“Big Brother” global/ Një miliardë kamera, do t’iu vëzhgojnë kudo që jeni
Nga Liza Lin & Newley Purnell “The Wall Street Journal”* Tek...
* Të gjithë kanë disa pëlqime, mospëlqime, sjellje të çuditshme, apo edhe veçanëtitë e tyre. Të gjithë këto cilësi, janë ato që përbëjnë personalitetin tuaj. Fakti që të gjithë kanë personalitete unike, e bën jetën shumë më interesante (por ndonjëherë, edhe më të vështirë).
Por nga e kanë origjinën personalitetet e njerëzve, dhe pse ato janë kaq shumë të ndryshme? Gjatë 25 viteve të fundit, psikologët kanë zbuluar se personalitetet njerëzore, bashkohen rreth 5 tipareve themelore, të quajtur ?Big Five? (Pesë të Mëdhatë). Të gjithë ato mund të përshkruhen se kanë nivele të ndryshme të pajtueshmërisë, ndërgjegjësimit, neurotizmit, ekstroversionit dhe hapjes drejt përvojave të reja.
Përkundër perceptimit të zakonshëm, njerëzit nuk kufizohen vetëm në disa tipare të personalitetit. Zakonisht, asnjë njëri nuk është plotësisht një tip ekstrovert (i hapur) apo introvert (i mbyllur). Ndërsa një pakicë mund të jetë në skajet ekstreme të një tipari, shumica e njerëzve renditen diku në mes.
?Ne e dimë përfundimisht nga studimet, se njerëzit nuk klasifikohen në tipa?-thotë Kristofer Soto, psikolog në Kolegjin Kolbi në Mein, SHBA. ?Çdo tipar i personalitetit, është një dimension i vazhdueshëm. Mund të jesh shumë apo pak prej tij, dhe shumica e njerëzve ndodhen diku në mes?- thekson ai.
Por personaliteti nuk është i kufizuar vetëm tek njerëzit. Shumë studime, kanë zbuluar se kafshët, nga milingonat tek majmunët kanë personalitete, që përshkruhen po ashtu nga ?Big Five?. Universaliteti i personalitetit, flet për një origjinë evolucionare.
?Kafshët dhe njerëzit, përballen me problemet e mbijetesës?-thotë Frenk Sallouej, psikolog në Universitetin e Kalifornisë. ?Problemet e zakonshme të mbijetesës, shpalosen shumë bukur në ?Big Five?, dhe kjo është arsyeja pse ka kaq shumë vazhdimësi midis personalitetit njerëzor, dhe personalitetit të kafshëve?- thekson ai.
Për shembull, ndërgjegja përfshin sjellje si planifikimi dhe diskutimi, të cilat janë të rëndësishme tek primatët dhe gjitarët e tjerë në përkujdesjen ndaj pasardhësve, në zgjedhjen e bashkëshortëve dhe në të jetuarit në grupe. Të qenit i zoti i vetes dhe i rregullt ? aspekte këto të ndërgjegjes – sjellin dhe avantazhe evolucionare.
Një studim i vitit 2005, arriti në përfundimi se merimangat që ndërtonin rrjeta më të rregullta kapin më shumë nga preja tyre.Ndërkohë disa shkencëtarët raportuan në vitin 2011, se bletët që ishin më higjienike, dhe që largonin nga kosherja më shumë anëtarë të vdekur të kolonisë, zvogëlonin rrezikun e sëmundjeve, fitonins më shumë peshë trupore, dhe riprodhoheshin më shumë.
Disa nga këto sjellje mund të duken primitive, por gjithsesi ato janë shfaqje të personalitetit. ?Në një kuptim më të gjerë, personaliteti është shprehja e të gjitha sjelljeve që shfaqim ne dhe kafshët e tjera, dhe që na lejojnë të funksionojmë në një mënyrë të përshtatur ndaj botës?- thotë Sallouej.
Ndërkohë evolucioni mund të shpjegojë arsyen pse personalitetet ndryshojnë aq shumë nga njëri-tjetri. Në varësi të situatës, secila nga ?Big Five? mund të jetë e dobishme. Për shembull, thotë Sallouej, pajtueshmëria është diçka shumë pozitive për marrëdhëniet.
Por nëse do të kishit nën kujdestari një luan, do të ishte më mirë të kishit një personalitet më pak të përulur dhe më shumë agresiv. Për shkak se bota është kaq shumë e paparashikueshme, çdo aspekt i çdo tipari të personalitetit mund të jetë i dobishëm në periudha të ndryshme.
Një rrënjë evolucionare e personalitetit, nënkupton që tiparet duhet të trashëgohen. Prandaj, pavarësisht nëse e pranoni apo jo, shumica e personalitetit juaj rrjedh nga prindërit tuaj. Në fakt tek njerëzit, rreth gjysma e dallimeve në personalitet janë gjenetike, thotë Soto.
Pjesa tjetër e ndryshueshmërisë në personalitetin tuaj vjen nga mjedisi përreth, siç janë përvojat e jetës dhe rendi i lindjes. (Fëmijët e parë në një familje, kanë prirjen të jenë më bindës, ndërsa të dytë kanë tendencën të jenë më me humor; fëmijët më të vegjël e përdorin humorin për të lehtësuar peshën e pushtetit që kanë mbi ta më të rriturit, shpjegon Sallouej).
Ajo që ju jeni formësohet jo vetëm nga mjedisi juaj, por në një farë mase ju mundeni ta përshtasni personalitetin tuaj sipas rrethaneve. Ju mund të jeni më të ftohtë në një festë, dhe më të këndshëm në shtëpi me familjen tuaj. Por mund të shfaqni si një tip i mbyllur, nëse ju duhet të përqendroheni tek puna, ose të jeni agresiv kur angazhoheni në një sport konkurrues.
?Asnjë tipar ose shprehje e një tipari, nuk do t?ju shërbejë mirë çdo orë të ditës?-thotë Sallouej. Tek e fundit, njerëzit kanë evoluar për të mësuar nga mjediset tona. Me kalimin e kohës, kjo do të thotë që personalitetet mund të ndryshojnë. ?Gjenet tona, janë ato që na japin formën bazë të personalitetit, dhe ato janë me ne edhe kur nisim të plakemi.
Por kur kjo ndodh, kemi gjithnjë e më shumë përvoja jetësore, ndaj ka më shumë mundësi të distancoheni nga tiparet tuaja fillestare gjenetike?. Kur fëmijët bëhen adoleshentë, thekson Soto, ata pësojnë një rënie të përkohshme të pajtueshmërisë dhe ndërgjegjegjësimit.
Për shembull, ata janë më negativë ndaj të tjerëve, dhe më dembelë. Por studimet tregojnë se kur njerëzit kalojnë nga adoleshenca në moshën e mesme, gjykimet dhe sfidat e jetës, përgjegjësitë e rritura, marrëdhëniet personale dhe gjëra të tjera të ngjashme, i bëjnë ata më të pajtueshëm, më të ndërgjegjshëm, më të qëndrueshëm emocionalisht dhe më pak nervozë./Livescience- Përshtatur nga CNA.al
Nga Liza Lin & Newley Purnell “The Wall Street Journal”* Tek...
Depresioni është cilësuar si sëmundje mjekësore që shfaqet m...
A i bën feja njerëzit më të gatshëm të ndihmojnë të tjerët? ...
Nga Milton Ezrati “National Interest”* Opinioni amerikan, ës...
Nga Stephen Fidler & Laurence Norman “The Wall Street Journa...
Studiuesit po hulumtojnë nëse mungesa e kujdesit nga edukato...
Referencat për ditën e premte të datës 13, datojnë që nga ko...
Simfonia e Dhjetë e Ludwig van Beethoven, një kompozim i pap...
Vdekjet e fundit në Zelandën e Re kanë nxjerrë në pah rreziq...
Rreth 54 mijë njerëz janë evakuuar sot nga qyteti jugor ital...
Nga Julia Buckley “CNN”Kur ishte 24-vjeçe, Emanuela Marineli...
Dehidratimi shoqërohet me një rrezik më të lartë në pasjen e...
Studiuesit po hulumtojnë nëse mungesa e kujdesit nga edukato...
Ju keni lindur 100 përqind njeri, por vdisni 50 përqind alie...
Ndër politikat më të tmerrshme të zbatuara nga udhehëqësit e...
Nga Vessela Tcherneva “European Center for Foreign Relations...
Gjatë stinës së ftohtë të dimrit, gripi është një fenomen i ...
Ndërsa muaji festiv ka mbërritur sëbashku me dritat dhe ngjy...
Nga Szymek Drobniak “Cosmos Magazine”* Plakja është një duku...
Ekspertët në laboratorët e kërkimit të Microsoft kanë bërë p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...