Çfarë janë cunamit, dhe pse janë kaq shumë shkatërrues?
Ishte ora 7:58 e mëngjesit me orën lokale e 26 dhjetorit 200...
Lamtumira e trishtë në muzeun e lajmeve. Newseum mbyllet pikërisht ndërkohë që demokracia amerikane po kalon një moment dramatik.
Keni edhe pesë ditë për të fluturuar në Uashington dhe për ta vizituar, përpara se të mbyllet një herë e përgjithmonë. Adresa është 555 Pennsylvania Avenue North-west, disa qindra metra larg ndërtesës ku Kongresi po realizon fazën e dytë të impeachment-it të Trumpit. Newseum mbyllet pikërisht ndërkohë që demokracia amerikane po kalon një moment dramatik, dhe roli i mediave duket i kompromentuar: me një president që sulmon shtypin, një opinion publik që i zgjedh lajmet ?sipas masës?, një botë e informimit e ndarë në shumë salla jehone, ku gjithësecili kërkon konfirmimin e paragjykimeve të veta.
Newseum, ose Muzeu i Lajmeve u hap në 11 prill 2008, domethënë në një epokë aspak të lumtur si për SHBA, ashtu edhe për mediat. Po shkonte drejt fundit mandati i dytë i George W. Bushit, i cili ishte rizgjedhur katër vite më herët, pavarësisht se kishte pushtuar Irakun dhe kishte gënjyer botën për arsyet e asaj lufte. Shumë gazeta të respektueshme dhe progresiste, me në krye New York Times, kishin shërbyer si përcjellëse për gënjeshtrat e Bushit, Colin Powellit, Tony Blairit dhe të tjerëve. Ishte tashmë në krizë të plotë shtypi i shkruar, në vitin para inaugurimit të Newseum gazetat amerikane kishin larguar nga puna 2400 punonjës. Në fakt, dikush edhe e kritikoi kohën e gjetur për atë operacion të kotë, hapjen e një muzeu madhështor të sponsorizuar dhe financuar nga botuesit e New York Times, Wall Street Journal dhe nga gazetat lokale të grupit Hearst, por edhe Bloomberg dhe Abc. Në më shumë se njëmbëdhjetë vite jetë, Newseum ka pritur dhjetë milion vizitorë: një sukses i merituar.
I tërheq që nga muret e jashtme, një ekspozitë e pazakontë e faqeve të para të gazetave, kombëtare dhe ndërkombëtare: një udhëtim si i një herë e një kohe mes ?breaking news?, një mënyrë elementare por efikase për të krijuar menjëherë një ide mbi agjendat dhe hierarkitë e ndryshme me rëndësi në botën e lajmeve, për të rrokur që në titull mënyrën dhe këndvështrimin me të cilët e njëjta ngjarje është njoftuar nga një gazetë amerikano-veriore apo amerikano-jugore, evropiane apo e Lindjes së Mesme. Jo pak prej atyre gazetave janë mbyllur, apo kanë pësuar tranzicionin nga letra në digjitale: metamorfozë që vetë Newseum e ka rrëfyer dhe analizuar.
Në brendësi, ?copëza lajmesh? shfaqen bukur: një copë shumë e madhe e Murit të Berlinit dhe Checkpoint Charlie, një antenë e Qendrës Botërore të Tregtisë e shembur në 11 shtator 2001. Atë që ndodhi besojmë se e dimë, por Newseum na përshkruan mënyrën se si ngjarja u përshkrua dhe analizua nga mediat, dhe të fton menjëherë në mbretërinë e interpretimit. Kronika si ?version i parë? i historisë së madhe, është gjithashtu e mbushur me gabime, të paqëllimtë ose dashakeqë. Freedom Forum që është ndër krijuesit e muzeut u bën homazh 2344 gazetarëve të vdekur në krye të detyrës, që nga viti 1837. Shpesh herë të vrarë nga ata që e konsiderojnë informacionin një rrezik. Lista tragjike zgjatet çdo vit, në 2019 u shtuan 21 emra mes të cilëve ai i Kashoggit. Vetë Freedom Forum përditëson hartat botërore të lirisë së shprehjes; periudha e përparimeve të mëdha sa u përket të drejtave është ezauruar prej kohësh.
Jo gjithmonë Newseum ia ka dalë që të shmangë vetëlavdërimin, pasuar shpesh nga vetëngushëllimi. Tani e ka bërë këtë edhe Washington Post, gazeta më pranë tij që e lajmëron mbylljen me titullin: ?Lindi në epokën e shpresave të mëdha, po vdes në epokën e lajmeve të rreme?. Në fakt duhet pak më shumë autokritikë, nga ana e muzeut dhe gazetave që e mbajtën. Për shembull mbi fetishizmin teknologjik, që bëri vetë gazetat dhe faqet e tyre online të parat që gëlltitën një ide magjike të Internetit, ose më saktë parimin e pamend se informacioni është falas, ndaj vlen pak. Ekspozitat mbi reflektimet e thella tematike në Newseum janë të shkëlqyera, për shembull ajo mbi ?Ndërprerjen digjitale të lajmeve?. Por jo gjithmonë shkojnë në thellësi të përgjegjësive dhe shkaqeve, për të shpjeguar se si publiku e humbi besimin tek ndërmjetësit e lajmeve.
Shumë gjëra do të mbijetojnë, megjithatë, është shumë cilësi: për shembull do të vazhdojnë jetën e tyre gjetkë ekspozitat dedikuar fotoreporterëve më të zotë të kohës sonë. Ndoshta është e pashmangshme që informacioni të humbiste muzeun e vet: në çdo qoshe të planetit dikush po punon për ta rishpikur. / La Repubblica ? Bota.al
Ishte ora 7:58 e mëngjesit me orën lokale e 26 dhjetorit 200...
Me Brexit-in zhvendosen raportet e forcave në Europë. Peshë ...
Kur nisi aleanca?Marrëdhënia shkon pas në kohë në fundin e v...
Vatikani është një vend misterioz. Ka shumë zëra mbi përmbaj...
Nga Carmen Paun “Politico.eu”* Unë isha vetëm 4-vjeçe, kur p...
Fundi i mandatit të kancelares Angela Merkel po afrohet. Po ...
Përgjatë shekujve, pushtues të ndryshëm kanë dërguar ushtrit...
Nga Stefano Bonino & Andrea Beçaro “The Washington Post”* Më...
Meskiniteti dhe dashakeqësia e Steve Jobs-it si kompleksitet...
Shëndeti i mirë i trurit do të thotë edhe shëndet i mirë i t...
Ndershmëria është pasuri e madhe – por aktualisht gënjeshtra...
Nga Steven Erlanger “The New York Times”* Donald Tusk u rrit...
Në mesin e një kasaphane që sapo kishte nisur gjatë Luftës s...
Festat e fundvitit kanë një aftësi të çuditshme për të na sh...
Astma cilësohet si një ndër sëmundjet më të rënda, për arsye...
Nga Boris Cheval, Matthieu Boisgontier & Philippe Sarrazin “...
Si u krijuan gati 6.000 gjuhët, që janë folur ose fliten sot...
Nga Dina Khrennikova, Anna Shiryaevskaya & Daryna Krasnoluts...
Nga Gavin Mortimer “Spectator”E mbani mend kohën kur Boris X...
Dhuratat e Krishtlindjes kanë fuqinë të përcjellin më së mir...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...