25 Janar 1995/ Kur Rusia rrezikoi të nisë një luftë bërthamore ndaj SHBA-së
Pas Luftës së Dytë Botërore, bota është rrezikuar disa herë ...
Bilanci i tij tragjik, është disa herë më i madh se ai i të vrarëve gjatë Luftës së Parë Botërore, që ishte në muajt e saj të fundit.Mbi gjysmë miliardë njerëz u infektuan nga virusi i grupit, dhe 50- 100 milionë prej tyre mendohet se humbën jetën, ose deri 5 përqind e popullsisë së botës.
Por pse u quajt Gripi Spanjoll?Në fakt origjina e virusit është ende sot objekt debati, edhe pse shumë hipoteza kanë sugjeruar Azinë Lindore, Evropë, dhe madje edhe Kansasin në SHBA.
Pandemia mori këtë pseudonim për shkak të Luftës së Parë Botërore.
Vendet kryesore të përfshira në konflikt, ishin të prirura të shmangnin inkurajimin e armiqve të tyre.Prandaj raportet mbi gripin vrastar u fshehën në Gjermani, Austri, Francë, Britani dhe SHBA. Ndërkohë, Spanja ishte në atë kohë neutrale, dhe nuk kishte asnjë arsye pse të fshihte të vërtetën e sëmundjes.
Dhe pikërisht kjo krijoi përshtypjen e rreme, se origjina e virusit ishte në Spanjë.Pandemia e vitit 1918 u përhap me shpejtësi, duke vrarë 25 milion njerëz vetëm 6 muajt e parë.Kjo bëri që shumë njerëz t?i trembeshin fundit të njerëzimit.Por studimet më të fundit, sugjerojnë se vetë virusi, edhe pse më vdekjeprurës sesa llojet e tjera, nuk ishte shumë ndryshe nga ai që kishte shkaktuar më herët epidemi të ngjashme.
Numri i lartë i të vdekurve, mund t’i atribuohet grumbullimit të madh të njerëzve në kampe ushtarake dhe mjedise urbane, ushqimit jo shumë të pastër dhe sistemeve të dobëta të kanalizimeve të ujërave të zeza. Sot mendohet se shumë nga vdekjet, ndodhën për shkak të zhvillimit të pneumonive bakteriale në mushkëritë e dobësuara nga gripi.
Njerëzit që sapo ishin prekur nga virusi, dhe nuk ishin shumë rëndë, qëndronin në shtëpi.Ndërkaq rastet më të rënda trajtoheshin në spitalet e mbipopulluara, duke rritur kësisoj transmetimin e një forme më vdekjeprurëse të virusit.Në fakt, në shumicën e njerëzve që u prekën nga Gripi Spanjoll i vitit 1918, shkalla e vdekshmërisë nuk kaloi mbi 20 për qind.Por ajo ndryshonte midis grupeve të ndryshme. Në SHBA, vdekjet ishin veçanërisht të larta në mesin e indianëve të Amrikës amtare, ndoshta për shkak të niveleve më të ulëta të ekspozimit ndaj llojeve të këtij gripi në të shkuarën.
Në disa raste, komunitete të tëra fisesh indiane, u zhdukën plotësisht. Vdekshmëria ishte e lartë edhe për shkak se në atë kohë, nuk kishte në dispozicion asnjë terapi specifike anti-virale. Një tjetër hipotezë, sugjeron që shumë vdekje nga gripi, mund t?i atribuohen helmimeve nga aspirina. Në atë kohë, mjekë rekomanduan pirjen e dozave të mëdha të aspirinës, deri në 30 gramë në ditë. Sot, vetëm 4 gramë në ditë konsiderohej një dozë maksimale e sigurtë.
Në fakt, doza të mëdha të aspirinës mund të rëndojnë shumë nga simptomat e pandemisë, përfshirë hemoragjinë e brendshme.Gjithsesi, numri i të vdekurve duket se ka qenë po aq i lartë në disa vende të botës, ku aspirina nuk ishte dhe aq e disponueshme, prandaj debati vazhdon.Nga ana tjetër, nuk ka shumë të ngjarë që gripi të ketë ndryshuar rezultatin e Luftës së Parë Botërore, sepse ushtarët nga të dyja anët e frontit u prekën relativisht njësoj.Madje ekspozimi ndaj shtameve të mëparshme të gripit, mund t?u ketë ofruar një lloj mbrojtje.
Për shembull, ushtarët që kishin shërbyer në ushtri për vite me radhë, vdiqën më pak në numër, sesa rekrutët e rinj.Në vitin 2005, studiuesit njoftuan se kishin përcaktuar me sukses sekuencën e gjenit të virusit të Gripit Spanjoll të vitit 1918. Ai u gjet në trupin e një viktime nga gripi, i varrosur në tokën e ngrirë të Alaskës, si dhe nga mostrat e ushtarëve amerikanë që u sëmurën në atë kohë.
Ndërsa sot ka shumë pak njerëz të gjallë, që mund të kujtojnë pandeminë e madhe të gripit të vitit 1918, mësimet që nxjerrim prej saj variojnë nga rëndësia e larjes së duarve, imunizimi e deri tek përdorimi i ilaçeve anti-virale./Përshtati në shqip CNA.al
Pas Luftës së Dytë Botërore, bota është rrezikuar disa herë ...
Nga Adam Minter ,“Bloomberg”* Kina ishte fare e papërgatitur...
Në Europën Lindore lëvizjet ambientaliste janë të dobëta pol...
Shoiçi Jokoi ishte 26-vjeç, kur u rekrutua në radhët e ushtr...
Nga Ana Palacio, ”Project Syndicate”* Këtë javë, liderët bot...
Nga Felia Allum “The Conversation”* Grupet e krimit të organ...
Konflikti në Siri, të drejtat e njeriut, pakti i refugjatëve...
Duket se sa më shumë qirinj të vendosen mbi tortën e ditëlin...
Nga Ben White, “Politico”* Presidenti Donald Trump nisi këtë...
Për shumicën e njerëzve, humbja e portofolit apo çantës, ësh...
Epoka e eksplorimeve të mëdha, është sigurisht një nga periu...
Nga Jeremy Shapiro, “European Council on Foreign Relations”*...
Nga Robert Skidelsky, “Project Syndicate”* Sulmi terrorist i...
Dashamirësit e librit, mbrojnë prej kohësh përfitimet që ne ...
Josef Mengele, një mjek nga Gyncburgu kthehet në një vrasës ...
Ju mund të mos keni dëgjuar kurrë për Tomazo Bushetën. Por m...
Udhëheqësi bolshevik Vladimir Lenin, vdiq më 21 janar 1924, ...
Që nga lashtësia emrat e njerëzve vendoseshin sipas orakulli...
Nga Allison Schrager, ”Foreign Policy”* Me iPhone-t gjithnjë...
Nga Keith Naughton, “The Hill”* Aforizma “armiku i armikut t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...