Kush janë luftërat më vdekjeprurëse të epokës moderne
Lufta kanë ekzistuar që nga fillesat e njerëzimit. Pavarësis...
Me vrasjen e gjeneralit iranian Soleimani presidenti i SHBA-së, Donald Trump riskon shpërthimin e dhunës së pakontrolluar në rajon. Po ashtu ai dobëson forcat demokratike në Iran dhe në rajon, mendon Rainer Sollich.
Pas vrasjes së krye-gjeneralit iranian, Ghassem Soleimani në Bagdad nga një sulm i papritur me dron i SHBA-së të gjitha shenjat flasin për një përshkallëzim të mëtejshëm. Gjendja është mjaft e rrezikshme. Betimet për hakmarrje të regjimit të Teheranit dhe aleatëve të tij tashmë janë artikuluar, aksionet e dhunës janë të pritshme – situata shumë shpejt mund të dalë jashtë kontrollit.
Aleatët e SHBA-së si Izraeli dhe Arabia Saudite, por edhe Libani e në radhë të parë Iraku do të ndjejnë pasoja të rënda. Duke nisur që nga sulmet e përgjakshme ndaj personave, shesheve apo institucioneve e deri tek sulmet ndaj çisternave apo linjave gaz e naftësjellëse e po ashtu nuk përjashtohen as sulme me predha ndaj aleatëve të SHBA-së, sepse Teherani vrasjen e Soleimanit mund ta konsiderojë vetëm si poshtërim dhe një shpallje faktike të luftës. Teherani as që mund ta përballojë për arsye të politikës së brendshme që ta lerë pa iu kundërpërgjigjur këtij veprimi.
Irani mundet, por jo detyrimisht duhet të aktivizohet vet ushtarakisht. Ai posedon – jo vetëm falë aktiviteteve ushtarake dhe të shërbimeve sekrete të Soleimanit vitete e kaluara – një rrjet mirëfunksionues mes grupeve të ndihmës të armatosrua mirë në rajon: nisur që nga milicët pro-iranianë në Irak e Siri e deri tek Hisbollahu libanaz e rebelët Huthi në Jemen, që prej kohësh ndodhen në konfrontimin e drejtpërdrejtë me rivalin e Iranit, Arabinë Saudite e po ashtu armik i shpallur i Izraelit si dhe me SHBA-në.
Vrasja ishte një gabim politik
Me Soleimanin u hoq qafe koka drejtuese operative e pushtetit dhe politikës iraniane të ekspansionit në rajon. E për ta thënë në mënyrë neutrale, është më shumë se sa vetëm e habitshme, që regjimi në Teheran gjeneralin e tij më të rëndësishem për botën e jashtme nuk mundi ta mbrojë nga një sulm i tillë. Por edhe në Lindjen e Afërt dhe të Mesme askush nuk është i pazëvendësueshëm, as edhe Ghassem Soleimani si shef i brigadave Al-Kuds: rrjeti i ndërtuar prej tij nga Irani i milicëve besnikë në rajon mund të mbetet i aftë për veprim dhe i rrezikshëm edhe pa të, një pasues i gjeneralit ndërkohë është caktuar.
Trump i jep mundësi Teheranit
Soleimani ka merita ushtarake në luftën kundër “Shtetit Islamik” (IS) në Irak dhe në siri. Por ai ishte dora e zgjatur e regjimit, që mbështet terrorin dhe sundimin me dhunë brutale. Nuk ka arsye të të vijë keq për këtë njeri – megjithatë vrasja e tij politikisht ishte një gabim. Donald Trump si president i SHBA-së dhe kryekomandant i forcave të armatosura të SHBA-së me këtë jo vetëm rrezikon luftë në të gjithë rajonin, prej nga ai gjoja do t’i tërheqë trupat e vendit të tij. Por ai riskon edhe krijimin e një efekti solidariteti anti-amerikan e anti-perëndimor në rajon. Kjo rrezikon tani edhe lëvizjet demokratike të protestës në Irak, në Liban dhe po ashtu edhe në Iran, ku mund të shuhen protestat politike, që direkt ose indirekt drejtohen edhe kundër qeverisë në Teheran. Nëse ndodh kështu atëherë është pikërisht Trumpi u ka shërbyer direkt interesave të Teheranit./ DW
Lufta kanë ekzistuar që nga fillesat e njerëzimit. Pavarësis...
Cilat do të jenë perspektivat e demokracisë në vitin 2020? T...
Nga Max Boot “The Washington Post”* Ta quash ambasadën ameri...
Për shumë njerëz, Vinsent Van Gogu, cilësohet si një artist ...
Shumica e njerëzve mezi i presin pushimet e festave të fundv...
Nga Paul Taylor ”Politico.eu”* Në vitin 2020, përgatituni të...
Nga Roger Cohen, “The New York Times”Carrie Lam, kryeministr...
E njohur është tashmë për ne ideja se diçka nuk po shkon mir...
Kur për habinë e kancelarive perëndimore, Evropa Qendrore sh...
Nga Fred Kaplan “Slate”* Në vitin 2010, Lufta e Ftohtë kisht...
E shumëpërfolur është tashmë tema me në krye fjalinë: “Njerë...
Humori nuk është thjeshtë një mjet për të prodhuar situata t...
Po të hedhim sytë në natyrë, do të shohim se gjithçka reflek...
Njëqindenjëzetekatër vjet më parë, babai i August dhe Lui Ly...
Gjëja më emocionuese rreth vitit 2020 nuk është vetëm fillim...
Deri në vitin 2020 kemi parë dhe jetuar arritje mbresëlënëse...
Nga Nathan Hodge “CNN”* Në betejën botërore të ideve, presid...
Ndonëse presidenti Assad ia ka dalë mbanë ushtarakisht, Siri...
Disa nga detajet mund të ndryshojnë, por vit pas viti, këto ...
Pas mesnatës së datës 31 dhjetor, do të kalohet nga dita e m...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...