web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ëngjëll apo djall?/ Dy anët dominante të njeriut

1 Janar 2020, 09:23, Blog CNA

Po të hedhim sytë në natyrë, do të shohim se gjithçka reflekton një forcë dualiste mbizotëruese, e bardha dhe e zeza, e majta dhe e djathta, nata dhe dita etj. Jemi mëuar ta shohim botën si të tillë, të ndarë nga dy energji ?të kundërta? që nuk mund të ekzistojnë pa njëra tjetrën, pasi janë plotësuese.

Një nga Simbolet më të lashta njerëzore dhe njëkohësisht një nga më të përhapurit edhe në botën bashkëkohore, është simbloi i Jin-Jangut. Simbiolin Jin ? Jang e ndeshim në  Taoizëm.

Ky simbol përfaqëson principet mashkullore dhe femërore. Në traditat e filozofisë kineze ky simbol është quajtur ?Veza e Botës?, dy pjesët e të cilës kur të ndahen do të jenë Qielli (jang) dhe Toka (yin).

Simboli Jin ? Jangu përfaqëson forcën kozmike dualiste e cila është në vetvete një energji që quhet Ci dhe që ka dy pole të kundërta dhe plotësuese, përkatësisht jin dhe jang.

Emrat Jang dhe Jin përfaqësojnë:

Jang: Te bardhën, çdo gjë që është aktive, pozitive dhe mashkullore.

Jin: Te zezën, çdo gjë që është pasive, negative dhe femërore.

Që në krye të herës, është mire të jemi në dijeni se kur flasim për karakteristika mashkullore apo femërore nuk i referohemi domosdoshmërisht gjinisë, por karakteristikave dualiste që shfaqen në natyrë.

Energjia Ci është një energji dinamike, kështu, jin dhe jang transformojnë njëri tjetrin. Sa herë që një cilësi arrin pikun e saj, natyrisht do të fillojë të transformohet në cilësi të kundërta, për këtë arsye, brenda dritës ekziston gjithmonë një pike errësire dhe brenda errësirës, esenca e dritës.

Polariteti mashkullor dhe femëror në mitologjinë greke

Kur te lashtet i referoheshin tokës e quanin Nëna tokë, kurse kur i referohesh qiellit e quanin Ati qiell. Ati sillte shiun dhe toka pllenohej, në mënyrë që të prodhonte sa më shumë fryte për njerëzit. Qielli jep dhe toka merr.

Sipas Mitologjisë greke, Urani (Qielli) ishte i pari i gjeneratës së Zotave grekë. Urani u bashkua me Gaian (Toka) dhe bënë shumë pasardhës: Titanët, Ciklopët etj. Bashkimi i tyre do të jetë gjeneza e një game perëndish dhe heronjsh të cilët përtej natyrës së tyre hyjnore, përfaqësojnë karakteristika të vetë njerëzimit.

Mitologjia na shfaq heronjë dhe perëndi me karakteristika të ndryshme, të ndara edhe në gjini. Zeusi ishte ai që komandonte rrufetë e qiellit kurse Hera, gruaja e tij përkujdesej për lindjen e fëmijeve dhe për vatren familjare, ashtu siç Toka përkujdeset për farat e bimëve, që një ditë ato të mbijnë dhe të prodhojnë fruta.

Karakteristikat Mashkullore i mëshojne më shumë aspekteve dhënëse dhe vepruese. Në mite të ndryshme, këto karakteristika shpërfaqen nga Heronjtë gjysmë-perëndi, me forcë të madhe fizike, me vrull dhe me instikt përjetësie, siç është Herkuli. Në mitin e Herkulit, nga ana tjetër, roli që luan natyra femërore, në këtë rast e personifikuar nga Hera, është ajo e mësueses së rreptë por me një përkujdesje gati të padukshme nga mbrapa dhe një dashuri të thellë.

Polariteti mashkullor dhe femëror në natyrë

Le të shohim se si këto dy energji dualiste të poleve pozitiv (+) dhe negative (?) shfaqen në natyrë, në situate të ndryshme.

Polin pozitiv në natyrë e ndeshim në njesinë më të madhe të afërt që njohim, që është dielli, pika fillestare e jetës në sistemin tonë diellor. Bashkë me diellin përcillen karakteristikat jang si drita, dita, e bardha, aktivja. Aktivja, pasi kur del dielli, jeta fillon të gëlojë, njerëzit zgjohen nga gjumi i natës, nga njerëz dritarët e shtëpive hapen, fillojnë të dëgjohen tinguj, zhurma, fjalë, rrugët mbushen, aktivitetet që kërkojnë më tepër energji, zënë vend. Elementi jang i natyrës është zjarri dhe metali përkatës, ari, ngjyra e diellit.

Polin negativ në natyrë e ndeshim tek Hëna, simbol i karakteristikave femërore. Mbizotërimi i hënës ka si lajmëtar perëndimin e diellit. Ngadalë, qielli fillon të errësohet, zhurmat sa vijnë e pakësohen, rrugët boshatisen, njerëzit mblidhen nëpër shtëpitë e tyre, duke mbyllur dritaret me botën e jashtme për t?u futur në privatësinë e vetes së tyre të brendshme dhe për të përtypur eksperiencat e ditës. Bie nata me karakteristikat e saj jin që janë errësira, qetësia, reflektimi. Kur del jashtë, me natë, të duket sikur sheh më pak por po të të ngresh kokën lart, kupton se pafundësinë e yjeve e lejon të duket vetëm drita e hënës. Elementi jin i natyrës është uji dhe metali përkatës, argjendi, ngjyra e hënës.

Prandaj, momenti më i mire për të kryer aktivitet që kërkojnë energji dhe angazhim fizik, është ai i ditës. Nga ana tjetër, aktivitetet që janë më mendore, më të brendshme, siç mund të jetë një bisedë, shkrimi, reflektimi, janë më efikase nëse njeriu i kryen gjatë pasdites dhe mbrëmjes.

Natyra mbart në vete shembuj shumë të mirë se si energjitë e poleve të kundërta ndërveprojnë me njëra tjetrën dhe se si, sapo njëra enegji arrin kulmin e saj, shndërrohet në energjinë plotësuese.

Kështu, një fare misri mbillet në tokë dhe nga aty mbin, por rritet duke u drejtuar kah qielli, një lëvizje që në thelb është jang. Pastaj, kur të arrijë lartësinë e plotë të mundshme, frytet e asaj bime do të mblidhen, si ofertë nga Nëna Natyrë. Më pas, kjo bimë do të vdesë, për të plotësuar ciklin.

Polaritetin e të kundërtave e vërejmë edhe tek stinët. Vjeshta dhe Dimri janë stinët jin, aty ku duket sikur natyra vdes. Megjithatë, kjo vdekje nuk është gjë tjetër veçse një pëgatitje për të rilindur e re në pranverë, stinë e cila bashkë me verën, ujiten nga energjia jang.

Polariteti mashkullor dhe femëror tek njeriu

Një energji e cila shprehet në natyrë, nuk mund të mos ndikojë edhe tek njeriu. Kjo vlen jo vetëm për mënyrën se si njeriu e sheh botën, por edhe për mënyrën se si ai është ndërtuar. Në të vërtetë, të parit e botës në mënyrë dualiste, është një mekanizëm që gjendet brenda vetë mendjes së njeriut, e cila si dualiste që është, të tillë ka edhe lentet me të cilat sheh botën.

Pavarësisht se nuk është e prerë me thikë, tek njeriu natyra mashkullore mishërohet tek një mashkull fizik dhe natyra femërore tek një femër fizike. Këtë e shohim edhe në raportin seksual, ku mashkulli është dhënës dhe femra marrëse, një marrëdhënie plotësuese që çon në vazhdimësinë e jetës.

Megjithatë karakteristikat psikologjike mund të mos përkojnë me gjinitë, si për shkak të tipareve të lindura, si për shkak të rrethanave të jashtme. Kështu, mund të shohim femra që kanë natyrë udhëheqëse dhe meshkuj që kanë natyrë ndjekëse, etj.

Natyra mashkullore tek njeriu shfaqet atëherë kur dikush është aktiv, ekstrovert dhënës, dominues. Një natyrë e tillë është ajo e liderit, i cili merr iniciativa dhe në mënyrë figurative, del në vijë të parë duke u prirë ndjekësve.

Natyra femërore tek njeriu shfaqet atëherë kur dikush është marrës energjie dhe jo dhënës i saj, është pasiv, introvert, i qetë. Një natyrë e tillë është ajo e atij njeriu që nuk merr përsipër një veprim, por është një mbështetës shumë i mire. Një natyrë e tillë është e aftë të zhvillojë një projekt, qoftë ky i iniciuar nga dikush tjetër.

Por, siç u përmend edhe më lart, pavarësisht se në kompleks natyra mashkullore i përket polit pozitiv, në nivele të ndryshme shfaqet me polin negative, jin. E njëjta gjë ndodh edhe për natyrën femërore e cila në nivele të ndryshme shfaqet me polin pozitiv, jang.

Fizikisht një mashkull është më i fuqishëm se sa një femër gjë që e bën më të përshtatshëm për punët fizike. Por, ndërkohë që një mashkull është më i vrullshëm për punët fizike, një femër është menaxhuese më e mire e energjisë, prandaj ajo mund të përballoje më shumë aktivitete gjatë ditës. Kështu, ajo mund të bëjë shumë gjëra njëkohësisht, mund të jetë efikase në punë, mund të përkujdeset për rritjen e fëmijeve, për punët e shtëpisë etj.

Sa i përket anës emocionale, mashkulli karakterizohet nga qëndrueshmëria. E kundërta ndodh me femrën, e cila ka nevojë për mbështetje emocionale, duke u bërë një marrëse e mirë e kësaj lloj energjie nga mashkulli.

Aftësia e femrës për të bërë shumë gjëra njëkohësisht, nga ana tjetër, tregon për një funksionalitet të mire të nivelit mendor, gjë që e bën të jetë e mprehtë, praktike dhe një këshilltare shumë e mirë.

Qenia njerëzore është mjaftueshëm komplekse për t?i mbartur të dyja këto energji brenda vetes. Për këtë arsye, çdo njeri në faza të ndryshme të jetës, në momente të caktuara të ciklit ditor, në situata të ndryshme, shfaq herë karakteristika të natyrës jang e herë të natyrës jin.

Sipas psikologut të njohur, K.G. Jung,  asnjë burrë nuk është krejtësisht mashkullor, aq sa të mos ketë asgjë femërore brenda tij.  Faktikisht, burrat shumë mashkullorë kanë një jetë emocionale tejet të butë, të cilën e mbajnë të fshehur. Shtypja e këtyre tipareve femërore bën që ato të akumulohen në pavetëdije dhe kështu mund të shpjegojmë arsyen se pse një burrë në zgjedhjen e tij të dashurisë, tundohet të fitojë gruan që përkon më shumë me femëroritetin e tij të mbyllur në pavetëdije.

Sipas autorit amerikan Anthony Jay Robbins, një njeri, femër a mashkull qoftë, ndërron maska me tipare femërore apo mashkullore. Ai ka përshkuar 4 faza nëpër të cilat kalon një femër dhe një mashkull përgjatë jetës:

Faza 1: Një vajzë lind me natyrë femërore në esencë

Faza 2: Vajza mëson të krijojë një maskë mashkullore në fëmijëri. Kjo ndodh kur e ëma e mëson të krijojë pavarësi nga meshkujt ose kur i ati do ta bëjë atë të fortë, si të ishte djal.

Faza 3: Vajza mëson të vendosë një maskë femërore mbi maskën mashkullore. Kjo ndodh atëherë kur sheh se meshkujt tërhiqen nga femra me më tepër feminilitet se ajo.

Faza 4: Një grua mëson të vendosë një maskë mashkullore. Kjo ndodh kur ajo lëndohet.

Mashkulli

Faza 1: Një djal lind me natyrë mashkullore në esencë.

Faza 2: Djali mëson të krijojë një maskë femërore në fëmijëri. Kjo ndodh kur ka një figurë atërore dominuese ose kur e ëma e mëson se sjelljet mashkullore nuk janë të duhurat.

Faza 3: Djali mëson të vendosë një maskë mashkullore mbi maskën femërore. Kjo ndodh për shkak se ai kupton se me këtë mënyrë mund të jetë më tërheqës për vajzat.

Faza 4: Burri mëson të vendosë një maskë femërore. Kjo ndodh në rastet kur lëndohet nga një grua të cilën ka frikë se do e humbasë.

Pas kalimit të këtyre fazave, femra dhe mashkulli nevojitet të bëjnë një proces vetënjohjeje, në mënyrë që të gjejnë natyrën e tyre, ta shfaqin, ta fisnikërojnë dhe të veprojnë në bazë të saj.

K.G. Jung e ndan vetëdijen mashkullore me konceptin e logosit dhe femëroren me atë të Erosit. Me logos ai nënkupton dallimin, gjykimin, dhe me Eros aftësine për të hyrë në marrëdhënie.

Në nivel psikologjik, njeriu ka një përplasje të vazhdueshme midis këtyre dy energjive, specifikisht në rastet kur arsyeja që është një karakteristikë mashkullore, e ka të vështirë të ushtrojë pushtetin e saj kundrejt emocioneve të cilat ndikohen nga instikte pasive.

Është mirë të jemi vëzhgues të mirë të vetes, për të dalluar se kur po shpërfaqemi përmes energjisë jang dhe kur përmes të kundërtes. I kemi të dyja energjitë brenda vetes dhe nuk jemi asnjëra nga këto, jemi pikërisht ajo çfarë del nga kombinimi i tyre. Nëse ne njohim ciklet tona energjike dhe bëjmë një plan veprimi në bazë të tyre, atëherë do të jemi më të ekuilibruar me veten, gjë që do të na bëjë më krijues, më frytdhënës, më të dobishëm në shoqëri./CNA.al





Lajmet e fundit nga