Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Rritet numri i viktimave
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ju mund të mos keni dëgjuar kurrë për Tomazo Bushetën. Por mbi 400 anëtarë të mafias italiane, me siguri që do të donin të mos e kishin njohur kurrë atë. Ai ishte mafiozi i parë siçilian, që shkeli Omertën – Kodin mafioz të Heshtjes, duke ndihmuar në arrestimin dhe dënimin me burg të qindra mafiozëve.
Karriera kriminale e Bushetës, u zhvillua mes Italisë, SHBA-së dhe Brazilit. Në fund, ushtari i respektuar i mafias u bë një ?pentito? (i penduar) informator i policisë. Dëshmitë e tij ishin jetike për të ashtuquajturin Gjyqi i Madh, dhe që në fakt ishte gjyqi më i madh antimafia në histori. Edhe pasi u vranë gjyqtarët Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino, Busheta vazhdoi të jepte me guxim dëshmitë e tij në Komisionin Antimafia.
Busheta u arrestua shumë herë gjatë viteve 1960-1970. Por vetëm në vitin 1982, vendosi të bashkëpunojë me autoritetet ligjzbatuese. Dhe kjo në shenjë hakmarrjeje ndaj shumë mafiozëve, që dikur i kishte miq dhe bashkëpunëtorë.
Busheta lindi në një familje modeste në Palermo më 13 korrik 1928. Ishte më i riu nga 17 fëmijë, dhe vetëm ai iu bashkua mafies. I rritur në varfëri ekstreme, Tomazo u tërhoq shpejt nga bota e krimit. Ai e nisi si shumica, si një ushtar i familjeve mafioze. Përfshirja e tij e parë me mafian e zones, ndodhi në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur ishte vetëm 17-vjeç.
Nisi të merrej me kontraband të cigareve gjatë viteve 1950-1960. Më pas emigroi në Brazil, ku u njoh me gruan e tij të tretë, Kristinën, vitin në 1971. Ndikimi i tij u rrit, kur shkoi në Nju Jork, dhe punoi për disa kohë me familjen mafioze Gambino. Në Brazil merrej me menxhimin e trafikut të drogës.
U arrestua dhe u ekstradua në Itali në vitin 1972, ku vuajti një dënim prej 8 vitesh burg. Për të shmangur Luftën e Dytë të Mafias që shpërtheu në Itali, ai u rikthye në Brazil menjëherë pas lirimit në vitin 1980. Edhe pse pati një pozitë modeste në radhët drejtuese të Cosa Nostras, intelekti dhe dinjiteti i shfaqur, bënte që edhe figurat kryeore të mafias të kërkonin këshillat e tij. Ai u bë i njohur si ?Bosi i Dy Botëve?, edhe pse ?grada? e tij nuk e kaloi kurrë atë të një ushtari.
Në mesin e shumë rregullave, Cosa Nostra ishte e rreptë në lidhje me nderin familjar. Busheta e shkeli këtë rregull shumë herë, pas lidhjeve të shumta jashtëmartesore, dhe 3 martesave zyrtare.
Bashkëshortja e tij e tretë Kristina, është shprehur në një intervistë për një dokumentar: “Shkelja e Omertës, ishte në fakt vendimi më i vështirë i jetës së tij, pasi ai kishte ndjesinë se po shkelte mbi diçka që ishte e shenjtë?.
Regjisorët Mark Franketu dhe Endrju Majer, realizuan në vitin 2019 ?Busheta, kumbari ynë?. ?Unë mendoj se disa faktorë e nxitën Tomazon të shkelte Kodin Omerta. I pari ishte vrasja e familjarëve të tij?- thotë Franketi. Dhe në fakt në vitin 1982, rivalët i vranë 2 djemtë, dhëndrin, njërin nga vëllerëzit më të cilin ishte më i afërt, dhe një nip në Palermo.
Kur u arrestua në Brazil vitin që pasoi, ai pranoi të bashkëpunojë me policinë italiane dhe amerikane, duke firmosur një dëshmi prej 3000 faqesh. ?Për mua, vdekja ka qenë si hija në një ditë me diell. Si mafioz, e dija se duhet të mësohesha me praninë e saj. Por vdekja e padrejtë e të pafajshmëve, më bindi që të mos isha më një mafioz?- do të deklaronte vetë Busheta më vonë.
Franketo theksoi se tradhëtia e tij ishte ?në një kuptim, një lloj hakmarrjeje?. Italia në atë kohë nuk kishte një program për mbrojtjen e dëshmitarëve. Ndaj ishin autoritetet amerikane, ato që morën përsipër sigurinë e Bushetës në një shtëpi të sigurt në Nju Xhersi. Një agjent i DEA e përshkroi Bushëtën në atë kohë, si ?dëshmitarin më të rëndësishëm dhe më të rrezikuar në historinë e krimit në SHBA?.
Busheta dha dëshminë e tij të parë më 16 korrik 1984 në Romë. Ai e paralajmëroi gjyqtarin Xhovani Falklone se kjo punë ishte shumë e rrezikshme, dhe se mafia do të përpiqej t?i vriste që të dy, atë dhe Borselinon. Falkone u vra në një atentat me bombë në majin e vitit 1992. Në një të njëjtën mënyrë u eleminua 2 muaj më vonë dhe mikun i tij Paolo Borselino.
Para vrasjes, Falkone tha se ?para bashkëpunimit të Bushetës, ne kishim vetëm një ide sipërfaqësore mbi mafian?. Me dëshminë e tij, Tomazo Busheta ndihmoi në dënimin e afro 400 mafiozëve. Sigurisht, Cosa Nosta nuk ia fali kurrë këtë tradhëti. Pas vdekjes së tij në vitin 2000 në moshën 72 vjeçare nga kanceri, Busheta u varros në Majami të Floridas nën një emër të rremë.
Gruaja e tij e ve Kristina dhe djali i vetëm i mbetur gjallë, Roberto, thonë në dokumentar se as fqinjët e tyre nuk e dinë kush janë ata realisht. Edhe sot e kësaj dite, pasardhësit e Bushetës jetojnë me frikën se mos bien pre e ndonjë atentati. ?Mafia nuk harron asnjëherë?- shprehet Kristina Busheta në atë dokumentar. Ndërkohë, shumë të afërm të tjerë refuzuan që të flasin para kamerës./Allthatsinteresting.com-Përshtatur nga CNA.al
Udhëheqësi bolshevik Vladimir Lenin, vdiq më 21 janar 1924, ...
Që nga lashtësia emrat e njerëzve vendoseshin sipas orakulli...
Nga Allison Schrager, ”Foreign Policy”* Me iPhone-t gjithnjë...
Nga Keith Naughton, “The Hill”* Aforizma “armiku i armikut t...
Në gushtin e vitit 1968, Bashkimi Sovjetik pushtoi Çekosllov...
Nga Jason M.Brodsky, “The Hill”* Ish-kreu i Forcave Kuds të ...
* Dimri ka mbërritur, dhe bashkë më të edhe rreziqet që vijn...
Kur Gjermania perandorake nënshkroi armëpushimin që i dha fu...
Nga Anatole Kaletsky, “Project Syndicate”* “Gara” tradiciona...
Nga Robin Simcox “Foreign Policy”Në gushtin e vitit 2014, nj...
Nga David Richmond “Project Syndicate”Qeveria e Nigerisë, ka...
Nga të gjitha ndryshimet në modën e të rinjve, shtimi i tatu...
Në gushtin e vitit 1968, Bashkimi Sovjetik pushtoi Çekosllov...
Filmi “1917”, i regjizorit të njohur Sem Mendez premton një ...
Nga James Jay Carafano, ”Fox News”* Është diçka shumë poziti...
Nga Simon Schofield “Euobserver”* Turqia ka nisur zbatimin e...
Nga Leonid Bershidsky, “Bloomberg”* Sondazhi i këtij muaji i...
Të dielën (19.01) qeveria gjermane ka ftuar në zyrën e kance...
“Mos i takoni kurrë heronjtë tuaj!”, thotë një proverb i men...
Nga Luke McGee, “CNN”* Kur e gjithë qeveria ruse dha dorëheq...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...