"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Nga Janosch Delcker & Cristiano Lima ?Politico.eu?
Teknologjia e skanimit dhe njohjes së fytyrës, po frymëzon një valë të madhe frike për shkeljen e privatësisë, teksa ky program ka nisur të përdoren gjerësisht në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Kështu ajo përdoret sot në vendkalimet kufitare, në automjetet e policisë, në stadiume, aeroporte dhe shkolla.
Por përpjekjet për të kontrolluar përhapjen e kësaj teknologjie, po hasin në rezistencën e qeverive në të dyja brigjet e Atlantikut. Arsyeja kryesore:qeveritë perëndimore po e përdorin këtë teknologji për të garantuar sigurinë publike, edhe pse e bëjnë këtë duke mbledhur të dhëna mbi jetën private të qytetarëve.
Në Uashington, impeachmenti ndaj presidentit amerikan Donald Trump, ka zbehur pritshmëritë për një nismë të Kongresit për të miratuar disa kufizime në përdorimin e kësaj teknologjie. Një qasje e njëjtë vërehet edhe në vendet evrpiane, që e kanë zakonisht shumë merak çështjen e privatësisë, siç është Gjermania.
Ata që mbrojnë rregullore më të rrepta mbi përdorimin e kësaj teknologjie, e tregojnë Kinën
si një shembull negativ të potencialit që ka kjo teknologji për t?u shndërruar në një makth për qytetarët. Dhe kjo pas raporteve mediatike, se autoritetet po e përdorin këtë teknologji për të gjurmuar pa dallim qytetarët në ambjente publike, për të identifikuar protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong, dhe për të shtypur miliona ujgurë myslimane në provincën e Xinjiangut.
Sipas një studimi të vetë qeverisë amerikane, softueri aktual i njohjes së fytyrës e përjetëson paragjykimin racor, pasi është vënë re se ai identifikon në mënyrë të gabuar më shpesh njerëzit me ngjyrë, në krahasim me ata të bardhë. ?Teknologjia e njohjës së fytyrës duhet të ndalet, përpara se të jetë vonë?- thotë për ?Politico? Patrik Brejer, anëtar i Parlamentit Evropian.
?Ka dëshmi në rritje se SHBA-ja po e përdor gjithnjë e më shumë Inteligjencën Artficiale në mënyra represive dhe të dëmshme, që të kujtojnë modelin kinez?- thuhet ndërkohë në studimin e organizatës ?AI Now?.
Senatori demokrat Ed Edej, që po përgatit një ligj të posaçëm për të kufizuar përdorimin e kësaj teknologjie, tha në qershor të këtij viti, se përdorimi i teknologjisë së njohjes së fytyrës, ?paraqet një kërcënim të madh për privatësinë e amerikanëve. Megjithatë policia dhe forcat e sigurisë në të gjithë Perëndimin, janë duke e testuar me shpejtësi, apo përdorur de fakto këtë teknologji, si një mënyrë shumë më e lirë për të mbledhur të dhëna për grupe të mëdha njerëzish.
Kamerat e njohjes së fytyrës, që mund të identifikojnë njerëzit bazuar në tiparet e fytyrës së tyre, po shfaqen tashmë edhe në vendkalimet kufitare, në automjetet e policisë, në hyrje të stadiumeve dhe madje në disa shkolla të mesme në SHBA dhe në Evropë, ku ato përdoren për të identifikuar nxënësit.
Shembuj të tillë, i tejkalojnë kufizimet e kësaj teknologjie që janë miratuar në San Francisko, dhe disa qytete të tjera të SHBA-së. Ndërkohë, aktivistët e mbrojtjes së privatësisë janë duke nxjerrë një mësim goxha të mirë nga dështimi i qeverive, për të kontrolluar përhapjen e teknologjisë.
Ata thonë se tashmë po zhduken dallimet midis mënyrës se si qeveritë perëndimore dhe Kina i qasen mbikëqyrjes publike. Disa ligjvënës demokratë dhe republikanë në SHBA, thonë se çështja e fajësimit të Trump, ka lënë në plan të dytë çështjet e tjera.
?Mjerisht, impeachment-i ka thithur të gjithë energjinë e mundshme?- shprehet senatori republikan Stefën Linç, që drejton Nënkomitetin e Sigurisë Kombëtare të Mbikëqyrjes, duke shtuar se ndikoi jo pak edhe vdekja e senatorit të njohur demokrat Elia Kamings.
Ndërkohë edhe në Bashkimin Evropian, thirrjet e liderëve kryeroë për veprime të shpejta, për disiplinimin e përdorimit të Inteligjencës Artificiale, nuk garantojnë të sjellin ndonjë kufizim detyrues në mbarë BE-në. Edhe kufizimi dikur i rreptë për mbledhjen e ?të dhënave të ndjeshme?, në ligjin kryesor të privatësisë që ka aktualisht BE-ja, përmban një arsyetim të gjerë se përse autoritetet publike mund të mbledhin të dhëna biometrike të ndjeshme, nëse mund ta justifikojnë këtë gjë.
Teknologjia e njohjes së fytyrës, është shfaqur në vende të tilla si në stacionin kryesor të trenit në Berlin, ku një projekt eksperimental nga autoritetet, ka skanuar fytyrat e dhjetëra mijëra kalimtarëve. Gjithsesi, Brejer ka bindjen se Evropa do të ketë kufizime më të rrepta sesa SHBA në përdorimin e kësaj teknologjie.
Eurodeputeti thotë se Karta e të Drejtave Themelore të BE-së, e cila i jep çdo qytetari evropian ?të drejtën e mbrojtjes së të dhënave të tij personale?, do t?i mbrojë evropianët nga përdorimi pa dallim i kamrave të njohjes së fytyrës, ndërsa Kushtetuta e SHBA nuk thotë asgjë për këtë gjë.
Ndërkohë vetë drejtuesit e industrisë së kësaj teknologjie, po shfrytëzojnë rastin për të diktuar rregullat globale mbi këtë fushë.
Shefi i politikave publike në ?Amazon?, Majkëll Panke, u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë të miratojnë një ligj që ?mbron të drejtat civile, por lejon nga ana tjetër inovacionin e vazhdueshëm dhe zbatimin praktik të kësaj teknologjie? . Sot për sot, mjetet e skanimit të fytyrës po bëhen me shpejtësi mëse të zakonshme.
Kompani si Facebook, Apple dhe Google, kanë vendosur njohjen e fytyrës në pajisjet e tyre
më të njohura, për shembull si një mjet për zhbllokimin e telefonave. Ndërkohë tek autoritetet publike, oreksi për sistemet e njohjes së fytyrës, duket se nuk ka kufij.
Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, agjensitë federale, shtetërore dhe vendore, kanë realizuar për vite me radhë të ashtuquajturat eksperimente. Administrata e Sigurisë së Transportit dhe Doganave, dhe ajo e Mbrojtjes së Kufijve, e përdorin njohjen e fytyrës në pika të caktura.
Në nivel shtetëror dhe lokal, departamentet e policisë në Florida, Kolorado dhe Oregon kanë filluar ta përvetësojnë këtë teknologji, ndërsa të tjerët janë duke e shqyrtuar si mundësi.
Situata nuk është më ndryshe në Evropë. Në Britani, dy njësi policore e kanë testuar teknologjinë e njohjes së fytyrës, për të identifikuar kalimtarët në kohë reale. Ndërkohë, Ministria e Brendshme në Hungari, po instalon 35.000 kamera në kryeqytetin Budapest dhe pjesën tjetër të vendit, për të regjistruar fytyrat e njerëzve dhe targat e makinave.
Njohja e fytyrës, është duke funksionuar në disa aeroporte evropiane nga Lisbona në Pragë. ?Kjo praktikë është shqetësuese?-thotë Mathias Monroi, një aktivist gjerman i të drejtave civile.
?Një teknologji e tillë, mund ta bëjë së shpejti të pamundur të lëvizësh në mënyrë anonime në një hapësirë publike?- thekson ai. Në Bruksel, udhëheqësja e re e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, ka premtuar ta vërë nën kontroll këtë teknologji. Ekspertët janë në pritje se çfarë do të ndodhë./Përshtatur nga CNA.al
Nga fushën e shkencës, 2020-ta premton të jetë një vit i rën...
Nga Frank Miles “Fox News”Forca Kuds, të cilën SHBA-ja e ka ...
Me vrasjen e gjeneralit iranian Soleimani presidenti i SHBA-...
Lufta kanë ekzistuar që nga fillesat e njerëzimit. Pavarësis...
Cilat do të jenë perspektivat e demokracisë në vitin 2020? T...
Nga Max Boot “The Washington Post”* Ta quash ambasadën ameri...
Për shumë njerëz, Vinsent Van Gogu, cilësohet si një artist ...
Shumica e njerëzve mezi i presin pushimet e festave të fundv...
Nga Paul Taylor ”Politico.eu”* Në vitin 2020, përgatituni të...
Nga Roger Cohen, “The New York Times”Carrie Lam, kryeministr...
E njohur është tashmë për ne ideja se diçka nuk po shkon mir...
Kur për habinë e kancelarive perëndimore, Evropa Qendrore sh...
Nga Fred Kaplan “Slate”* Në vitin 2010, Lufta e Ftohtë kisht...
E shumëpërfolur është tashmë tema me në krye fjalinë: “Njerë...
Humori nuk është thjeshtë një mjet për të prodhuar situata t...
Po të hedhim sytë në natyrë, do të shohim se gjithçka reflek...
Njëqindenjëzetekatër vjet më parë, babai i August dhe Lui Ly...
Gjëja më emocionuese rreth vitit 2020 nuk është vetëm fillim...
Deri në vitin 2020 kemi parë dhe jetuar arritje mbresëlënëse...
Nga Nathan Hodge “CNN”* Në betejën botërore të ideve, presid...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...