Si të dobësoheni duke pirë ujë
Uji luan një rol thelbësor për shëndetin e njeriut, duke për...
Festa e Krishtlindjeve shquhet për atmosferën e saj magjike e cila fillon të ndihet që me ardhjen e muajit që mbyll vitin. Edhe pse fryma festive është e ngjashme, në vende të ndryshme të botës ka tradita specifike që shoqërojnë festën e Krishtlindjeve. Njohja me traditat e disa prej këtyre vendeve, plotësojnë tablonë e kësaj feste.
Në Filadelfia
Në Filadelfia fëmijët presin Babagjyshin në dritare së bashku me prindërit e tyre, Ndërkohë, të rriturit tregojnë historinë e Babagjyshit me detaje magjike, më pas hahet darka tipike e vigjiljeve. Por çfarë gatuajnë banorët e këtij vendi për këtë festë? Proshutë Krishtlindjesh (një lloj mishi i pjekur), i shoqëruar me patate, panxhar të kuq dhe sallatë. Për ëmbëlsirë konsumojnë kek të vegjël me kanellë, xhenxhefil dhe reçel kumbulle. Sapo përfundojnë së shijuari, të vegjlit flenë mbi jastëk të mëdhenjtë pranë dritareve dhe si me ?magji?, në mëngjes, gjejnë pakot me dhurata poshtë pemës së Krishtlindjeve.
Në Poloni
Përgatitja e një darke speciale për vigjilje, është një traditë polake. Polakët gatuajnë dhe u shërbejnë miqve dhe të afërmve plot dymbëdhjetë pjata të ndryshme (si 12 dishepujt). Menuja, zakonisht, përmban supë me panxhar, ravioli, kërpudha, makarona me mbushje, si dhe pjata me bazë peshkun harengë dhe krapin. Për të mos u harruar, është edhe një pjatë e madhe e mbushur me ?wafer? (ëmbëlsirat tradicionale të meshës): personat e pranishëm në tavolinë, hanë secili nga një prej tyre në nder të lindjes së Jezusit Fëmijë dhe pikërisht për të, rezervojnë edhe një vend bosh në tavolinë. Në Poloni, pema e Krishtlindjeve zbukurohet pikërisht mbrëmjen e 24 dhjetorit.
Në Austri
Në Austri, traditat e festimeve të Krishtlindjes fillojnë qysh në 5 dhjetor me ?çorapet? e mbushura me ëmbëlsira dhe karamele. Por, sipas zonave dhe provincave, ekzistojnë shumë tradita, të cilat duhen respektuar dhe rituale që duhen ndjekur. Për shembull, në Korintia, të gjithë së bashku përgatisin ?Kletzenbrot? ( një lloj buke me dardha të thata) dhe sallam me lakër turshi (ushqim tipik austriak për të festuar Krishtlindjet). Në Salzburg, gatuhet ?Bachlkoch?, një përzierje e qumështit me miellin, ndërsa më pas ndihet kudo rënia e një kambane magjike, e cila sinjalizon ardhjen e Krishtlindjeve.
Në Zvicër
Fëmijët zviceranë e zbukurojnë shtëpinë me dekorime të veçanta prej fijesh kashte dhe me lule të kuqe, blu dhe rozë. Por jo vetëm kaq; me rastin e Krishtlindjeve, atje përgatiten edhe biskota të veçanta të cilat vendosen në çdo dhomë pranë dritareve, për të ?thirrur? Babagjyshin. Mbrëmjen e vigjiljes, për të ngrënë përdoret një supë speciale prej orizi me salsiçe dhe me qofte mishi.
Shumë i përzemërt në Zvicër është edhe festimi i Santa Luçias (më 13 dhjetor). Me këtë rast, vajza e madhe (ose mamaja, nëse shtëpia ka vetëm fëmijë meshkuj) vishet si Babagjyshi: me një mjekër të bardhë, me brez të kuq dhe një kurorë me drita të ndezura. E veshur në këtë mënyrë, ?Santa Luçia?, sjell një qese të madhe të mbushur me ëmbëlsira për të gjithë familjen.
Në Meksikë
Në Meksikë, festa e Krishtlindjeve zhvillohet nëntë ditë para datës 25 dhjetor. Quhet ?Las navidades? dhe festimet zhvendosen nëpër kishat kryesore të vendit. Gjatë këtyre ditëve, të cilat simbolizojnë shtatzëninë e Marias, në çdo shtëpi përgatiten dhuratat e mëdha të mbështjella me letër të kuqe. Disa prej tyre mbushen me frutat e stinës, fishekzjarrë dhe kallame sheqeri.
Në prag të përfundimit të nëntë ditëve, zhvillohet një shfaqje e shkurtër, e cila njihet si ?Las posadas?. Një çift troket derë më derë me qirinj të ndezur, duke personifikuar Jozefin dhe Marian që kërkojnë një vend për të kaluar natën, ashtu siç ndodh para Lindjes së Krishtit. Në mesnatë, të gjithë së bashku këndojnë dhe hapin dhuratat me bastunë, më pas shtrihen në tokë në kërkim të frytit më të mirë./CNA.al
Uji luan një rol thelbësor për shëndetin e njeriut, duke për...
Nga John F.Harris, Alex Isenstadt & Daniel Lippman “Politico...
* Të gjithë kanë disa pëlqime, mospëlqime, sjellje të çudits...
Nga Liza Lin & Newley Purnell “The Wall Street Journal”* Tek...
Depresioni është cilësuar si sëmundje mjekësore që shfaqet m...
A i bën feja njerëzit më të gatshëm të ndihmojnë të tjerët? ...
Nga Milton Ezrati “National Interest”* Opinioni amerikan, ës...
Nga Stephen Fidler & Laurence Norman “The Wall Street Journa...
Studiuesit po hulumtojnë nëse mungesa e kujdesit nga edukato...
Referencat për ditën e premte të datës 13, datojnë që nga ko...
Simfonia e Dhjetë e Ludwig van Beethoven, një kompozim i pap...
Vdekjet e fundit në Zelandën e Re kanë nxjerrë në pah rreziq...
Rreth 54 mijë njerëz janë evakuuar sot nga qyteti jugor ital...
Nga Julia Buckley “CNN”Kur ishte 24-vjeçe, Emanuela Marineli...
Dehidratimi shoqërohet me një rrezik më të lartë në pasjen e...
Studiuesit po hulumtojnë nëse mungesa e kujdesit nga edukato...
Ju keni lindur 100 përqind njeri, por vdisni 50 përqind alie...
Ndër politikat më të tmerrshme të zbatuara nga udhehëqësit e...
Nga Vessela Tcherneva “European Center for Foreign Relations...
Gjatë stinës së ftohtë të dimrit, gripi është një fenomen i ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...