web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Misteri që rrethon ende Qefinin e Torinos, pëlhurën me të cilin dyshohet se u varros Krishti

15 Dhjetor 2019, 14:50, Blog CNA

Nga Julia Buckley ?CNN?

Kur ishte 24-vjeçe, Emanuela Marineli po shëtiste diku pranë Vatikanit në Romë, kur pa pamjene një ?fytyre të bukur të Krishtit?, të shtypur në një suvenir në dritaren e një dyqani qëmenaxhohej nga murgeshat. ?Ishte bardh e zi, me sy të mbyllur, një fytyrë e vuajtur por e qetë?
-kujtonajo.
Ajo hyri në dyqan dhe pyeti një murgeshë, se kushishte ai qe e kishte pikturuar versionin origjinal. Ajo i tha se nuk bëhej fjalë për një artist, por se ishte imazhi Qefinit të Torinos.?U befasova.Ideja që një imazh i tillë ishte shtypur në letër m?u duk qesharake.Dola nga dyqani me skepticizëm, dhe nuk e vrava më mendjen për të?.
Kjo ndodhi në vitin 1975.Sot Marineli është një nga ekspertet më të shquara në botë, që besojnë se pëlhura prej liri,mbart vërtet imazhin e fytyrës së një njeriu, dhe se ai është në fakt qefini me të cilin u varrosJezusi i Nazaretit.Por ajo nuk është e vetme.
Shumë besimtarë vazhdojnë ta admirojnë Qefinin, megjithë përpjekjet e shumta shkencore për të hedhur dyshime mbi origjinën e tij.Në pamje të parë, imazhi në ngjyrë ndryshku i burrit në pëlhurën më të famshme të lirit në botë, është i zbehtë dhe ngjan shumë si një vizatim.
Ishte ky imazh i çuditshëm që tërhoqi pelegrinët në shekullin XIV, kur ?qefini i Jezusit?, u ekspozua për herë të parë në Francë. Qefini u zhvendos në Torino të Italisë në vitin 1578, dhe që nga ajo kohë ka tërhequr miliona vizitorë në qytetin verior të Italisë. Qefini fitoi një famë botërore në vitin 1898, kur fotografi amator Sekondo Pia u bë personi i parë që e fotografoi
atë.
Kur po lante foton në studio, Pia e kuptoi se pllaka fotografike tregoi se si duket imazhi i përsosur në negativ i një burri të përgjakur dhe të mavijosur, një imazh që nuk mund të shihej me sy të lirë.Edhe para zbulimit të Pias, Qefini ishte një objekt që kishte ngjallur shumë debate. Në vitin 1390, Pierre d?Arkis, peshkopi francez i Truasë i shkruante Papës, duke e cilësuar atë të rremë, dhe të fabrikuar për të tërhequr turistët.Por ithtarët e Qefinit, këmbëngulin se njeriu në figurë, është pikërisht është Jezu Krishti.Ndërkohë skeptikët thonë se ai është falsifikuar në një mënyrë shumë profesionale gjatë Mesjetës.
Analizat shkencore të kryera mbi të në vitin 1988 përmes radiokarbonit, përcaktoi se Qefini e kishte origjinën në vitet 1260-1390. Megjithatë, të krishterët dhe jotë krishterët, vazhdojnë të shkojnë në Katedralen e Torinos për të parë artifaktin.
?Largimi nga qendrat tona moderne urbane, për ta gjetur veten para imazhit të lashtë të Zotit tonë të krijon një ndjenjë të papërshkrueshme paqeje?-thotë Atë Frensis Mërfi, një prift katolik nga Britania e Madhe. ?Edhe nëse nuk është në program, grupet e turistëve pyesin zakonisht nëse mund të shkojnë dhe ta shohin atë?- thotë Davide Kabodi, një guidë në Torino, që shoqëron vizitorët për të parë Qefinin.
Për shkak të brishtësisë së tij, ai mbahet brendanjë kutie xhami të bërë me porosi. Ajo është ekspozuar në mjedis vetëm me urdhër të Papës.Hera e fundit që kjo ndodhi ishte në vitin 2015,me urdhër të Papa Françeskut.Mbi 2 milionë njerëz qëndruan në radhë për të parë nga afër Qefinin e Torinos.
Popullariteti i tij nuk tregon asnjë shenjë rënie, pavarësisht datës që përcaktontesti i radiokarbonit, dhe përkundër refuzimit të Kishës Katolike për t?u prononcuar zyrtarisht mbi Qefinin. ?Reliket?, janë objekte të cilat Kisha i beson si të vërteta, por Qefini nuk klasifikohet
si një relike.
Papa Françesku e ka quajtur një ?ikonë të një njeriu të kryqëzuar?. Gjithsesi, besimtarët duan që ta shohin atë. Për Pam Mun nga Britania e Madhe, Qefini ishte thelbësor për konvertimin e saj në katolicizëm.E martuar me një prift anglikan, ajo e shihte dikur Qefinin si anëtare e Kishës Anglikane.
?Për mua, Qefini është ilustrimi më i jashtëzakonshëm i vuajtjes së Krishtit.Është një paraqitje e shkurtër e ringjalljes?- thotë ajo. Mun thotë se nuk do ta braktiste Qefinin, dhe nëse do të mendonte se aiështë i rremë.Mun ka blerë kopje të madhësisë së Qefinit, dhe vazhdon ta ekspozojë në Britani.
Kristofer Frenç, profesor i psikologjisë në Universitetin Goldsmiths në Londër dhe ekspert mbi besimet paranormale, e quan Qefinin ?një objekt vërtet interesant?.Ai mendon se tërheqja e madhe, i detyrohet famës që ka pasur në shekujt e kaluar, para të dhënave të radiokarbonit.
?Deri në atë moment, Qefini ishte një mister i mirëfilltë, dhe për shumë njerëz ai e ka ende atmosferën e një misteri. Dhe nëse beson se me këtë pëlhurë është mbështjellë dikur trupi i Krishtit, kjo ka një domethënie të jashtëzakonshme fetare?- thekson ai.
Frenç e vë theksin tek teoria e ?ngjitjes?, ideja që një objekt që ka qenë në kontakt me një person të veçantë, mund të marrë elemente të karakterit të tyre. Kjo është arsyeja pse ne paguajmë qindra dollarë, për një send që ika përkitur dikur një ylli të muzikës pop, dhe pse askush nuk dëshiron të jetojë në shtëpinë e një vrasësi.
Të qënit afër diçkaje, që mund të ketë prekur Birin e Zotit, ështëpër besimtarët, një mënyrë për t?u afruar me të.Ai shton gjithashtu se ?paragjykimi më i fortë konjitiv, është ai i konfirmimit?.?Ne e kemi shumë më të lehtë të gjejmë prova, që mbështesin atë që duam të jemi vërtet?- thotë ai.
Pra, duke parë Qefinin, që duket se përputhet me plagëte përshkruara gjatë kryqëzimit të Jezusit, është në natyrëntonë njerëzore të dëshirojmë ta besojmë atë.Ekperti mjeko-ligjor zviceran Maks Frei-Sulcer, kreu në vitin 1978 disa testime mbi Qefinin.Ai arriti në përfundimin se nga 58 ekzemplarët e polenit në pëlhurë, tre të katërtat vinin nga bimët autoktone që rriten në rajonin e Palestinës.Vetëm 17 ishin nga bimët, gjenden gjithashtu në Francë dhe Itali.
Ata që besojnë në vërtetësinë e tij, thonë se të dhënat e karbonit janë të gabuara.Ata hipoteizojnëse ndoshta mostrat e testuara janë marrë nga një pjesë e pëlhurës, që ishte ripunuar në periudhën mesjetare, apo që një tërmet i shekullit I në Jeruzalem, mund të ketë prishur rezultatet.Debatet dhe misteri vazhdojnë./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga