Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Nga Adrian Lobe ?Suddeutsche Zeitung?
* Kompanitë e mëdha të teknologjisë, janë të fiksuara pas parashikimit të sjelljes njerëzore. Kështu ?Auto-correct? e di se çfarë fjalë do të shkruajmë, ndërsa ?Amazon? e di se cilin libër do të blejmë herës tjetër. Qeveritë po përdorin prej disa kohësh algoritmet dhe analizat, për të parashikuar sjelljen e qytetarëve të tyre.
Në shumë vende, policia ka tashmë në dispozicion të ashtuquajturin ?softuer parashikues?, që përdor të dhëna të ndryshme për të vlerësuar mundësinë e krimeve, që mund të ndodhin në të ardhmen. Në Çikago të SHBA-së, bashkia ka zhvilluar një algoritëm që parashikon shkeljet e higjenës së ushqimit në restorante.
Në Britaninë e Madhe, autoritetet po përdorin analizën e shumë të dhënave, për të parashikuar rastet e abuzimit të fëmijëve. Në Gjermani, qeveria po planifikon të përdorë një sistem të inteligjencës artificiale, AI, për të parashikuar krizat ?e mundshme? përpara se ato të lindin.
Disa muaj më parë, kompania e njohur e konsulencës ?Deloitte?, bëri publike një raport që përshkruan tendencat e ndryshme të qeverisë, ku më e habitshmja është ajo e ?qeverisë parashikuese?.
?Zhvillimet më të fundit në fushën e programimit neuro-gjuhësor, makineritë që mësojnë dhe ato të të folurit dhe njohjes së imazhit, u kanë dhënë mundësi qeverive të parashikojnë problemet e mundshme që mund të shfaqen në vend, në mënyrë që të reagojnë në kohë ndaj tyre?- thotë raporti.
Këto programe, mund të shmangin një gamë të gjerë problemesh, nga krimi, të pastrehët, deri tek aksidentet rrugore. Ndërsa përdorimi i kësaj teknologjie po zgjerohet, qeveritë do të shndërrohen në një sistem teknokratik të vlerësimit dhe menaxhimit të rrezikut.
Kjo qasje e re ndaj politikës, do të krijojë jo vetëm një bazë të re për ushtrimin e pushtetit, por edhe për miratimin e rregullave të reja. Nuk do të jenë më vendimmarrësit ose politikanët, që do të vendosin se çfarë përbën një krizë, por zhvilluesit e programeve kompjuterike.
Kur një softuer i zhvilluar nga kompania amerikan IBM – ose SAP në rastin e ushtrisë gjermane – identifikon çdo lloj krize ndaj të cilës duhet të reagojnë politikanët, kjo krijon një lloj lobimi, pasi zhvilluesit e programeve fitojnë ndikim mbi politikën, përmes një sistemi që supozohet se bazohet mbi prova.
Ky lloj privatizimi dhe mekanizimi i politikës, është një jetësim i shteteve utopike libertariane, një dukuri të cilën ekspertët e kanë parashikuar që dekada më parë, ku strukturat qeveritare ndikohen nga tregu. Është një sistem i bazuar mbi një kuptim shumë të veçantë të politikës, në të cilën një çështje politike i mohohet legjitimiteti, përpara se ajo të politizohet.
Qeveria parashikuese, nënkupton në thelb parandalimin e fenomeneve sociale si kriminaliteti, të pastrehët ose papunësia, sikur ato të jenë pasojat e një politike qeveritare të vonuar ose joefikase. Kjo teknologji depolitizuese, përdor një metodë matematikore për të ?thithur? të gjithë oksigjenin nga sistemi politik.
Nga një këndvështrim demokratik, çështjet politike nuk janë një ?problem?, në kuptimin që ato nuk janë shqetësuese ose përçarëse. Përkundrazi, ato janë pikënisja për një proces politik, që sipas modelit klasik, fillon me identifikimin dhe përcaktimin e problemit, pastaj vazhdon me caktimin e rendit të ditës, dhe formulimin dhe zbatimin e politikave.
Dhënia fund e një politike të caktuar, është pjesë e procesit politik, por nuk është njëlloj si depolitizimi. Parandalimi i problemeve politike, do të thotë një përfundim paraprak i gjithë procesit demokratik. Ne duhet të heqim dorë nga ideja, se shteti është një lloj termostati, që mund ta përdorim për të rregulluar nivelin e mirëqenies së shoqërisë.
Demokracia është gjithmonë një sistem jo i plotë, parimi kryesor i të cilës është transparenca: Çështjet negociohen dhe zgjidhen publikisht. Qeveria parandaluese dhe fiksimi i saj mbi të ardhmen, përfaqëson në fakt një obsesion konservator mbi të tashmen:gjithçka duhet të mbetet ashtu siç është.
Problemet politike, trajtohen si shqetësime ndaj funksionimit normal të shoqërisë. Natyrisht, në një situatë burokratike moderne, ka shqetësime ligjore që duhet të zgjidhen.Kur policia përballet me një demonstratë, ajo duhet të marrë parasysh elementët hipotetikë, dhe të parashikojë nëse do të ndodhë apo jo një përshkallëzim i situatës.
Ajo nuk përdor kompjuterat për ta bërë këtë, por gjykimin dhe përvojën e saj. Ky është një ilustrim i përsosur i dallimit midis një demokracie, dhe një qeverie parashikuese dhe parandaluese, e cila ndërhyn shumë më herët, dhe mbyll shtigje të caktuara, para se qytetarët madje të kenë një shans për t?i eksploruar ato.
Instrumente të tilla, mund të huazohen lehtësisht nga autoritarizmi. Një kompani softuerike, zhvillon një program kompjuterik që analizon variabla të tilla si numrin e pjesëmarrësve në një tubim, nivelet e zhurmës dhe shkallën e agresivitetit të postimeve në rrjetet sociale, për të llogaritur probabilitetin që demonstrata të degradojë në akte dhunë.
Nëse policia e përdor këtë softuer, dhe u mohon demonstruesve të drejtën e protestës, a do të ishte ende i vlefshëm parashikimi i bërë nga kompjuteri? A do të kenë të drejtë protestuesit, të ngrihen kundër vendimit të softuerit? Nëse kompjuteri prodhon një rezultat jo të besueshëm, a do të jenë të detyruara autoritetet të veprojnë mbi të? Këto janë vetëm disa nga pyetjet e ngritura, që tregojnë se si kodi kompjuterik mund të shkelë ligjin.
Aspekti më zhgënjyes në lidhje me këtë model qeveritar, nuk është vetëm fakti që ai bllokon të gjithë debatet politike. Problemi më i madh themelor, është se ky sistem nuk e konsideron të ardhmen si një fushë të lakueshme mundësish, por si një kërcënim i fshehtë, dhe si një rrezik për t?u menaxhuar. Edhe utopitë janë subjekte të dyshimta në regjimin e kompjuterizuar, pasi ato nuk mund të reduktohen në një grup të dhënash të parashikueshme./ Përshtatur nga CNA.al
Qeveria e Merkelit ka qenë deri tani e zbehtë. Por në vitin ...
Jonathan Nguyen është një i ri 22 vjeçar me origjinë nga Vie...
Lamtumira e trishtë në muzeun e lajmeve. Newseum mbyllet pik...
Ishte ora 7:58 e mëngjesit me orën lokale e 26 dhjetorit 200...
Me Brexit-in zhvendosen raportet e forcave në Europë. Peshë ...
Kur nisi aleanca?Marrëdhënia shkon pas në kohë në fundin e v...
Vatikani është një vend misterioz. Ka shumë zëra mbi përmbaj...
Nga Carmen Paun “Politico.eu”* Unë isha vetëm 4-vjeçe, kur p...
Fundi i mandatit të kancelares Angela Merkel po afrohet. Po ...
Përgjatë shekujve, pushtues të ndryshëm kanë dërguar ushtrit...
Nga Stefano Bonino & Andrea Beçaro “The Washington Post”* Më...
Meskiniteti dhe dashakeqësia e Steve Jobs-it si kompleksitet...
Shëndeti i mirë i trurit do të thotë edhe shëndet i mirë i t...
Ndershmëria është pasuri e madhe – por aktualisht gënjeshtra...
Nga Steven Erlanger “The New York Times”* Donald Tusk u rrit...
Në mesin e një kasaphane që sapo kishte nisur gjatë Luftës s...
Festat e fundvitit kanë një aftësi të çuditshme për të na sh...
Astma cilësohet si një ndër sëmundjet më të rënda, për arsye...
Nga Boris Cheval, Matthieu Boisgontier & Philippe Sarrazin “...
Si u krijuan gati 6.000 gjuhët, që janë folur ose fliten sot...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...