Pse Kina nuk është aq e fortë sa duket
Nga Milton Ezrati “National Interest”* Opinioni amerikan, ës...
A i bën feja njerëzit më të gatshëm të ndihmojnë të tjerët? Për shumë njerëz, përgjigja është mëse e qartë. Mbi të gjitha, moralizimi mbi aspektet e një sjelljeje etike, ku përfshihet edhe bujaria, është një ndër funksionet kryesore të fesë, thonë ata.
Feja i nxit njerëzit të jenë pro-socialë. Pa besime fetare, shoqëria do të ishte një vend egoistësh, një ferr i vërtetë në Tokë. Ndërkohë, të tjerët arrijnë në një përfundim të kundërt në lidhje me dobinë e fesë. Ata tregojnë historinë e gjatë të mizorive të lidhura me fenë, nga Kryqëzatat e deri tek djegiet e njerëzve me akuzën e të qenit shtriga, deri tek mizoritë e sotme të kryera nga ISIS dhe militantët Hindu në Indi.
Nga ky këndvështrim, fetë i kanë sjellë njerëzimit mjerim, dhe ne do të ishim më mire të mos kishim asnjë prej tyre. Disa studime të fundit, kanë ndihmuar në zgjidhjen e këtij debati. Shkolla e Filantropisë Familjare në Universitetin e Indianës në SHBA, gjeti ?një lidhje thelbësore midis fesë dhe bujarisë?.
Sipas studimit, ata që besonin në një fe të caktuar, ishin 2 herë më shumë bujare, se sa ata që nuk kanë një lidhje të tillë. Ky përfundim, është në përputhje me studimet e tjera, që tregojnë një lidhje midis shkuarjes në kishë, dhe ndihmës ndaj atyre që janë më në nevojë.
Frekuentimi i përjavshëm i Kishës, luante një rol të rëndësishëm në shfaqjen e bujarisë. Ndërsa nuk kishte asnjë ndryshim në bujarinë e atyre, që kishin qenë në Kishë një muaj më parë, apo atyre që nuk kishin shkuar 6 muajt e fundit. Pra ata që shkonin në kishë çdo javë, ishin dukshëm më bujarë se të tjerët.
Një eksperiment i kryer nga psikologu Ara Norenzajan, nga Universiteti i Kolumbias Britanike, duket se i konfirmon këto gjetje. Ai zbuloi se njerëzit me nje afërsi të madhe me fenë, i bënte ata më bujarë ndaj të tjerëve. Ja cili ishte eksperimenti i tij:disa njerëzve iu kërkua të korrigjojnë gramatikën e disa fjalive, një pjesë e të cilave përfshinin fjalë fetare, siç janë ?Zoti? dhe ?Hyjnor?.
Disa të tjerë, u udhëzuan të korrigjonin fjali që nuk përmbanin fjalë të tilla. Pasi dolën nga dhoma, subjektet e eksperimentit gjetën një shumë prej 10 dollarësh në monedha metalike në një tryezë, me një shënim që u thoshte se mund të merrnin sa para që donin. Ajo që mbetej, do të shkonte për personin tjetër.
Ata që u morën me fjalitë pa terma fetare, u lanë mesatarisht të tjerëve më pak se 2 dollarë. Ndërsa ata që redaktuan fjalitë me terma fetare, u lanë mbi 4 dollarë. Një aspekt interesant i studimit, është se nuk ka rëndësi nëse vetë personi që u mor me termat fetarë ishte apo jo fetar. Në fakt, rreth gjysma e tyre thanë se nuk besonin në ndonjë fe, megjithatë ishin po aq bujarë sa ata që besonin në një fe të caktuar.
Pra ishte jo feja, por vetë fjalët ato që duken se bënë diferencën. Norenzajan shpjegon se ?Njerëzit e vëzhguar, janë njerëz të sjellshëm?. Përballja me termat fetare, ka të ngjarë t?i nxisë njerëzit të mendojnë se Zoti i sheh dhe po i gjykon. Një studim tjetër po nga Norenzajan, testoi nëse ishte gjuha fetare ajo që ndikonte në bujarinë e njerëzve.
Në një eksperiment të mëvonshëm në vend të termave fetare, subjektet ndeshën në fjalë që lidheshin me qytetarinë e mirë, si ?juri qytetare? dhe ?gjykata. Ata që u ekspozuan ndaj fjalëve të tilla, kishin thuajse të njëjtin nivel bujarie me njerëzit që u morën me tekstet që kishin lexuar fjalë që lidhen me fenë.
Pra ka shumë prova që tregojnë se organizatat fetare, mund të luajnë një rol të dobishëm në inkurajimin e bujarisë. Ndonëse duhet shtuar se gati 75 për qind e bamirësisë shkon zakonisht për kongregacione dhe organizata jofitimprurës me përkatësi fetare. Por është ndërkohë e qartë, që edhe komunitetet laike, mund t?i shërbejnë të njëjtit funksion./Psichologytaday- Përshtatur nga CNA.al
Nga Milton Ezrati “National Interest”* Opinioni amerikan, ës...
Nga Stephen Fidler & Laurence Norman “The Wall Street Journa...
Studiuesit po hulumtojnë nëse mungesa e kujdesit nga edukato...
Referencat për ditën e premte të datës 13, datojnë që nga ko...
Simfonia e Dhjetë e Ludwig van Beethoven, një kompozim i pap...
Vdekjet e fundit në Zelandën e Re kanë nxjerrë në pah rreziq...
Rreth 54 mijë njerëz janë evakuuar sot nga qyteti jugor ital...
Nga Julia Buckley “CNN”Kur ishte 24-vjeçe, Emanuela Marineli...
Dehidratimi shoqërohet me një rrezik më të lartë në pasjen e...
Studiuesit po hulumtojnë nëse mungesa e kujdesit nga edukato...
Ju keni lindur 100 përqind njeri, por vdisni 50 përqind alie...
Ndër politikat më të tmerrshme të zbatuara nga udhehëqësit e...
Nga Vessela Tcherneva “European Center for Foreign Relations...
Gjatë stinës së ftohtë të dimrit, gripi është një fenomen i ...
Ndërsa muaji festiv ka mbërritur sëbashku me dritat dhe ngjy...
Nga Szymek Drobniak “Cosmos Magazine”* Plakja është një duku...
Ekspertët në laboratorët e kërkimit të Microsoft kanë bërë p...
Ideja se shumica e aksidenteve shkaktohen nga gratë shofere ...
Nga James Jay Carafano, “National Interest”* Shumëkush prete...
Nga Thomas de Waal “The Moscow Times”* Njëzet e pesë vjet më...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...