Në këtë dekadë do të rifillojë gara e armatimit
Nga Pierre Haski-“France Inter”Dekada që sapo ka filluar rre...
Donald Trump si Rocky, Vladimir Putini i zhveshur deri në bel, Boris Johnsoni sillet si shok. Kur politikanët kanë sukses me inskenime të tilla banale, kjo ka të bëjë me ne, thotë Martin Muno.
Donald Trump si Rocky, Vladimir Putini i zhveshur deri në bel, Boris Johnsoni sillet si shok. Ishte fundi i nëntorit kur një tweet nga Presidenti i SHBA tërhoqi më shumë vëmendje se zakonisht. Ai ishte një montazh fotografik, në të cilin koka e Donald Trump-it ishte montuar artificialisht në një trup të zhveshur muskulor. Sigurisht ai nuk ishte trupi i vërtetë i Trumpit
(i cili dihet se është i shëndoshë), por i boksierit të filmit Rocky Balboa. Gazeta me drejtim transatlantik “Die Welt” shkroi në Twitter se ky mesazh “është dëshmia më e fundit e tezës: në Shtëpinë e Bardhë rri një djalë me bagazhin emocional të një 15-vjeçari”. Por një kritikë e tillë nuk e prek një si Trumpi.
Pse kanë sukses ata?
Presidenti amerikan nuk është sigurisht i vetmi që i shfaq publikisht fantazitë e tij të gjithëfuqisë. Kur është fjala për të demonstruar mashkullësi të paskajshme, Vladimir Putini është i pakonkurrueshëm – të paktën ai e arrin këtë pa Photoshop. Studentit ish elitar, Boris Johnson i pëlqen ta portretizojë veten si mik të dashur, Rexhep Tajip Erdogani hiqet si sulltan, Kim Jong Un-i e portretizon veten si orakull. Po Silvio “Bunga-Bunga” Berlusconi, i kujtohet njeriu?
Puna nuk është, se këta pak a shumë të moshuar e luajnë këtë lojë vetëm për argëtimin e tyre. Ata luajnë kryesisht sepse janë të suksesshëm me të – madje edhe në demokraci: Boris Johnsoni ishte në gjendje të gënjente pa fund për Brexitin – kjo nuk ndikoi në suksesin e tij elektoral në mes të dhjetorit. Edhe sjellja adoleshente e Trumpit gjen edhe pasues besnikë, rizgjedhja e tij është më me gjasa se kurrë.
Dhe pse ndodh kjo? Pse nuk perceptohet sjellja e këtyre njerëzve ashtu si është – për të të ardhur rëndë? Pse kanë ata sukses me gjërat që ishin të paimagjinueshme deri disa vjet më parë? (Dakord: Berluskoni me sa duket ishte më i avancuar se koha e tij.) Përgjigja është e thjeshtë: narcizmi i këtyre njerëzve ka jehonë, sepse te secili prej nesh fshihet një narcist i vogël. Një narcist i vogël që del në pah kur prezantojmë veten në rrjetet sociale.
Merrni si shembull TikTok, një platformë videoje që përdoret çdo muaj nga më shumë se një miliardë njerëz në të gjithë botën dhe për këtë arsye është më e suksesshme se Instagram-i, Snapchat-i ose Youtube. Në TikTok, njerëzit postojnë video të shkurtra – zakonisht për veten e tyre, shpesh kur imitojnë e këndojnë këngë të njohura pop. Ndonjëherë kjo është zbavitëse, shpesh për të të ardhur turp dhe rrallë me të vërtetë e mirë. TikTok është prova përfundimtare e vërtetësisë së citatit të Andy Warhol-it që në të ardhmen të gjithë do të jenë të famshëm në botë për 15 minuta.
Kjo në një kohë kur është gabim të mendosh që vetëparaqitja është konstituive për ne. Sepse vetja jonë zhvillohet vetëm në bashkëpunim, në ndërveprim shoqëror. Po ta shohim botën vetëm përmes syzeve të selfie-t, po të shohim vetëm veten dhe jo më njerëzit e tjerë pranë nesh, po t’i ngatërrojmë rrjetet sociale me bashkëjetesë sociale, atëherë nuk duhet të çuditemi, që njerëz si Trumpi ose Johnsoni vijnë në pushtet./ DW
Nga Pierre Haski-“France Inter”Dekada që sapo ka filluar rre...
* Një studim i ri nga ekspertët e fushës, konfirmon se dieta...
* Më 5 mars të vitit 1982, Xhon Belushi u gjet i vdekur pasi...
Nga Dilek Kutuk “Daily Sabah”Boris Xhonson u bë udhëheqësi i...
Nga Janosch Delcker & Cristiano Lima “Politico.eu”Teknologji...
Nga fushën e shkencës, 2020-ta premton të jetë një vit i rën...
Nga Frank Miles “Fox News”Forca Kuds, të cilën SHBA-ja e ka ...
Me vrasjen e gjeneralit iranian Soleimani presidenti i SHBA-...
Lufta kanë ekzistuar që nga fillesat e njerëzimit. Pavarësis...
Cilat do të jenë perspektivat e demokracisë në vitin 2020? T...
Nga Max Boot “The Washington Post”* Ta quash ambasadën ameri...
Për shumë njerëz, Vinsent Van Gogu, cilësohet si një artist ...
Shumica e njerëzve mezi i presin pushimet e festave të fundv...
Nga Paul Taylor ”Politico.eu”* Në vitin 2020, përgatituni të...
Nga Roger Cohen, “The New York Times”Carrie Lam, kryeministr...
E njohur është tashmë për ne ideja se diçka nuk po shkon mir...
Kur për habinë e kancelarive perëndimore, Evropa Qendrore sh...
Nga Fred Kaplan “Slate”* Në vitin 2010, Lufta e Ftohtë kisht...
E shumëpërfolur është tashmë tema me në krye fjalinë: “Njerë...
Humori nuk është thjeshtë një mjet për të prodhuar situata t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...