web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas Brexit, Britania duhet të ripërcaktojë marrëdhëniet e saj me BE-në

16 Dhjetor 2019, 07:20, Blog CNA

Nga Stephen Fidler & Laurence Norman ?The Wall Street Journal?

* Londër- Fitorja e Boris Xhosonit në zgjedhjet parlamentare të së enjtes, sinjalizon përfundimin e procesit të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Pas gati 4 vitesh melodramë kombëtare mbi Brexit, Xhonson ka siguruar shumicën e nevojshme parlamentare, për të miratuar marrëveshjen e arritur prej tij me BE-në, gjë që do t?i japë mundësi Mbretërisë së Bashkuar të largohet nga unioni më 31 Janar 2020.

Ky hap do të zgjidhë divorcin mes palëve, por nuk do të zhdukë pasiguritë që ekzistojnë rreth Brexit. Sapo Britania të largohet nga BE, negociatat do të fillojnë me një pyetje komplekse dhe përçarëse:Cila duhet të jetë marrëdhënia e ardhshme e Britanisë, me bllokun e madh tregtar evropian në pragun e shtëpisë?

Debati do t?i bëjë jehonë argumenteve politike të 3 viteve të fundit mbi Brexit, dhe ka të ngjarë të shkaktojë një ndarje të qëndrueshme në politikën britanike. A duhet që vendi të pranojë normat e BE për çështje të tilla si rregulloret e punës, produktet dhe mjedisi?

Apo duhet të devijojë prej tyre, në përpjekje për t?u bërë një fuqi ekonomike e përqendruar globalisht, me më pak standarde të qarta – siç dëshirojnë disa që kanë bërë fushatë pro-Brexit, apo siç druhen shumë votues anti-Brexit? Makineria e shtetit britanik, do të kompromentohet për vite me rradhë nga pasojat e vendimit të Brexit, teksa do të eksplorojë lidhjet ekonomike me BE-në, teksa nga ana tjetër kërkon një rol të sajin në pjesën tjetër të botës.

Më 31 janar 2020, Bruksel do t?u mbyllë përfundimisht dyert diplomatëve dhe zyrtarëve britanikë. Ligjvënësit britanikë do të largohen nga Parlamenti Evropian. Pas shumë vitesh, Britania do të jetë jashtë vendimeve të BE-së. Institucionet e BE-së, janë të përshkueshme nga ndikimi i jashtëm, por ndikimi i Britanisë do të zvogëlohet shumë.

Ndërkohë mund të hapen dyer të tjera. E çliruar nga kufizimet e anëtarësimit në BE, Mbretëria e Bashkuar do të jetë në gjendje të nisë negociatat për një marrëveshjet tregtare, dhe të ketë më shumë alternativa për të vendosur mbi rregulloren e vet ekonomike.

Por këto liri, do të diktohen sërish nga natyra e marrëdhënieve të ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar me BE-në. Mënyra se si do të zgjidhet kjo, do të ketë pasoja në gjithë jetën shoqërore, politike dhe ekonomike të Britanisë. Zyrtarët evropianë, thonë se janë të gatshëm të nisin negociatat mbi këtë marrëdhënie që të nesërmen e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Që të dyja palët, kanë rënë dakord të synojnë një marrëveshje të tipit ?tarifa zero, kuota zero?, bazuar në faktin që Britania respekton shumë nga standardet e punës, mjedisit dhe të tjera të BE-së. Për Mbretërinë e Bashkuar, do të ketë një tjetër moment që do të përsërisë ndarjet e vjetra në lidhje me marrëveshjen e Brexit.

Nëse dëshiron një marrëdhënie të ngushtë ekonomike me BE, për të mos prishur modelet aktuale të tregtisë, Londra do të duhet të pranojë shumë nga rregullat e Brukselit, mbi të cilat nuk do të ketë më asnjë lloj ndikimi. Nëse dëshiron një marrëdhënie më të distancuar, ajo duhet të heqë dorë nga tregtia aktuale ndërkufitare. Por nga ana tjetër, duhet të bëjë zgjedhjet e saj, se si të rregullojë ekonominë britanike.

Për shembull:një marrëveshje të mundshme e tregtisë së lirë Britani-SHBA. Çdo lloj pakti, do të duhet të përfshijë një qasje dukshëm më të madhe për produktet e fermave amerikane në tregjet britanike. Por shumë produkte amerikane, nuk i plotësojnë standardet e BE-së.

Dhe nëse këto produkte hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar, BE do të këmbëngulë në shtimin e e kontrolleve kufitare mbi eksportet britanike, për të siguruar që mallrat jo standarde amerikane të mos hyjnë në tregun e BE-së. Dhe kjo do të shtonte mosmarrëveshjet tregtare.

Nga ana tjetër, nëse Britania do t?i përmbahet standardeve të BE-së për të lehtësuar ecurinë e tregtisë me atë që aktualisht është partnerja e saj më e madh tregtare, ajo s?do të jetë në gjendje të importojë shumë produkte bujqësore nga Shtetet e Bashkuara.

Një nga pyetjet e hershme do të jetë:Sa kohë duhet të qëndrojë vendi në periudhën tranzitore pas Brexit, kur marrëdhëniet ekonomike dhe të sigurisë mbeten në thelb të pandryshuara, dhe kur Britania mbetet ende lidhur me rregullat dhe standardet e BE-së?

Gjatë fushatës zgjedhore, Boris Xhonson iu bashkua deputetëve anti-BE, që dëshirojnë që vendi të dalë nga periudha tranzitore deri në fund të vitit të ardhshëm, për t?i dhënë Britanisë më shumë liri mbi rregulloret e veta, dhe aftësinë për të lidhur marrëveshje të tjera tregtare.

Kundërshtarët e tyre, thonë se nuk ka një kohë të mjaftueshme për të krijuar një marrëdhënie të re ekonomike dhe të sigurisë me bllokun, deri në fund të vitit të ardhshëm. Kjo pikëpamje ndahet edhe nga shumë zyrtarë evropianë. Ata duan që Mbretëria e Bashkuar, të zgjasë kalimin në kufijtë e saj kombëtarë deri në fundin e vitit 2022.

Dalja pa një marrëveshje, do të nënkuptonte tarifa dhe pengesa të tjera për tregtinë Britani -BE, perspektiva e së cilës krijon pasiguri të vazhdueshme për bizneset. Zgjedhja e Britanisë mbi marrëdhëniet e saj në të ardhmen, do jetë shumë e rëndësishme për BE-në.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e ka pranuar lirinë për t?u larguar nga rregullat e BE, dhe kjo me kalimin e kohës do të nënkuptonte që Mbretëria e Bashkuar t?i bashkohet radhës së rivalëve ekonomikë të BE-së, si Kina dhe SHBA-ja.

Një ditë pasi Xhonson nënshkroi marrëveshjen e divorcit me BE-në në tetor, Merkel tha që Londra do të paraqiste për BE-në një sfidë të veçantë në fusha të tilla si kërkimi dhe dixhitalizimi, ku ambiciet evropiane frenohen nganjëherë nga nevoja për të rënë dakord mbi rregullat e zakonshme, për çështje të tilla si privatësia e të dhënave dhe taksat.

?Atëherë do të shohim, se sa e suksesshme do jetë Britania dhe 27 vendet anëtare të BE-së?- tha ajo. Ndërkohë në politikën e jashtme dhe të sigurisë, Britania po përballet me vështirësi tregtare, edhe pse gjasat e ndryshimeve të forta në marrëdhëniet e saj me Evropën janë më të kufizuara.

Britania dhe shumica e vendeve të BE mbeten pjesë e NATO-s. Britania dhe Franca, bashkëpunojnë ngushtë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe Londra ka lidhje të forta në fushën e mbrojtjes me Parisin, Berlinin, Romën dhe Varshavën.

Britania e Madhe dhe BE-ja, janë shprehur se dëshirojnë të vazhdojnë koordinimin e politikës së sanksioneve. Dhe Brukeli ka thënë se është i hapur që Britania t?i bashkohet disa prej projekteve të reja, që synojnë ndërtimin e një industrie më të fuqishme mbrojtëse të BE-së.

Gjithashtu, Mbretëria e Bashkuar do të synojë të vazhdojë bashkëpunimin mbi bazat e të dhënave dhe agjencive kryesore të BE-së, që angazhohen në reduktimin e krimeve të rënda dhe rreziqeve nga terrorizmi, edhe pse ka të ngjarë të humbasë qasjen në kohë reale në disa informacione.

Sidoqoftë, Britanisë mund t?i duhet të bëjë një zgjedhje midis mbrojtjes së marrëdhënieve të politikës së jashtme me Evropën, dhe thellimit të partneritetit të saj post-Brexit me fuqitë e tjera, dhe në veçanti me SHBA-në. Ajo mund ta shohë vetën si më të brishtë ndaj presionit të Uashingtonit për t?u shkëputur nga aleatët e saj evropianë, dhe për të pasur një qasje më konfrontuese ndaj vendeve si Irani dhe Kina./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga