SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Beli...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Beli...
Nga Matthew Karnitschnig ?Politico.eu?
* Mesazhi është njeriu. Nga shumë leksione mbi politikën bashkëkohore evropiane, që mund të nxirren nga fitorja e jashtëzakonshme e Boris Xhonsonit javën e kaluar, më e rëndësishmja mund të jetë njëherazi edhe më e dukshmja:kulti i individit.
Ndonëse fushata zgjedhore, la pak dyshime se përçarja mbi Brexit në Mbretërinë e Bashkuar është ende e madhe, gjëja e vetme për të cilën duket se bien dakord britanikët, është se shumica e pëlqejnë Xhonsonin. Sondazhet gjatë fushatës, treguan në vijimësi se kryeministri pëlqehej më shumë sesa lideri laburist, Xheremi Korbin.
Natyrisht, pëlqyeshmëria ka qenë gjithnjë një faktor në zgjedhjet që bëjnë votuesit. Por në të kaluarën, politikanët karizmatikë të Evropës (të paktën ata demokratë), ishin para së gjithash përfaqësues të një ideali, të një programi politik, dhe mbi të gjitha të një partie që kishte të njëjtën mendësi me ta.
Strategjia e Partisë Konservatore të Xhonsonit, ka qenë e thjeshtë. Pra ata mbështetën më shumë se tek një çështje të vetme, qoftë kjo Brexit apo kundërshtimi i emigracionit. Kujtoni pak Margaret Theçërin, Fransua Miteranin, Helmut Kolin apo Vili Brandin.
Në peizazhin e sotëm politik, ku ideologjia dhe parimi janë zëvendësuar nga pragmatizmi dhe një oportunizëm shpesh i pacipë, partitë politike shërbejnë shpesh si pak më shumë sesa një lloj ambalazhi për personalitetet e mëdha që i udhëheqin ato.
Kujtoni pak Xhonsonin, që shkruajti dy versione shkrimesh në rubrikën e tij periodike në gazetën ?The Telegraph? në vitin 2016, duke shpallur pozicionin e tij mbi Brexit – një pro, dhe një kundra – ndërsa po përgatiste ngjitjen e tij në pushtet. Ose shihni ?lëvizjen? e fortë të Emanuel Makron, të quajtur fillimisht ?En Marche?, me inicialet që përputhen me liderin francez.
Parësia e personalitetit mbi ideologjinë, reflektohet sot edhe në gjuhën e përdorur. Këta lloj liderësh politikë, ndajnë edhe një cilësi tjetër:të qënit të pamëshirshëm. Kanë ikur kohët e ?Zonjës së Hekurt?, një përcaktor vlerësues mbi atë që shumë e kuptuan si qartësinë e qëllimeve dhe vendosmërinë për t?i arritur ato nga ana e zonjës Theçër.
Yjet e rinj të politikës evropiane, duken sot më shumë si anëtarët e një grupi të ri muzikor, me pseudonime gazmore si ?BoJo? (Xhonson), ?Basti? (udhëheqësi konservator austriak Sebastian Kurc), ?Manu? (Makron) ose ?Il Capitano? (Mateo Salvini) , udhëheqës i Legës së ekstremit të djathtë në Itali).
Ajo që ka sjellë ngjitjen në pushtet të figurave të tilla, është rënia institucionale e partive të vjetra politike të Evropës, thotë Jozef Janing, një analist i vjetër politik gjerman. Dështimi i partive kryesore, për të adresuar si duhet shqetësimet e votuesve mbi çështje të tilla si globalizimi, teknologjia dhe emigracioni, krijoi të çara, dhe politikanët e rinj e shfrytëzuan me shpejtësi situatën.
Ata e prezatuan veten si ikonathyes të gatshëm të shkatërrojnë statuskuonë, qoftë nga strukturat ekzistuese të establishmentit, si Xhonson dhe Kurc; apo nga jashtë, si Makron, që e braktisi Partinë Socialiste franceze për të krijuar lëvizjen e tij, dhe Salvini në Itali, që e ka riformatuar Legën në një parti kombëtare.
Nga frika e harresës politike, ish-kryeministri italian Mateo Renci u largua nga Partia Demokratike e qendrës së majtë këtë vjeshtë, për të themeluar një lëvizje të re me emrin tërheqës ?Italia Viva?. ?Ata kanë që të gjithë rebelin brenda vetes së tyre?- thotë Janning. Çështja është se ku do të çojë politika e orientuar nga personaliteti i liderëve.
?Ata mund të jenë si fishekzjarret, që shpërthejnë befas plot ndriçim dhe pastaj fiken?- tha Robin Niblet, drejtori i think-tankut londinez ?Chatham House?. Megjithëse Evropa e pasluftës ka parë ngjitjen në pushtet të politikanëve me një përzierje tiparesh bombastike (si për shembull Silvio Berluskoni), nuk ka pasur kurrë më parë një përqendrim të tillë të tyre, sidomos në demokracitë e pjekura të Evropës perëndimore.
Disa vëzhgues druhen se nëse establishmenti i vjetër tashmë i rrënuar, nuk zëvendësohet me diçka të re, peizazhi politik i Evropës mund të bëhet shumë i ngjashëm me atë të Amerikës Latine:i dominuar nga politikanë populistë, të korruptuar, angazhimi i të cilëve ndaj demokracisë është në rastin më të mirë sa për sy e faqe.
Ky fenomen po ndodh tashmë në pjesë të Evropës Qendrore dhe Lindore, nga Hungaria e Viktor Orban, me ?demokracinë e tij joliberale?, deri në Republikën Çeke, Bullgari dhe Rumani.
Gjermania, nën syrin vigjilent të Angela Merkelit, mund të duket se është e imunizuar ndaj sipërfaqësisë së politikës së kultit të inividit. Në fakt, Merkel lavdërohet shpesh jashtë vendit si një lloj ?kundërhelmi? ndaj arrogancës që e ka kapluar sot politikën evropiane.
Por një analizë më e imtësishme zbulon se liderja gjermane, nuk personifikon thjesht epokën e politikës së kultit të personalitetit në Evropë, por ajo e ka nisur e para atë. Asnjë vend evropian nuk është më i ndërvarur nga lideri i tyre sesa Gjermania, pas 14 viteve të udhëheqjes së Merkel.
Merkel e ka kultivuar që në fillim me kujdes personalitetin e saj publik.
Në dallim nga Italia apo Britania e Madhe, ku votuesit e vlerësojnë disi arrogancën e politikanëve të tyre, gjermanët presin që lideri i tyre të jetë i kthjellët dhe modest, cilësi që Merkeli i ka ngritur në kult. Ashtu si homologët e saj meshkuj, Merkel nuk është vlerësuar kurrë mbi baza ideologjike.
Në vitin 2003, kur ishte ende në opozitë, dhe Gjermania shihej si ?e sëmura e Evropës?, ajo bëri thirrje për një serë reformash radikale, të orientuara nga tregu ?neoliberal? ekonomik. Kur idetë e saj nuk u pritën mirë nga publiku, ajo i braktisi ato.
Në vitin 2009, ajo shpalli synimin e saj për të zgjatur përdorimin e e centraleve bërthamore në vend. Por nga frika e një reagimi publik pas katastrofës së Fukushimas në Japoni, ajo ndryshoi menjëherë kurs, dhe e përshpejtoi tërheqjen e Gjermanisë nga energjia atomike.
Përkundër një sërë humbjesh zgjedhore për demokristianët, Merkel mbetet politikania më e njohur e vendit, dhe e vetmja që besohet më shumë nga publiku. Ndërsa pjesa tjetër e Evropës dhe bota po bëhet gjithnjë e më shumë e çoroditur, gjermanët ngushëllohen kur e dinë se ?Mutti?, ose mamaja siç e quajnë Merkelin, është ende në krye të vendit.
Ironia është se joshja universale ndaj Merkelit, të cilën ajo e ka arritur duke mjegulluar kufijtë politikë tradicionalë në politikën gjermane, ka kontribuar në rënien e partive tradicionale të vendit, përfshirë edhe partinë së saj. Partitë e ekstremit të djathtë dhe të majtë, po fitojnë terren me sloganet e tyre kundër emigracionit, ndërsa të Gjelbrit, po kapitalizojnë frikën nga ndryshimet klimatike./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Luke McGee “CNN”* Brexit ka qenë një dhimbje e madhe kok...
Njerëzit që merren me aktivitete kulturore të lidhura me art...
Kënga u dëgjua mijëra herë nga miliona burra në frontin e lu...
Nga Victor Davis Hanson “National Riview”* Zyrtarisht dhe jo...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”* Pas fitores së madh...
Nga Alessandro Pascolini “Galileo One”Gjatë vitit që po lëmë...
Përgjatë historisë, njeriu ka qenë i pështjelluar dhe i frik...
Nga Michael Hirsh “Foreign Policy”* Është bërë tashmë e modë...
Pajisjet dhe aksesorët mund të përmirësojnë shumë përvojën t...
Nga Adrian Lobe “Suddeutsche Zeitung”* Kompanitë e mëdha të ...
Qeveria e Merkelit ka qenë deri tani e zbehtë. Por në vitin ...
Jonathan Nguyen është një i ri 22 vjeçar me origjinë nga Vie...
Lamtumira e trishtë në muzeun e lajmeve. Newseum mbyllet pik...
Ishte ora 7:58 e mëngjesit me orën lokale e 26 dhjetorit 200...
Me Brexit-in zhvendosen raportet e forcave në Europë. Peshë ...
Kur nisi aleanca?Marrëdhënia shkon pas në kohë në fundin e v...
Vatikani është një vend misterioz. Ka shumë zëra mbi përmbaj...
Nga Carmen Paun “Politico.eu”* Unë isha vetëm 4-vjeçe, kur p...
Fundi i mandatit të kancelares Angela Merkel po afrohet. Po ...
Përgjatë shekujve, pushtues të ndryshëm kanë dërguar ushtrit...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...