Protestuesit para selive/ Balla: Kush qëndron pas tyre e ka gabim, mund të çojnë në vëlla-përplasje
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Vatikani është një vend misterioz. Ka shumë zëra mbi përmbajtjen e arkivave të tij të fshehta, të cilat mund të vërtetojnë ose hedhin poshtë shumë nga besimet dhe bindjet që kanë sot njerëzit. Ja çfarë mund të fshihet në Selinë e Shenjtë:
Dëshmi se Jezusi ka ekzistuar (ose nuk ka ekzistuar)
Nëse Jezu Krishti ka ekzistuar apo jo, kjo është diçka e diskutueshme midis besimtarëve dhe jo-besimtarëve. Sidoqoftë, disa pretendojnë se Kisha Katolike mund të ketë tashmë një përgjigje për këtë pyetje të vjetër, dhe ajo ndodhet në arkivat sekrete të Vatikanit. Aty mund të ruhet dokumentacioni i linjës së trashëgimtarëve të Jezusit.
Por kjo është vetëm maja e ajsbergut. Disa teoricienë, pretendojnë se Vatikani mund të jetë duke fshehur prova që verifikojnë ekzistencën e Krishtit, ose që vërtetojnë se Jezusi, ose të paktën ai që përshkruhet në Bibël, nuk ka ekzistuar kurrë. Kjo dëshmi, mendohet se vjen nga letërkëmbimi origjinal midis perandorit romak Neron dhe Shën Palit.
Artefakte fetare të rëndësishme
Ekzistojnë shumë objekte legjendare, që lidhen me fetë Judeo-Kristiane në përgjithësi, dhe Katolicizmin në veçanti. Sigurisht, ato mendohen se kanë humbur, apo se disa prej tyre mund të mos kenë ekzistuar. Shumëkush pyet se ku ndodhet kryqi ku u kryqëzua Jezusi? Po Arka e Besëlidhjes? Graali i Shenjtë ? Kurora me tela me gjemba që iu vendos Krishtit, në momentin e keyqëzimit? Disa besojnë, se ato gjenden që të gjitha në arkivat sekrete poshtë Vatikanit.
Projekti i një makine fluturuese të çuditshme
Lourenço de Gusmao, ishte një prift brazilian i magjepsur pas fluturimit dhe lundrimit. Në vitin 1709, ai ndodhej në Lisbonë të Portugalisë, kur lexoi për herë të parë mbi zbulimet e fizikantit anglez Isak Njuton. Aty ai pa sesi ajri i nxehtë pranë flakes së qiriut, ngriti lart në ajër një flluskë sapuni.
Kjo e nxiti të kryente shumë eksperimente publike, të cilat kulmuan me krijimin e pajisjes së parë fluturuese më të lehtë se ajri: një version i vogël i balonës me ajër të nxehtë. Krijimi i tij i fundit, ishte një pajisje misterioze fluturuese, modelet e së cilës janë në pronësi të Vatikanit. Makina e njohur si ?Passarola?, kishte një strukturë komplekse.
Gjithcka për Illuminati-n
Shumë teoricienë të konspiracionit, besojnë se Iluminati, një shoqëri sekrete e krijuar disa shekuj më parë, kontrollon ende sot arkivin sekret të Vatikanit. Por kjo bindje buron ndoshta nga një keqkuptim i thjeshtë. Ndërsa arkivat janë jashtëzakonisht ekskluzive, mbi ato nuk ka asgjë ?sekrete?.
Nëse shihni emrin e plotë të arkivit ?Archivum Secretum Apostolicum Vaticanum?, termi ?secretum? nuk do të thotë në fakt ?sekret? në një kuptim konfidencial. Një përkthim më i aktë do të ishte ?arkivat private të Vatikanit?, që është shumë më pak tërheqës, sesa termi ?arkivat sekrete?, që nënkupton zakonisht shumë dije të ndaluara.
Dëshmi të një Pape grua
Papa Joani, një Papë grua që e drejtoi Kishën diku rreth vitit 855, është një temë delikate për Kishën Katolike. Dhe kjo pavarësisht se ajo përmendet në të paktën 500 tekste historike. Thuhet se Joana i shpëtoi dhunës dhe varfërisë së epokës, duke u maskuar si një prifti i quajtur Xhon Anglikus, Gjoni Anglez.
Ajo ishte e aftë dhe shumë popullare, duke arritur të ngjisë shkallët e hierarkisë kishtare deri në rangun e kardinalt, dhe në fund u zgjodh Papë. Ato kohë ishin të trazuara dhe të dhunshme në Romë. Papët dhunoheshin shpesh për vdekje nga klerikët ambiciozë.
Shumë tekste thonë se ajo u zgjodh gjatë kohës që ishte shtatzënë, dhe se e lindi fëmijën në mesin e një shërbese fetare. Ajo dhe fëmija u vranë nga turma. Por disa tekste të tjera, pretendojnë se ajo u dërgua në një manastir, dhe se fëmija u bë më vonë një peshkop. Kisha nuk është një dashamirëse e historisë së Papës Joan. Dhe studiues të ndryshëm, thonë se ajo nuk është asgjë tjetër veçse një legjendë e çuditshme.
Papa Françesku, lajmëtar i fundit të botës
Nëse i besojmë Profecisë së Petrus Romanus – e njohur ndryshe si Profecia e Papëve ? Papa Françesku është papa i fundit, dhe një lajmëtar i fundit të botës. Profecia u shkrua në vitin 1143 nga Arqipeshkvi i Armag, që ishte duke vizituar Papën Inncentin II në Romë, kur pa një vizion të çuditshëm për ?papët e ardhshëm?, me një gjuhë frazash misterioze që i përshkruan ato. Sipas tij papa i fundit në listë – për të cilin profecia pretendon se është një shenjë e ditëve të fundit të botës – është ai që quhet ?Petrus Romanus? ose Pjetri Roman. Disa e lidhin atë pikërisht me Papa Françeskun.
Fytyra e vërtetë e Krishtit
Ekziston një teori, sipas së cilës arkivi sekret i Vatikanit, mund të përmbajë disa ?përshkrime bashkëkohore të Jezusit?, pra portrete zyrtare të pikturuara nga njerëzit, që e takuan atë në jetën reale. Por gjykuar mbi artin e bashkësive hebraike në atë periudhë kohore, ngjan shumë e vështirë që dikush të ketë qenë në gjendje të bënte një portret të Jezusit, me cilësinë e veprave të Rilindjes.
Kockat misterioze të Shën Pjetrit
Nëntë pjesë nga eshtrat që Vatikani i paraqet si ato të Apostullit të Parë, Palit, u gjetën në vitin 1939 në një nekropol nën bazilikën e Shën Pjetrit. Në vitin 2013, Papa Françesku, i prezantoi vetë eshtrat e supozuara të papës së parë para publikut në meshën e të dielës.
Thuhet se një punëtori të bazilikës, i ishte thënë t?i vendoste ato brenda një arkivoli me mbishkrimin ?Petros Eni? (nga greqishtja ?Pjetri është këtu?). Por ai i vendosi në një kuti këpucësh, dhe i ruajti në një dollap. Dekada më vonë, studiuesja Margerita Guarduçi i zbuloi rastësisht, dhe njoftoi Papa Palin VI.
Të gjithë papët që atëherë, nuk kanë dhënë një përgjigje të prerë nëse kockat janë 100 për qind ato të Shën Pjetrit. Në vitin 1968, Pali VI tha se eshtrat ishin ?identifikuar në një mënyrë, që ne mund ta konsiderojmë bindëse?. Por shumë arkeologë nuk pajtohen me këtë gjë./Toptenz.net-Përshtatur nga CNA.al
Nga Carmen Paun “Politico.eu”* Unë isha vetëm 4-vjeçe, kur p...
Fundi i mandatit të kancelares Angela Merkel po afrohet. Po ...
Përgjatë shekujve, pushtues të ndryshëm kanë dërguar ushtrit...
Nga Stefano Bonino & Andrea Beçaro “The Washington Post”* Më...
Meskiniteti dhe dashakeqësia e Steve Jobs-it si kompleksitet...
Shëndeti i mirë i trurit do të thotë edhe shëndet i mirë i t...
Ndershmëria është pasuri e madhe – por aktualisht gënjeshtra...
Nga Steven Erlanger “The New York Times”* Donald Tusk u rrit...
Në mesin e një kasaphane që sapo kishte nisur gjatë Luftës s...
Festat e fundvitit kanë një aftësi të çuditshme për të na sh...
Astma cilësohet si një ndër sëmundjet më të rënda, për arsye...
Nga Boris Cheval, Matthieu Boisgontier & Philippe Sarrazin “...
Si u krijuan gati 6.000 gjuhët, që janë folur ose fliten sot...
Nga Dina Khrennikova, Anna Shiryaevskaya & Daryna Krasnoluts...
Nga Gavin Mortimer “Spectator”E mbani mend kohën kur Boris X...
Dhuratat e Krishtlindjes kanë fuqinë të përcjellin më së mir...
Krishtlindjet janë sot festa kryesore e fesë kristiane, por ...
Nga Dilek Kutuk “Daily Sabah”* Procesi i evropianizimit në v...
Nuk ka gjë më të bukur sesa të kremtosh festa e fundvitit, p...
Nga Ross Douthat “The New York Times”* Në fillim të muajit n...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...