"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Nga Paul Taylor ?Politico.eu?
* Në vitin 2020, përgatituni të shihni më shumë përplasje mes Perëndimit dhe Turqisë. Në 12 muajt e fundit, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka ndërmarrë një ofensivë të njëanshme ushtarake në Sirinë Verilindore kundër forcave kurde aleate me Perëndimin në luftë kundër ISIS-it; ka kërcënuar të dërgojë miliona refugjatë sirianë në Evropë, në rast se Bashkimi Evropian e kundërshton planin e tij për t?i zhvendosur ata në një zonë tampon brenda Sirisë; ka nisur të instalojë raketat ruse të mbrojtjes ajrore, në kundërshtim me sugjerimin e partnerëve të NATO-s dhe SHBA-së, duke e detyruar Uashingtonin ta përjashtojë Turqinë nga programi i avionëve luftarakë F-35; ka dërguar armë në Libi, në shkelje të një embargoje të OKB-së; ka kërcënuar të vendosë veton ndaj planeve mbrojtëse të NATO-s për shtetet ballstike dhe Poloninë, nëse aleanca nuk i konsideron ?terroristë? forcat kurde në Siri, dhe ka kryer shpime për gaz në zonën ekskluzive ekonomike të Qipros.
Kursi i përplasjes së Erdoganit me Perëndimin, ka bërë që zyrtarët në Bruksel dhe Uashington të pyesin se sa larg mund të shkojë ai, në distancimin strategjik që po ndërmerr nga Perëndimi, dhe në afrimin me Rusinë. Udhëheqësi fetar dhe nacionalist, po e minon vazhdimisht orientimin perëndimor të Ankarasë, që nisi gati një shekull më parë nën Qemal Ataturkun, themeluesin e Republikës moderne dhe laike të Turqisë.
Kjo qasje u çimentua pas Luftës së Dytë Botërore, me anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës dhe NATO, dhe me kandidaturën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Disa druhen se Erdogani mund të tërhiqet nga komanda ushtarake e NATO-s në, si një lloj gjesti megaloman nacionalist, sikurse bëri Franca në vitin 1966 nën kohën e gjeneralit Sharl de Gol, dhe ndoshta të dëbojë forcat ushtarake perëndimore nga territori turk.
NATO ka në Turqi komandën e forcave tokësore, dhe një bazë ajrore. Në kushtet e presionit të Kongresit Amerikan ndaj presidentit Donald Trump, për të vendosur sanksione ndaj Turqisë për shkak të blerjes së pajisjeve ushtarake ruse, Uashingtoni ka forcuar lidhjet ushtarake me Athinën.
Sipas një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, të nënshkruar në tetor të vitit të shkuar, SHBA-ja do të ndërtojë 3 baza ajrore strategjike në territorin grek, dhe do të përdorë një bazë detare ekzistuese në gjirin e Sudas në Kretë. Kjo duket si një lëvizje që i paraprin skenarit, kur Turqia mund të ndalë përdorimin e bazës së Inçirlikut për operacionet amerikane në Lindjen e Mesme.
Diplomatë të tjerë mendojnë se Erdogani, mund ta mbajë formalisht Turqinë në NATO, por të veprojë gjithnjë e më shumë si një ?Kalë Troje? brenda aleancës, duke penguar vendimmarrjen mbi çështje që kërkojnë një konsensus unanim. Përveç përpjekjes së saj për të mbajtur peng planet e përditësuara mbrojtëse në Balltik, Ankaraja po i planifikon shpesh stërvitjet e saja në zonën e kontestuar ajrore dhe detare me Greqinë.
?Kremlini e përdor haptazi Turqinë, si një pykë për të përçarë NATO-n nga brenda?- thotë Mark Pierini, ish-ambasador i BE-së në Turqi, aktualisht bashkëpunëtor në think-tankun ?Carnegie Europe?. Ndërkaq, disa diplomatë dhe analistë ushtarakë, shqetësohen se Erdogani mund të provokojë një incident të armatosur me Greqinë, apo rivalen e saj politike Francën, në hapësirën e diskutueshme ajrore ose detare, për të forcuar mbështetjen e nacionalistëve në vend.
Marina franceze, patrullon rregullisht Mesdheun Lindor pranë brigjeve të Sirisë dhe Libanit, ku ka interesa historike. Franca dhe Italia, kanë dërguar kohët e fundit anije luftarake në ujërat qipriote. Këto të fundit ankorohen herë pas herë në Larnaka, për të garantuar lirinë e lundrimit në zonën ekskluzive ekonomike të Qipros, ku kompanitë franceze dhe italiane, TOTAL dhe ENI, po kryejnë eksplorime për naftë nën det.
Këto lëvizje, kanë shtuar ndjeshën tensionet midis Erdoganit dhe presidentit francez Emanuel Makron, që është kritiku më i fortë i inkursionit ushtarak turk në Sirinë Verilindore. Marina turke do të pajiset këtë vit me transportuesin e saj të parë të helikopterëve, dhe një anije lufatarake amfibe.
Kjo do t?i japë mundësi Turqisë të projektojë fuqinë e saj në mbarë rajonin e Mesdheut. Kur e pyeta një admiral perëndimor që shërbente në Mesdhe, mbi atë çka e shqetëson më shumë, ai renditi në krye të listës rrezikun e një incidenti detar që përshkallëzohet midis Turqisë dhe Qipros.
Ndërsa pozicioni i Erdoganit në Turqi është dobësuar, pas shkëputjes nga AKP të disa figurave të njohura, dhe nga një ecuri e ngadatë e ekonomisë, presidenti autoritar po e kthen gjithnjë e më shumë kokën nga ushtria dhe retorika e tregimit të muskujve. Që kur u kthye duarbosh nga samiti i fundit i NATO-s, presidenti turk po angazhohet në dy fronte.
Ai është i gatshëm të dërgojë trupa turke në Libi, për të luftuar kundër rebelëve të mbështetur nga Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Rusia, dhe të përdorë dronë në Qipron Veriore, për të monitoruar shpimet për naftë, të cilat BE-ja i ka konsideruar si të paligjshme.
Sipas Ankarasë, këto veprime janë reagime legjitime përballë mosgatishmërisë së aleatëve të saj perëndimorë, për të pranuar rrezikun që paraqesin për të luftëtarët kurdë në Siri, dhe që janë aleatë me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), që cilësohet terroriste nga Turqia.
?Ne nuk e vëmë në dyshim vlefshmërinë e nenit 5?- tha Gylnur Ajbet, një nga këshilltarët kryesorë të Erdoganit, në një konferencë të sigurisë në Londër në fillim të dhjetorit 2019, duke iu referuar klauzolës së mbrojtjes reciproke. ?Por nëse NATO e respekton këtë nen, ajo duhet ta njohë këtë kërcënim ekzistencial për Turqinë?.
Ajbet i mbrojti lidhjet në rritje të Ankarasë me Moskën, si ?një raport kryesisht pragmatik, ku ne bashkëpunojmë aty ku mundemi?. Nuk ekziston asnjë mekanizëm për dëbimin e një anëtari të NATO-s, që sillet në mënyrë të gabuar. Aleanca ka bërë bërë të kaluarën një sy qorr dhe vesh shurdh, ndaj regjimeve ushtarake në Greqi dhe Turqi.
Por diplomatët kanë shpresë, se do të gjenden mënyra pragmatike për të punuar me Ankaranë, edhe nëse ajo nuk bindet të mospërdorë sistemin e mbrojtjes ajrore ruse. Në frontin politik, BE-ja në teori mund të tërhiqej nga bisedimet e pranimit të Turqisë, të cilat nuk po çojnë gjëkundi, duke pasur parasysh sulmin e Erdoganit ndaj pavarësisë së gjyqësorit, lirisë së mediave dhe të drejtat civile, pasi i mbijetoi një grushti shteti në vitin 2016.
Por, kjo do të rrezikonte të shkaktonte një fluks të ri refugjatësh në Evropë, çka do të shkaktonte dëme të mëdha ekonomike për të dyja palët. Gjermania e para, do ta kundërshtonte me forcë çdo veprim të tillë. Ëndrra politike e Erdoganit, është të kurorëzojë 2 dekadat e sundimit të AKP-së, përmes rithemlimit të Republikës Turke si ?Ataturku? i ri i saj në 100 vjetorin e themelimit të saj në vitin 2023. Kjo i jep zyrtarëve perëndimorë arsye të shpresojnë, që Erdogani do të ndalë përshkallëzimin e përplasjeve të tij me Perëndimin, në një krizë të plotë. Gjithsesi, vetëm tani për tani./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Roger Cohen, “The New York Times”Carrie Lam, kryeministr...
E njohur është tashmë për ne ideja se diçka nuk po shkon mir...
Kur për habinë e kancelarive perëndimore, Evropa Qendrore sh...
Nga Fred Kaplan “Slate”* Në vitin 2010, Lufta e Ftohtë kisht...
E shumëpërfolur është tashmë tema me në krye fjalinë: “Njerë...
Humori nuk është thjeshtë një mjet për të prodhuar situata t...
Po të hedhim sytë në natyrë, do të shohim se gjithçka reflek...
Njëqindenjëzetekatër vjet më parë, babai i August dhe Lui Ly...
Gjëja më emocionuese rreth vitit 2020 nuk është vetëm fillim...
Deri në vitin 2020 kemi parë dhe jetuar arritje mbresëlënëse...
Nga Nathan Hodge “CNN”* Në betejën botërore të ideve, presid...
Ndonëse presidenti Assad ia ka dalë mbanë ushtarakisht, Siri...
Disa nga detajet mund të ndryshojnë, por vit pas viti, këto ...
Pas mesnatës së datës 31 dhjetor, do të kalohet nga dita e m...
Nga Matthew Karnitschnig “Politico.eu”* Mesazhi është njeriu...
Nga Luke McGee “CNN”* Brexit ka qenë një dhimbje e madhe kok...
Njerëzit që merren me aktivitete kulturore të lidhura me art...
Kënga u dëgjua mijëra herë nga miliona burra në frontin e lu...
Nga Victor Davis Hanson “National Riview”* Zyrtarisht dhe jo...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”* Pas fitores së madh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...