çfarë duhet të bëjnë liderët e aleancës, për të forcuar më tej NATO-n. Së pari, ata duhet të mësohen të harmonizojnë pikëpamjet e ndryshme, sesi e shohin botën anëtarë të ndryshëm të aleancës.
Kohët e fundit, kur po bisedoja me disa analistë evropianë, nënvizova faktin që Bush, Obama dhe Trump – edhe pse 3 presidentë amerikanë shumë të ndryshëm – kishin një perceptim të përbashkët mbi kërcënimin kryesor. Të gjithë ata kishin të njëjtën listë të ?djemve të këqij?:Rusia, Kina, Irani, Koreja e Veriut dhe terrorizmi islamik transnacional.
Secili prej tyre, kishte edhe tema të tjera në listën e tij. Ndryshimi i klimës për Obamën, siguria kufitare për Trumpin. Ndërkohë, secili ka një qasje të ndryshme për t?u përballur me forcat më të mëdha destabilizuese në botë. E megjithatë, lista ishte identike. Dhe ajo pasqyron një konsensus të fortë bipartizan që ka lindur në Uashington.
Në kundërpërgjigje, një gjerman më tha që ?ne gjermanët nuk e shohim kështu botën?. Ai ka të drejtë. Ata janë evropianë. Por prania e pikëpamjeve të ndryshme mbi botën, nuk është një sfidë e pakapërcyeshme për të ardhmen e komunitetit transatlantik.
Dh në fakt, kur evropianët e kanë parë ndonjëherë botën, madje edhe në kulmin e Luftës së Ftohtë, njëlloj si amerikanët? Përgjigja:asnjëherë. Kërkesa për të harmonizuar perceptimet tona, nuk do të thotë t?u thuash gjermanëve të mendojnë si amerikanët, dhe as që amerikanët të imitojnë evropianët e mirë.
Përkundrazi, konsensusi për veprim, ndërtohet mbi interesat e përbashkëta. Gjermanëve, nuk u pëlqen ta shohin botën si të ndarë midis miqve dhe armiqve. Në Gjermani, vazhdon të ketë një debat të brendshëm mbi atë se kush janë shqetësimet e vërteta për sigurinë kombëtare.
Shumë gjermanë nuk e perceptojnë kërcënimin rus si aq kritik, sa amerikanët apo edhe fqinjët e tyre në Evropën Qendrore. Nga ana tjetër, gjermanët kanë një konsensus të gjerë mbi respektimin e ligjeve ndërkombëtare; vlerave evropiane, integrimin në BE, ngushtimin e hendekut të mosbesimit midis Lindjes dhe Perëndimit por edhe komunitetit transatlantik.
Kjo mund të jetë baza, për ndërtimin e një vizioni të veprimit të përbashkët me Shtetet e Bashkuara. Që të dyja vendet duan një Evropë të plotë, të zhvilluar, të lirë dhe në paqe. Dhe që të dyja e njohin rrezikun e një skenari të ?luftës së shkurtër? – diçka të ngjashme me atë që ndodhi në Gjeorgji ose Ukrainë – në krahun lindor të aleancës.
Si një vend lider në NATO, Gjermania mund të bëjë shumë, për të garantuar që Moska ta shohë si të tmerrshme, perspektivën e fillimit të një lufte tjetër të shkurtër. Një element tjetër, është ndarja efektive e barrës. Gjermanët nuk mund të rrisin shpenzimet e tyre vjetore të mbrojtjes në 2 përqind të PBB-së deri në vitin 2031, pasi ushtria gjermane nuk mund të thithë më shpejt atë nivel investimesh.
Kjo çështje ka qenë burim sherresh mes Uashingtonit dhe Berlinit. Një propozim është që Gjermania të kontribuojë çdo vit me 0.5 përqind të PBB-së saj për gjysmëshekullin tjetër, që të ndihmojë edhe anëtarët e tjerë të Evropës Qendrore. Në këtë proces bashkëpunimi, duhet me patjetër edhe një lloj ?durimi strategjik?.
SHBA-ja duhet të jenë praktike për atë që mund të arrijë ky partneritet. Edhe për një të ardhme të parashikueshme, Gjermania do të ketë qeveri të dobëta të koalicionit. Gjithsesi, ajo nuk është një aleate e dobët. Gjermanët janë pjesëmarrës në misionin paqeruajtës në Mali. Ata po punojnë në Ukrainë dhe Ballkan. Dhe kanë trupa në Balltik.
Ndaj vlen të vlerësohet ajo çka po bën Berlini. Ndërkohë, nëse gjermanët dhe polakët do të kishin një koncept të dakordësuar mbi të ardhmen e sigurisë së Evropës Qendrore, atëherë do të kishin një ndikim të fuqishëm në Uashington. Gjithsesi samiti i Londrës, u mbyll me njoftimin se anëtarët do të ndërmarrin një ?proces reflektimi strategjik?, dhe se pjesë e tij do jetë boshti bashkëpunues gjermano-polak.
Dhe së fundmi po jo më pak e rëndësishme, Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të jenë liderja kryesore e aleancës. Ajo duhet të vazhdojë të bëjë punën e saj, dhe të përmbushë përgjegjësitë e veta brenda aleancës. Detyra kryesore, është të sigurohemi që një skenar i luftës së shkurtër, të mos shihet kurrë si një opsion i favorshëm nga Rusia apo dikush tjetër./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Thomas de Waal “The Moscow Times”* Njëzet e pesë vjet më...
Nga Newt Gingrich “Newsweek”* Sapo mora një e-mail për mbled...
Në verën e vitit 2013, një vrasës në Moskë po ecte me një bi...
Kanceri i gjirit, është kanceri më i zakonshëm që prek gratë...
Nga Anthony Zurcher “BBC”* Ndërsa zgjedhësit britanikë shkoj...
Të martën, shkrimtarit austriak Peter Handke, iu dorëzua zyr...
Robert D.Kaplan, vlerësohet gjerësisht si një nga mendimtarë...
Nga Hunter DeRensis, “National Interest”* Ish-sekretari amer...
Nga Kamilla Rzayeva “CNN”* Në botë ekzistojnë një numër dest...
“Italianët thjesht nuk janë të mirë në planifikimin afatgjat...
Ky është ndoshta një nga keqkuptimet më të mëdha në lidhje m...
Vrasja e Xhon Lenonit më 8 dhjetor 1980, shkaktoi një trondi...
Nga Konstantin Remchukov, “National Interest”* Presidenti ru...
Nga Kai Thaler “Foreign Policy”* Sa herë që protestuesit për...
Mëngjesin e 7 dhjetorit 1941, Japonia nisi një sulm të paapr...
Një studim i ri pretendon, se nga mijëra përbërës kimikë që ...
I lindur në Gjermani më 14 mars 1879, Albert Ajnshtajni u bë...
Shkencëtarët rusë nxorën së fundmi në pah ekzistencën e një ...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”Për mendjet e përqëndruara,...
Paraja është një koncept abstrakt. Dhe sot ne e marrim atë s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...