Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Nga Gary Sick ?Responsible Statecraft?
* Afër fundit të fjalës së tij, pas sulmit iranian me raketa mbi bazat amerikane në Irak, presidenti Donald Trump tha:?ISIS-i është një armik natyral i Iranit. Shkatërrimi i ISIS është pozitiv për Iranin, dhe ne duhet të punojmë bashkë mbi këtë dhe prioritete të tjera të përbashkëta?.
Pse vlen të përmendet kjo? Së pari, është e vërtetë. Por, më e rëndësishmja, ky fakt i thjeshtë nuk ishte pranuar kurrë në dijeninë time nga asnjë prej anëtarëve të vjetër të administratës Trump. Ka një prirje për ta shpërfillur këtë deklaratë, si një shprehje sa për larë gojën, në fund të një fjalimi të karakterizuar nga ashpërsia tipike Trumpiane.
Por konteksti kërcënues dhe vetë-shërbyes, i jep asaj edhe më shumë rëndësi. Në politikën ndërkombëtare, mesazhet më interesante dhe potencialisht më pozitive, prezantohen shpesh të mbështjella me helm dhe vrer. Të paktën, kjo deklaratë e saktë dhe faktike, dhe ftesa e hapur për bashkëpunim, i mbijetoi atij që duhet të ketë qenë një proces i frikshëm i shkrimit të fjalimit presidencial atë mëngjes.
Presidenti ose dikush pranë tij, kanë menduar se ia vlen t?i thuhet kjo një audience ndërkombëtare. Pra, le të supozojmë se presidenti Trump e ka seriozisht atë që tha. Natyrisht, ekziston një ironi, të shohësh bashkë Iranin dhe SHBA-në në luftë kundër ISIS-it.
Por është e vërtetë që Irani nxitoi të organizojë një lloj mbrojtje rajonale, kur ISIS nisi të zgjerohet nga baza e tij në Raka të Sirisë 5 vjet më parë. Shtetet e Bashkuara iu bashkuan luftës kundër ISIS-it, duke organizuar një koalicion ndërkombëtar efektiv, që ia doli të zvogëlojë ndjeshëm forcën e Kalifatit deri në fund të vitit 2018, duke vrarë edhe liderin e tij në tetorin e 2019-ës.
Irani vazhdoi të luftojë ISIS-in në të njëjtën periudhë, por koordinimi me koalicionin amerikan ishte i tërthortë, dhe i pavënë re nga shumica e mediave ndërkombëtare. Pjesa realisht e rëndësishme e fjalës së Trump, erdhi pas përmendjes së ISIS:?Ne duhet të punojmë bashkës për këtë dhe prioritetet e tjera të përbashkëta?.
Nëse keni ndjekur marrëdhëniet SHBA-Iran gjatë administratës Trump, do t?iu falet nëse nuk do ta dini që Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndonjë interes (prioritet) të përbashkët. Por në fakt është kështu, dhe ja cilat janë ato:
Afganistani
Menjëherë pas sulmeve të 11 Shtatorit, Irani i ofroi shërbimet e tij SHBA-së për të mposhtur talebanët, dhe për të krijuar një qeveri të re të ligjshme në Kabul. Ndërhyrja e Teheranit, ishte jetike për atë proces. Irani vazhdon të ndajë objektivat themelore të SHBA -së në Afganistan dhe mbështet qeverinë e Kabulit po aq sa edhe Uashingtoni. Ndikimi i Iranit në Afganistan, mbetet shumë i fortë. E pse të mos konsultohen?
Jemeni
Arabia Saudite ndërhyri në luftën civile jemenase në vitin 2015, me një koalicion forcash arabe. Irani ka trajnuar dhe mbështetur për fraksionin jemenas Ansarallah (Huthi), në përpjekje për të dëmtuar rivalin e tyre saudit. Gjatë 5 viteve të fundit, lufta në Jemen është shndërruar në katastrofën më të madhe humanitare në botë, duke bërë që Kongresi Amerikan të kundërshtojë shitjet e armëve amerikane për luftëtarët në front. Irani ka shfaqur gatishmëri për të marrë pjesë në një proces paqeje. Një nismë serioze e SHBA-së për të ndërmjetësuar një zgjidhje direkte ose përmes OKB, do të ishte në interesin të gjitha palëve. Pse të mos provohet?
Veprimet ushtarake dhe politike
Presidenti Trump, ka deklaruar vazhdimisht se dëshiron të zvogëlojë praninë ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme. Irani ka ngacmuar vazhdimisht forcat amerikane në rajon. Ekzistojnë disa rrugë të mundshme, përmes të cilave mund të zvogëlohen rreziqet e përshkallëzimit ushtarak, në dobi të të gjithëve.
Ndoshta duhet filluar me ndërtimin e një linjë telefonike të veçantë mes udhëheqjes së 2 vendeve, dhe/ose një marrëveshje për shmangien e incidenteve në det, siç ndodhi dikur me Bashkimin Sovjetik gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë.
SHBA dhe BRSS negociuan krijimin e OSBE-së, që rezultoi një forum i gjerë dhe efektiv për diskutimin e çështjeve me interes dhe shqetësim të ndërsjellë. Lindja e Mesme, ka nevojë për një forum të tillë. Ndërkohë, është e mundur të hulumtohen fushat me interes të mundshëm të ndërsjellë në lidhje me naftën, ndërhyrjen e jashtme në Irak, dhe pikat e tjera të rajonit që SHBA-ja i kanë identifikuar si çështje shqetësuese.
Disa ditë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit, i ka udhëzuar diplomatët amerikanë të kufizojnë kontaktet me 5 grupet disidente, që Irani pretendon se janë përdorur për të promovuar destabilizimin politik të Iranit. Edhe pse kjo duket si një fije shkrepse e ndezur në mesin e një stuhie të madhe, ky njoftim ka të ngjarë të lexohet në Iran si një zhvillim pozitiv.
Këto deklarata që vijnë nga administrata Trump, sugjerojnë se ekziston të paktën njëfarë gatishmërie për të marrë në konsideratë edhe impulse pozitive, për të shoqëruar fushatën e saj të ?presionit maksimal?. Ky është një ndryshim i rëndësishëm, që s?duhet të lejohet të kalojë pa u vënë re. Do ta mësojmë se sa serioze mund të jetë kjo nismë, kur dhe nëse fjalët do të përkthehen në veprime konkrete./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Johanna Ross, “American Herald Tribune”* Kur Mbretëresha...
Nga Jessica Murphy “BBC”* Kryeministri kanadez, Xhastin Trud...
Më 13 janar 1953, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Sovjeti...
Në mjediset gazetareske ka nisur të flitet për “klubin 27” d...
Hamburg – Edhe tani, pas më shumë se 70 vjetësh nga mbarimi ...
Lajmi i tërheqjes së Herrit dhe Meganit, Dukës dhe Dukeshës ...
Për më shumë se një shekull, temperatura 37 gradë Celsius, ë...
Nga Micah Halpern “Newsmax”Vrasja e kreut iranian të Forcës ...
Ne nuk kemi gjithmonë uri, dhe ushqehemi për shkak të nevojë...
Për shumë njerëz, nisja e vitit të ri është koha e duhur për...
Zyrtarët e Pentagonit kanë deklaruar për “Fox News”, se avio...
Nga Conrad Black, “Newsmax”* Demokratët kanë bërë një tjetër...
Nga Janusz Bugajski, “Center for European Policy Analysis”* ...
Shumëkush mund ta ketë dëgjuar në një moment emrin e Galileo...
Astronautët e sotëm në hapësirë, jetojnë duke u ushqyer me u...
Nga Joseph W.Sullivan “Foreign Policy”* Dy presidentët e fun...
Qeveria gjermane kërkon të mbledhë në tavolinën e bisedimeve...
Putini dhe Erdogani festuan hapjen e gazsjellësit të ri, edh...
Rritja e tensioneve me Iranin dhe e rrezikut për sigurinë në...
Parlamenti në Bagdad kërkon tërheqjen e trupave amerikane, p...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...