SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Kur për habinë e kancelarive perëndimore, Evropa Qendrore shpërtheu në revoltë kundër regjimev të saj komuniste në dimrin e vitit 1989, ishte një dramaturg çek i sapoliruar nga burgu, ai që prodhoi metaforën më të bukur për atë që kishte ndodhur.
?Në 1947, pas Jaltës dhe Potsdamit?- tha Vasllav Havel,që vdiq më 18 dhjetor 2011 në moshën 75 vjeçare pas një sëmundje të gjatë -?ora e historisë ishte ndalur në gjysmën e Evropës, dhe tani ajo kishte filluar të punonte sërish?. Dhe në fakt, vetë karriera Havel ngjason disi me metaforën e përdorur.
Djali dhe nipi i një familjeje arkitektësh të pasur, dhe nga ana e nënës, nipi i një shkrimtari që ishte ambasador, pastaj ministër në qeveri, i riu Havel dhe familja e tij përjetuan dramën e sekuestrimit të pasurisë dhe luftës së klasave, kur komunistët morën të vetëm pushtetin në Çekosllovaki në vitin 1948.
Për një farë kohe, babai i tij u burgos dhe familja u dëbua nga Praga. Vasllavi u detyrua të braktiste shkollën që në moshën 15-vjeçare, ndaj më vonë nuk u pranua në universitet. Pas 5 vitesh si asistent në një laborator, dhe shërbimit ushtarak në repartin e xhenios, ai arriti të depërtojë në botën e teatrit dhe atë të letrave.
Havel shkroi drama shumë të zgjuara, politikisht të rrezikshme, me një stil absurd, që i dha atij një famë ndërkombëtare. Pas pushtimit sovjetik që e shndërroi ?Pranverën e Pragës? së vitit 1968 në një dimër të gjatë, ai u bë disidenti kryesor në vend duke themeluar ?Kartën 77? dhe ?Vons? (Komitetin e Mbrojtjes së të Dënuarëve Padrejtësisht).
Për këtë arsye, e kaloi shumicën e 40 viteve të para të jetës së tij sa brenda dhe jashtë burgut. Ndaj u bë përfaqësus i turmave, që pas 20 vjetësh pakënaqësish të mëdha, shpërthyen në revoltë në SheshinVencesllas në dimrin e vitit 1989, me sloghanin ?Havel na Hrad!? (Haveli në Kështjellë!), duke e zgjedhur pak muaj më vonë president të republikës së rilindur.
Ishte një lloj lloj restaurimi? Në fakt, ishte diçka më e ndërlikuar dhe më interesante se kaq.
Ajo ishte sa një kohë e gëzushme, por edhe fillimi i një periudhe kur politika u bë shumë më e ndërlikuar. Ashtu si miku i tij polak, Adam Miçnik, Havel nisi të mërzitej shpejt me ish-disidentët e shndërruar në politikanë, që donin të harronin gjithçka nga e shkuara, dhe të gëzonin përfitimet financiare të kapitalizmit.
Për shkak të kufizimeve të kompetencave të tij presidenciale, Havel kundërshtoi shumë nga pikëpamjet politike dhe ekonomike të borgjezisë së re të përfaqësuar nga Vasllav Klaus. Në fillim u duk se zëri domimant në epokën post-komuniste, do të ishte një lloj demokracie sociale.
Shumë nga aleatët e Havelit në Forumin Qytetar, organizata kryesore e opozitës, ishin socialdemokratë. Vetë Havel nuk i ishte bashkuar kurrë ndonjë partie. Por meqë ishte më pranë demokracisë sociale se çdo formë tjetër e politikës së organizuar, bindjet e tij bazoheshin në një një përzierje të liberalizmit politik, dhe një të majte tradicionale çeke.
Por pasurimi me çdo kusht, ishte shqetësimi kryesor i ish-bshkëpunëtorëve të tij. Haveli, thoshin ata, ishte një idealist me një mendje të mjegullt, jopraktike. Nuk kaloi shumë para se të kuptohej se historia nuk po rifillonte. Një hendek në rritje mes çekëve dhe sllovakëve, çoi më 1 janar 1993 në ndarjen e tyre.
Në fjalimin e tij të parë si president Ditën e Vitit të Ri 1990, ai përmendi fjalët e politikanit të famshëm çekosllovak Jan Masarik:?Le ta mësojmë veten me idnë, se politika mund të jetë jo vetëm arti i të mundshmes, sidomos nëse kjo nënkupton artin e spekulimeve, llogaritjeve meskine, intrigave, marrëveshjeve sekrete dhe manovrimeve pragmatike. Por që ajo mund të jetë madje dhe arti i të pamundurës, përkatësisht arti i përmirësimit të vetes dhe botës!?.
Ai promovoi vazhdimisht aspiratat e tij për një politikë më humane, për një kapitalizëm me fytyrë njerëzore. Në ?moçalishten e ndotur?, që ishte shndërruar Bohemia industriale, ai sfidoi rrezikun dhe më tej Perëndimin mbi mitin e rritjes ekonomike të përjetshme. Ai rikujtoi rreziqet që vinin nga një Evropë që po vazhdonte të përçahej.
Tashmë jo nga ?Perdja e Hekurt?, por mes një kampi të mbyllur që ruan me xhelozi zhvillimin e tij, dhe një grupi vendesh të varfëra, të shkëputura dhe më pak të qëndrueshme, jashtë portave të saj:?Një gjysmë dhomë e ngrohtë, nuk mund të mbetet përherë e tillë, kur gjysma tjetër e dhomës është e ftohtë?.
Duke biseduar në një rast me studentët e ftuar, ai u tha se ndërsa ishte shënuar përparim në ndërtimin e sistemit politik dhe ekonomik, shumë njerëz menduan gabimisht se ?liri do të thotë të kesh të drejtën të bësh çdo gjë, apo se tregu dhe etika janë reciprokisht ekskluzive?.
?Disa njerëz, dëshirojnë të përfitojnë nga fundi i komunizmit për të krijuar diçka më shumë se sa një shoqëri të lirë. Ata do të donin të ishin jo vetëm burra dhe gra të lirë, por edhe burra dhe gra më të mirë se të tjerët?- theksoi ai. Sulmet e vazhdushme ndaj establishmentit të ri politik, e vunë në shënjestër të mediave pranë tyre.
Në janarin e vitit 1997, më pak se një vit nga vdekja si pasojë e një tumori të bashkëshortes së tij Olga, mbështetja e tij kryesore gjatë viteve të burgut, Havel u martua me aktoren Dagmar Veskrnova, gati 20 vite më e re ai. Ai u sulmua ashpër në media, se po tradhëtonte kujtimin e gruas së tij të parë, akuza që ai i hodhi poshtë.
Përpjekja për ta shndërruar Havel nga një shenjtor, në mëkatarin e përditshëm, përkoi me fillimin e një serie të gjatë sëmundjesh gati fatale, përfshirë kancerin në mushkëri, leuçeminë he pneumoninë. Ai u mbijetoi sulmeve dhe sëmundjeve, dhe në vitin 1998, përkundër antipatisë që ekzistonte ndaj tij në mesin e një pjese të elitës menaxheriale, çekët e zgjodhën sërish president deri në vitin 2003, kur dhe u tërhoq nga politika. Një vit më vonë, Republika Çeke u anëtarësua në Bashkimin Evropian./ The Guardian-Përshtatur nga CNA.al
Nga Fred Kaplan “Slate”* Në vitin 2010, Lufta e Ftohtë kisht...
E shumëpërfolur është tashmë tema me në krye fjalinë: “Njerë...
Humori nuk është thjeshtë një mjet për të prodhuar situata t...
Po të hedhim sytë në natyrë, do të shohim se gjithçka reflek...
Njëqindenjëzetekatër vjet më parë, babai i August dhe Lui Ly...
Gjëja më emocionuese rreth vitit 2020 nuk është vetëm fillim...
Deri në vitin 2020 kemi parë dhe jetuar arritje mbresëlënëse...
Nga Nathan Hodge “CNN”* Në betejën botërore të ideve, presid...
Ndonëse presidenti Assad ia ka dalë mbanë ushtarakisht, Siri...
Disa nga detajet mund të ndryshojnë, por vit pas viti, këto ...
Pas mesnatës së datës 31 dhjetor, do të kalohet nga dita e m...
Nga Matthew Karnitschnig “Politico.eu”* Mesazhi është njeriu...
Nga Luke McGee “CNN”* Brexit ka qenë një dhimbje e madhe kok...
Njerëzit që merren me aktivitete kulturore të lidhura me art...
Kënga u dëgjua mijëra herë nga miliona burra në frontin e lu...
Nga Victor Davis Hanson “National Riview”* Zyrtarisht dhe jo...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”* Pas fitores së madh...
Nga Alessandro Pascolini “Galileo One”Gjatë vitit që po lëmë...
Përgjatë historisë, njeriu ka qenë i pështjelluar dhe i frik...
Nga Michael Hirsh “Foreign Policy”* Është bërë tashmë e modë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...