Fotografimi i “vrimës së zezë”/ Arritja më e madhe shkencore e 2019
Imazhi i parë i një vrimë të zezë i kapur nga Event Horizon ...
Krishtlindja është festa kryesore e besimtarëve të krishterë, por edhe festa kryesore e çdo fundviti në botë. Krahas kremtimit të lindjes së Jezu Krishtit, kjo festë shoqërohet edhe me pemën e krishtlindjeve dhe Santa Klausin, ose Babagjyshin e Vitit të Ri, që i sjell dhurata fëmijëve. Po si lindën këto tradita?
Ai lindi vërtet Jezusi në vitin 0?
Jo, ai nuk lindi në vitin e parë të erës sonë, por më pas ose thuajse me siguri më parë. Sipas shumicës së studiusve, rreth vitit 6-7 të erës sonë. Nga katër ungjillorët kanonikë, dy (Marku dhe Gjoni) nuk thonë asgjë për këtë temë; i treti i kushton vetëm një varg të shkurtër Krishtlindjeve: ?Jezusi lindi në Betlehem të Judesë, në kohën e mbretit Herod?(Mateu, 2: 1). Vetëm Ungjilli i Lukës, jep disa detaje të tjera.
A lindi ai më 25 dhjetor?
Data e 25 dhjetor, kur të krishterët katolikë kremtojnë lindjen e Jezusit, është konvencionale dhe është e dokumentuar në kalendarët e festave fetare, që nga shekulli III-IV të erës sonë. Ata që gërmojnë në rrënjët e festës kristiane, nuk gjejnë ndonjë dishepull, por një perandor pagan romak dhe një Papë.
Perandori ishte Aureliani që duke dashur të unifikojë kulturalisht botën romake, vendosi në vitin 274 me dekret një Zot të barabartë për të gjithë subjektet (Sol invictus), duke e caktuar festën (Dies natalis) menjëherë pas solcistit dimëror, kur ditët nisin të zgjaten sërish.
Kështu, të krishterët e gjetën gati Krishtlindjen. Dhe ata e zëvendësuan diellin me Jezusin. Pastaj erdhi Papa Xhulio I. Ka qenë ndoshta ai që e shpalli zyrtarisht festën në fund të dhjetorit. Kjo ndodhi në vitin 352, kur Krishterimi kishte vetëm 40 vjet që ishte ligjëruar.
Kush e ka bërë pemën e parë të Krishtlindjeve?
Sipas legjendës, ishte Shën Bonifaci rreth viteve 673-754, që për të konvertuar popujt gjermanikë, rrëzoi një dru lisi që ishte i shenjtë për paganët. Për të shlyer fyerjen që u kishte bërë fiseve pagane, u dhuroi një bredh të vogël të cilin e dekoroi duke vendosur në të qirinj të ndezur, të cilat simbolizonin zbritjen e Shpirtit të Shenjtë në tokë, me ardhjen e ?foshnjës Jezus?. Një kuriozitet:vetëm në SHBA priten çdo vit rreth 40 milionë pemë për Krishtlindje.
Pse vendosen dhuratat poshtë pemës së Krishtlindjeve?
Ky zakon vjen nga Evropa Veriore. Por dhuratat nuk i sjell vetëm Santa Klausi, po edhe Shën Nikola i Barit, Shën Luçia, dhe Shën Martini.
Kush e ka shpikur Babagjyshin dhe Santa Klausin?
Santa Klaus është personazh i Klement Mur në vitin 1823, që shkroi poezinë ?Ishte nata para Krishtlindjeve?, për të argëtuar fëmijët e tij mbrëmjen e 24 dhjetorit. Santa Klaus i ngjan një xhuxhi në mitologjinë vikinge, që udhëton mbi një slitë të tërhequr nga një dre.
Kush është kënga më e famshme moderne e Krishtlindjeve?
Është kënga ?White Christmas? (Krishtlindje të bardha), kompozuar nga Irving Berlin në vitin 1940. Ajo u këndua për herë të parë nga Bing Krosbi në ditën e Krishtlindjes së vitit 1941, gjatë një programi radiofonik në NBC. Krosbi e regjistroi atë në vitin1942, ndërsa kënga fitoi çmimin e këngës më të mirë në vitin 1943.
Që nga ajo kohë, shumë artistë e kanë kënduar dhe regjistruar këtë këngë, por varianti i Krosbit ka qenë më i shituri në histori për 50 vjet me radhë, me rreth 50 milionë kopje. Ai u kalua në renditje vetëm në vitin 1997 nga kënga ?Candle in the wind? e këngëtarit britanik Elton Xhon, në funeralin e Princeshës Diana./Përshtati në shqip CNA.al
Imazhi i parë i një vrimë të zezë i kapur nga Event Horizon ...
Nesër, me datë 22 dhjetor në orën 05:19 të mëngjesit, dimri ...
Administrata Trump po mëson se tërheqja nga Lindja e Mesme n...
Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh që ndërprerjet e va...
Nga Grady Means “The Hill”* Impeachment i jep presidentit am...
Nëse kërkimet psikologjike na kanë mësuar ndonjë gjë, ky ësh...
Meqenëse festat na zënë zakonisht me njerëzit të dashur, me...
Ndryshimi i temperaturave dhe klima përgjithësisht e ftohtë ...
Nga Steven Keil “Defense News”* Pavarësisht nëse ishte një “...
Në çfarë ore e hani drekën dhe darkën? Sot rrugët e qyteteve...
Është mirë kur mëson dhe je i vetëdijshëm mbi çfarë ndodh rr...
Nga Olivier Burkeman, The GuardianMësuesja Zen, Charlotte Jo...
Kompozitori gjerman Ludvig van Betoven, ishte një figurë ven...
Nga Paul Wang “Modern Diplomacy”* Ekspertët dhe politikanët ...
Festa e Krishtlindjeve shquhet për atmosferën e saj magjike ...
Uji luan një rol thelbësor për shëndetin e njeriut, duke për...
Nga John F.Harris, Alex Isenstadt & Daniel Lippman “Politico...
* Të gjithë kanë disa pëlqime, mospëlqime, sjellje të çudits...
Nga Liza Lin & Newley Purnell “The Wall Street Journal”* Tek...
Depresioni është cilësuar si sëmundje mjekësore që shfaqet m...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...