Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Nga Van Hipp ?Fox News?
* Bota është në ethe qëkur SHBA-ja vrau arkitektin e terrorit iranian dhe komandantin e Forcës Kuds, Kasëm Sulejmani pas sulmit të 31 dhjetorit 2019 ndaj ambasadës amerikane në Irak. Dhe presidenti Donald Trump e ka paralajmëruar Iranin, se nëse sulmon amerikanët apo asetet e SHBA-së, Uashingtoni ka identifikuar 52 site iraniane për t?i goditur, dhe që përfaqësojnë 52 amerikanët që u mbajtën peng, kur u pushtua ambasada amerikane në Teheran në vitin 1979.
Që nga ajo kohë, Irani ka ngacmuar, kërcënuar, vrarë dhe përhapur terror. Për vite të tëra, ai ka qenë një nga organizatorët dhe financuesit kryesorë të kërcënimit bërthamor dhe balistik të Koresë së Veriut. Kohët e fundit, 11 vende arabe e kanë denoncuar Iranin në OKB-së si një shtet sponsor të terrorizmit.
Dhe tani, një president amerikan që nuk dëshiron luftë, dhe që ka treguar një vetëpërmbajtje të madhe i është drejtuar Iranit:?Ne morëm masat për të parandaluar një luftë. Ne nuk kemi ndërmarrë veprime për të nisur një luftë!?. Trump ka marrë deri tani vendimet e duhura përballë Iranit, përfshirë daljen nga marrëveshja bërthamore.
Brenda disa muaj pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje në vitin 2015, Irani testoi të paktën 6 raketa balistike. Duke e ditur që marrëveshja për Iranin nuk ishte e përhershme, por do të skadonte në vitin 2025, synimi i Trumpit ka qenë arritja e një marrëveshje më të mirë, që të garantojë që Irani të mos ketë armë bërthamore.
Sanksionet e Trumpit, dhe fushata e tij e presionit maksimal, kanë qenë efektive. Me një rritje 50 për qind të inflacionit, dhe çmimet e rritura të ushqimeve në masën 85 për qind, regjimi islamik është detyruar të përqëndrohet tek problemet e veta. Ai nuk ka para të tepërta, për të financuar sjelljen agresive të Koresë së Veriut.
Dhe pjesa më e madhe e aktivitetit të tij fundit në Irak, ka ndodhur për shkak të protestave të myslimanëve sunitë, kundër përfshirjes së shtuar të Iranit në punët e brendshme të Irakut. Është e rëndësishme të kujtohet se ka një hendek të madh midis Ajatollahut e shpurës së tij dhe popullit iranian.
Në nëntor të vitit të kaluar, pati protesta të mëdha në mbarë vendin, për shkak të rritjes së çmimit të karburantit. Shumë njerëz protestuan kundër vetë regjimit, dhe brenda pak orësh protestat u përhapën në 21 qytete, ndërsa videot e tyre qarkulluan gjerësisht në internet.
Regjimi terrorist mbylli internetin, vrau afro 1.500 protestues, dhe arrestoi rreth 12.000 të tjerë. Po, fushata e presionit maksimal e Trumpit po funksionon, dhe Ajatollahu dhe shpura e tij po ndihen në siklet. Është veçanërisht e rëndësishme, që grupet iraniane opozitare që kanë pasur divergjenca mes tyre, kanë një qëllim të përbashkët:të zëvendësojnë diktaturën fetare të Iranit me një demokraci laike. Reza Pahlavi, djali i shahut të ndjerë të Iranit, ka qenë një mbështetës i hapur i një Irani demokratik.
Por shumica e protestuesve të fundit, vinin nga radhët e Organizatës Popullore të Muxhahedinëve Iranianë (MEK), që në të kaluarën ka qenë kundërshtare e Shahut. Vrasja e ?arkitektit? të sulmeve ndaj amerikanëve dhe aseteve amerikane, ishte një lëvizje e duhur.
Por ja se çfarë mund të bëjë Trump tani, për të forcuar përkrahjen ndaj qasjes së tij brenda dhe jashtë vendit, duke ruajtur njëherazi presionin mbi Iranin, dhe minimizuar përfshirjen e trupave amerikane në terren.
Drejtoju popullit amerikan:Trump duhet të mbajë një fjalim drejtuar kombit nga Zyra Ovale. Faktet janë në anën tonë. Njerëzit duhet të kuptojnë pse dhe si funksionon politika amerikane.
OKB dhe Bashkimi Evropian:Marjam Rajavi, drejtuese e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, i ka bërë thirrje OKB dhe BE, që të ndërmarrin masa të menjëhershme për të ndaluar vrasjet dhe shtypjen e popullit iranian. Mbështetni dhe nënvizojini këto përpjekje, për të informuar botën mbi atë që po ndodh brenda Iranit.
Interneti:Ekspertët e kibernetikës, besojnë se SHBA-të mund të ndërhyjë në disa mënyra, për të garantuar qasjen në internet në Iran, përmes satelitëve dhe rrjeteve të decentralizuara. Kongresi amerikan duhet të rishikojë Aktin e Viktimave të Censurës Iraniane, që financon masat ?për të kundërshtuar përpjekjet e qeverisë iraniane, në bllokimin e transmetimeve në radio, satelit dhe internet?.
Komunikoni drejtpërsëdrejti me popullin iranian:Mos harroni protestat në Iran në vitin 2009, ku qindra mijëra njerëz dolën në rrugë. Rreth 6 stacione televizive satelitore në gjuhën perse me bazë në SHBA patën një ndikim të madh, sidomos tek të rinjtë iranianë, duke i njohur ata me vlerat dhe idealet perëndimore. Le ta rikrijojmë atë situatë, dhe të komunikojmë drejtpërdrejt me popullin iranian, me më shumë programime në gjuhën perse.
Presidenti Ronald Reagan përdori dikur një strategji të ngjashme (ai forcoi rolin e Zërit të Amerikës, Radios Evropa e Lirë dhe Radio Lirisë), për të komunikuar direkt me popullin polak, duke anashkaluar rrjetin e kontrolluar dhe censuruar nga shteti komunist. Kjo strategji e Reganit, u lavdërua më vonë nga Leh Valesa, ish-president i Polonisë dhe drejtuesi i lëvizjes Solidarnost.
Operacionet psikologjike:Falë të dhënave inteligjente, ne e dimë që Irani ka një manual të luftës së tij psikologjike për të shtypur protestat popullore. Por kur bëhet fjalë për operacionet psikologjike, njësitë e Komandës së Civile të Ushtrisë amerikane, dhe Komanda e Operacioneve Psikologjike, janë më të mirat në botë. Ata duhet të jenë të angazhuara dhe të përfshira në strategjinë tonë për kundërshtimin e taktikave iraniane.
Kërkoni këshilla nga jashtë administratës:Pas dështimit të operacionit në Gjirin e Derrave në Kubë, presidenti amerikan Xhon Kenedi e ndryshoi procesin e tij të vendimmarrjes në politikën e jashtme. Gjatë Krizës së Raketave Kubane, kur disa ushtarakë në Pentagonin donin të sulmonin Kubën, Kenedi e mënjanoi aparatin tradicional të sigurisë kombëtare, dhe në fund vendosi fatmirësisht të izolojë dhe jo sulmojë Kubën komuniste.
Sot, disa nga idetë më të mira se si duhet përballuar me sukses me Irani, vijnë nga njerëz që janë jashtë procesit normal të vendimmarrjes së sigurisë kombëtare. Një shembull i mirë është profesor Xhejzën Blazakis, nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare në Midëllbëri. Ideja e tij për të injektuar pjesë të dëmtuara në zinxhirin e furnizimit në Iran, për të sabotuar programin e tij bërthamor, është lloji i ?mendimit të jashtëm? që është efektiv për SHBA-në./ Përshtatur nga CNA.al
Orbita e Tokës përreth Diellit është pothuajse rrethore. Ndr...
Sërish evropianët vuajnë pasojat e politikës së Donald Trump...
Nga Ray Takeyh “Politico”* Pasi organizoi për shumë vite ope...
Donald Trump si Rocky, Vladimir Putini i zhveshur deri në be...
Nga Pierre Haski-“France Inter”Dekada që sapo ka filluar rre...
* Një studim i ri nga ekspertët e fushës, konfirmon se dieta...
* Më 5 mars të vitit 1982, Xhon Belushi u gjet i vdekur pasi...
Nga Dilek Kutuk “Daily Sabah”Boris Xhonson u bë udhëheqësi i...
Nga Janosch Delcker & Cristiano Lima “Politico.eu”Teknologji...
Nga fushën e shkencës, 2020-ta premton të jetë një vit i rën...
Nga Frank Miles “Fox News”Forca Kuds, të cilën SHBA-ja e ka ...
Me vrasjen e gjeneralit iranian Soleimani presidenti i SHBA-...
Lufta kanë ekzistuar që nga fillesat e njerëzimit. Pavarësis...
Cilat do të jenë perspektivat e demokracisë në vitin 2020? T...
Nga Max Boot “The Washington Post”* Ta quash ambasadën ameri...
Për shumë njerëz, Vinsent Van Gogu, cilësohet si një artist ...
Shumica e njerëzve mezi i presin pushimet e festave të fundv...
Nga Paul Taylor ”Politico.eu”* Në vitin 2020, përgatituni të...
Nga Roger Cohen, “The New York Times”Carrie Lam, kryeministr...
E njohur është tashmë për ne ideja se diçka nuk po shkon mir...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...