Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Nga Allison Schrager, ?Foreign Policy?
* Me iPhone-t gjithnjë e më të përhapur, internetin, ajrin e kondicionuar apo TV me ekran të sheshtë, pak njerëz në botën e zhvilluar do të donin të riktheheshin në stilin e jetës që bëhej 100, 30 apo edhe 10 vjet më parë. Në fakt në të gjithë botën, 2 shekujt e fundit kanë sjellë përmirësime të mëdha në standardet materiale të jetesës.
Miliarda njerëz kanë dalë nga varfëria, dhe jetëgjatësia është rritur ndjeshëm në të gjithë nivelet e të ardhurave. Pjesa më e madhe e këtij progresi, ka ardhur pikërisht nga ekonomitë kapitaliste. Por edhe këto ekonomi kanë problemet e tyre. Në SHBA dhe Britani, hendeku mes të pasurve dhe të varfërve është bërë shumë i madh, pasi pronarët e bizneseve dhe punonjësit me arsimim të lartë në zonat urbane, janë bërë më të pasur sesa punëtorët në zonat rurale, pagat e të cilëve kanë mbetur në vend.
Në shumicën e vendeve të pasura, rritja e tregtisë ka sjellë një larmi më të madhe dhe më të mirë mallrash. Por ndërkohë, ka zhvendosur diku tjetër shumë vende pune. Me destabilitetin social në formën e protestave të mëdha, Brexit, ngritjen e populizmit dhe polarizimin e thellë që po troket në ?dyert? e ekonomive kapitaliste, një pjesë e mirë e progresit të arritur gjatë dekadave të fundit është në rrezik.
Për disa ekspertë dhe politikëbërës, zgjidhja është e qartë:kalimi në socializëm, që citohet si metoda ideale për adresimin e çdo problemi, nga pabarazia dhe padrejtësia, deri tek ndryshimi i klimës. Gjithesi, ?sëmundjet? që identifikojnë socialistët, adresohen më së miri përmes inovacionit, përfitimeve nga produktiviteti, dhe vlerësimit më të mirë të rrezikut.
Dhe kapitalizmi është ende rruga më e mirë, në mos e vetmja, për t?i zgjidhur këto probleme.
Socializmi i sotëm, është i vështirë të përcaktohet. Tradicionalisht, ky term nënkuptonte dikur pronësinë totale të shtetit mbi kapitalin, si në Bashkimin Sovjetik, Korenë e Veriut apo Kinën Maoiste.
Sot shumica e njerëzve, nuk kanë një pikëpamje kaq ekstremiste. Në Evropë, demokracia sociale nënkupton shtetëzimin e shumë industrive, dhe një sistem shumë bujar të mirëqenies sociale. Dhe socialistët e sotëm, po e rithemelojmë idenë e socializmit, në mënyrë që ai të nënkuptojë një sistem ekonomik që merr të gjitha pjesët më të mira të kapitalizmit (rritjen e standardit të jetesës), pa të këqijat e tij (pabarazia, krizat ekonomike ciklike).
Socialistët modernë duan më shumë pronësi të shtetit, edhe pse jo të plotë. Ata dëshirojnë të shtetëzojnë industri të caktuara. Në Shtetet e Bashkuara sistemin shëndetësor, në Britani një listë më të gjatë industrish, përfshirë furnizimin më ujë, energji dhe internetin.
Kapitalistët modernë, duan një ndërhyrje të shtetit në ekonomi, por më të pak sesa socialistët.
Ata janë mosbesues ndaj procesit të shtetëzimit dhe kontrollit të çmimeve. Gjatë 15 viteve të fundit, evropianët kapitalistë kanë ndërmarrë reforma për të përmirësuar fleksibilitetin e tregut të punës, duke e bërë më të lehtë punësimin dhe shkarkimin e punonjësve.
Asnjë sistem ekonomik nuk është i përkryer, dhe ekuilibri i duhur midis tregjeve dhe shtetit, nuk mund të gjendet dot kurrë. Por ka shumë arsye të forta të bësohet që mbajtja e kapitalit në duart e sektorit privat, dhe fuqizimi i pronarëve të tij, është vendimi më i mirë që kanë marrë shtete të ndryshme.
Një arsye pse u duhet besuar tregjeve, është se ato janë më të afta në përcaktimin e çmimeve sesa njerëzit. Tregjet janë gjithashtu më të aftë në vlerësimin e rrezikut. Dhe marrja në sy e tij, është ajo që rrit ekonominë. Njerëzit që rrezikojnë më shumë, priren të korrin fitime më të mëdha.
Kjo është arsyeja pse 9 emrat kryesorë në listën Forbes të 400 të amerikanëve më të pasur, nuk janë trashëgimtarë të dinastive familjare, por sipërmarrës që e kanë arritur gjithçka vetë. Ata prodhuan produkte të reja, dhe hapën në këtë mënyrë shumë vende të reja pune.
Disa ekonomistë të majtë si Mariana Maxakato, thonë se qeveritë mund të jenë në gjendje të jenë ?laboratorë? të inovacionit. Por kjo gjë do të ishte një anomali historike:qeveritë socialiste, kanë qenë zakonisht më pak novatore se të tjerat. Tek e fundit, burokratët dhe bordet drejtuese të korporatave shtetërore, kanë më pak nxitje të prishin statuskuonë.
Edhe kur programet qeveritare kanë nxitur inovacionin – si në rastin e internetit – u desh sektori privat që të njihte vlerën tij dhe krijonte tregun për të. Dhe kjo na çon tek një arsye të tretë për të besuar tek tregjet:produktiviteti. Këtu, ia vlen të merren parasysh mësimet nga një bumi i mëhershëm i prodhimit: Revolucioni Industrial.
Siç shprehet ekonomisti Xhoel Mokir, u deshën risi të reja si motori, që të kishte një rritje të ndjeshme të produktivitetit. E njëjta gjë mund të ndodhë sot me telefonat inteligjentë dhe internetin. Pjesa e hershme e këtij cikli novator, mbylli shumë vende pune, ndërsa fitimet më të mëdha i patën pronarët e kapitalit, duke shkaktuar kësisoj një lloj paqëndrueshmërie sociale.
Por këtë herë, efektet negative mund të jenë më të vogla. Ndarjet midis pronarëve të kapitalit dhe punëtorëve, nuk janë aq të qarta siç kanë qenë më parë. Sot më shumë amerikanë se kurrë më parë, zotërojnë aksione në kompani të ndryshme. Ndërkohë, pronësia e aksioneve është në rritje në shumë ekonomi kapitaliste jo-amerikane.
Pra në dallim nga 200 vjet më parë, interesat e punëtorëve tashmë janë më të përafruara me ato të menaxhuesve të sipërmarrjeve private. Në Shtetet e Bashkuara, ka vend për t?i bërë taksat disi më progresive. Sistemi i sigurimeve shoqërore mund të zgjerohet, dhe industria e kujdesit shëndetësor ka nevojë për reforma.
Në përgjithësi, kapitalizmi mund të bëhet më gjithëpërfshirës, ??dhe programet qeveritare mund të ndihmojnë në zbutjen e pabarazive. Por asnjë nga këto ndryshime, nuk kërkon që qeveritë të marrin përsipër kontrollin e industrive të tëra. Në thelb, pabarazia është e tolerueshme, nëse të varfërit kanë shansin të pasurohen.
Dhe ky shans nuk ka qenë kurrë aq i madh, sa ai që premtoi ?ëndrra amerikane?. Por ka të dhëna mobiliteti ekonomik, është përkeqësuar vitet e fundit. Dhe për të shmangur një paqëndrueshmëri sociale më të madhe, udhëheqësit e sotëm të biznesit dhe politikës, mund të bëjnë më shumë që t?u garantojnë gjithëve një shans minimal për të ecur përpara.
Reforma në arsim dhe zhvillimi i zonave rurale, janë shumë të nevojshme për të reduktuar hendekun. Dhe ky nuk është socializëm, por vijim i ndërtimit të kapitalizmit, me një angazhim më të mirë të punëtorëve të sotëm dhe të së nesërmes./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Keith Naughton, “The Hill”* Aforizma “armiku i armikut t...
Në gushtin e vitit 1968, Bashkimi Sovjetik pushtoi Çekosllov...
Nga Jason M.Brodsky, “The Hill”* Ish-kreu i Forcave Kuds të ...
* Dimri ka mbërritur, dhe bashkë më të edhe rreziqet që vijn...
Kur Gjermania perandorake nënshkroi armëpushimin që i dha fu...
Nga Anatole Kaletsky, “Project Syndicate”* “Gara” tradiciona...
Nga Robin Simcox “Foreign Policy”Në gushtin e vitit 2014, nj...
Nga David Richmond “Project Syndicate”Qeveria e Nigerisë, ka...
Nga të gjitha ndryshimet në modën e të rinjve, shtimi i tatu...
Në gushtin e vitit 1968, Bashkimi Sovjetik pushtoi Çekosllov...
Filmi “1917”, i regjizorit të njohur Sem Mendez premton një ...
Nga James Jay Carafano, ”Fox News”* Është diçka shumë poziti...
Nga Simon Schofield “Euobserver”* Turqia ka nisur zbatimin e...
Nga Leonid Bershidsky, “Bloomberg”* Sondazhi i këtij muaji i...
Të dielën (19.01) qeveria gjermane ka ftuar në zyrën e kance...
“Mos i takoni kurrë heronjtë tuaj!”, thotë një proverb i men...
Nga Luke McGee, “CNN”* Kur e gjithë qeveria ruse dha dorëheq...
Më 16 janar 1920, hyri në fuqi në SHBA Amendamenti i 18-të i...
A keni parë ndonjëherë në ëndërr një fëmijë, dhe ta keni pye...
“The Washington Post”* Midis shumë çështjeve ende të acaruar...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...