Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Keith Naughton, ?The Hill?
* Aforizma ?armiku i armikut tim është miku?, mund t?i kushtojë shtrenjtë kandidatëve demokratë për president të SHBA-së. Dhe shembulli më i mire, janë kritikat e tyre ndaj sulmit amerikan me dron, që vrau komandantin ushtarak iranian Kasëm Sulejmani.
Ato sulme që dukej se ishin në anën e duhur të opinionit publik, tani po duken si katastrofike. Nuk është ndonjë sekret që votuesit demokratë e përçmojnë Donald Trumpin. Vlerësimi ndaj tij në mesin e demokratëve, ka mbetur i dobët (nën 10 për qind) që prej zgjedhjes së tij president. Sondazhi më i fundit i ?The Economist?, thekson se Trump shihet pozitivisht nga vetëm 7 përqind e demokratëve.
Por amerikanët e urrejnë në shumicë Republikën Islamike të Iranit. Një sondazhi i Politico/Morning Consult, tregon se vetëm 4 për qind e amerikanëve e konsiderojnë Iranin si ?mik? ose ?aleat?. Ky nivel është i njëjtë tek demokratët dhe republikanët.
Irani shihet si një armik i hapur nga 69 për qind e amerikanëve (78 për qind e republikanëve; dhe 65 për qind e demokratëve). ?The Economist? raporton ndarje prej 7 përqind mes dilemës ?mik ose aleat?, dhe 73 përqind ?jo miqësor ose armik?, me dallime të papërfillshme midis partive politike.
Para lajmeve për rrëzimin e avionit ukrainas, publiku amerikan e aprovoi sulmin ndaj Sulejmanit, me 47 përqind pro dhe 40 për qind kundër, dhe me një ndarje tipike të demokratëve që kundërshtojnë Trumpin (70 për qind) dhe republikanët që e favorizuan atë (85 për qind).
Gjithsesi, gjysma e publikut ndihej ?më pak i sigurtë?, përfshirë shumicën e të pavarurve. Dhe kjo për shkak të pritshmërisë se lufta me Iranin kishte shumë gjasa që të shpërthente, një mendim që e ndanin shumica e republikanëve, demokratëve dhe të pavarurve (69 për qind).
Nëse kombinoni rrezikun e shtuar të një lufte të pritshme, me një kundërshtim konsensual ndaj më shumë konfliktev (61 për qind), dhe një ndjenjë të fortë të qytetarëve amerikane se SHBA-ja është e përfshirë në shumë konflikte (69 për qind), është e qartë se shqetësimi dhe kundërshtimi i sulmit, lidhet kryesisht me frikën nga përshkallëzimi i situatës.
Rezulton se Irani është po aq i frikësuar sa edhe ekandidatët demokratë, nga një Trump i paparashikueshëm. Unë pres që opinioni publik t?i kthehet sërish modelit të njohur të kundërshtimit të përgjithshëm të demokratëve ndaj Trumpit, përkrahjes së republikanëve, dhe miratimit nga të pavarurit, për sa kohë që rezultatet janë të kënaqshme.
Por për kandidatët presidencialë demokratikë, dëmi është bërë. Ata kundërshtuan veprimet e Trump, dhe u acaruan kur dolën sondazhet e para pas sulmit. Tani që histeria është zbehur- dhe në fakt shpallja e Luftës së Tretë Botërore ishte thuajse histerike – demokratët duhet të përballen me pasojat negative të një sulmi më të madh ndaj Trumpit, sesa ndaj një regjimi represiv dhe të neveritshëm iranian.
Vetëm ish-zëvendëspresidenti Xho Bajden, e denoncoi fort Iranin. Dhe nuk është për t’u habitur, që ai ka një avantazh të madh ndaj rivalëve të tij në parti, në lidhje me qasjen ndaj sigurisë kombëtare:32 përqind e votuesve demokratë kanë besim tek Bajden, në krahasim me 20 përqind ndaj senatorit Berni Sanders, dhe vetëm 11 për qind ndaj senatores Elizabet Uorren.
Duhet të theksohet se administrata Trump, ia doli të përçojë si duhet mesazhin e saj, duke e kanalizuar në një debat nëse Sulejmani ishte apo jo një ?kërcënim i menjëhershëm? për forcat amerikane në Lindjen e Mesme. Fakt është, se është qartazi e dokumentuar që Sulejmani ishte direkt përgjegjës për vdekjen e qindra amerikanëve, dhe nuk ekziston asnjë provë se ai do ta ndërpriste këtë veprimtari.
Dhe kjo gjë duhet të jetë e mjaftueshme, për të justifikuar një sulm parandalues ??vdekjeprurës.
Kriza e Iranit, është një tjetër rast kur demokratët i dhanë Trumpit më shumë pikë në publik me sjelljen e tyre. Trumpi është dëmtuar nga procesi i fajësimit (impeachment). Qëkur Kongresi nisi hetimin e tij, opinioni publik e ka mbëhstetur në shumicë fajësimin.
Por ai konsideron si më të rëndësishme çështjet e tjera. Vendimi i spikeres së Kongresit Nensi Pelozi për ta zvarritur këtë procesin, që të përkojë me afrimin e fushatës presidenciale, ishte një gabim serioz. Qasja e gabuar e demokratëve ndaj sulmit mbi Sulejmanin, ashtu si edhe ndaj fajësimit, vetëm sa do ta ndihmojë Trumpin në aspektin politik./ Përshtatur nga CNA.al
Në gushtin e vitit 1968, Bashkimi Sovjetik pushtoi Çekosllov...
Nga Jason M.Brodsky, “The Hill”* Ish-kreu i Forcave Kuds të ...
* Dimri ka mbërritur, dhe bashkë më të edhe rreziqet që vijn...
Kur Gjermania perandorake nënshkroi armëpushimin që i dha fu...
Nga Anatole Kaletsky, “Project Syndicate”* “Gara” tradiciona...
Nga Robin Simcox “Foreign Policy”Në gushtin e vitit 2014, nj...
Nga David Richmond “Project Syndicate”Qeveria e Nigerisë, ka...
Nga të gjitha ndryshimet në modën e të rinjve, shtimi i tatu...
Në gushtin e vitit 1968, Bashkimi Sovjetik pushtoi Çekosllov...
Filmi “1917”, i regjizorit të njohur Sem Mendez premton një ...
Nga James Jay Carafano, ”Fox News”* Është diçka shumë poziti...
Nga Simon Schofield “Euobserver”* Turqia ka nisur zbatimin e...
Nga Leonid Bershidsky, “Bloomberg”* Sondazhi i këtij muaji i...
Të dielën (19.01) qeveria gjermane ka ftuar në zyrën e kance...
“Mos i takoni kurrë heronjtë tuaj!”, thotë një proverb i men...
Nga Luke McGee, “CNN”* Kur e gjithë qeveria ruse dha dorëheq...
Më 16 janar 1920, hyri në fuqi në SHBA Amendamenti i 18-të i...
A keni parë ndonjëherë në ëndërr një fëmijë, dhe ta keni pye...
“The Washington Post”* Midis shumë çështjeve ende të acaruar...
Më shumë se 2 shekuj më parë, shpërthimi më i madh vullkanik...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...