Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Lee Cohen & Clara Del Villar, ?The Hill?
* Kandidatët presidencialë demokratë, e shpërfillin motorin e fuqishëm ekonomik që ka çuar në nivelet më të ulëta të papunësisë në SHBA, dhe në një rritje të jashtëzakonshme prej 30 për qind të tregjeve në bursa vetëm vitin e kaluar.
Senatorët demokratë Elizabet Uorren dhe Berni Sanders, fajësojnë shpesh korporatat e mëdha, i demonizojnë njerëzit me të ardhura të larta, dhe janë të fiksuar pas programeve qeveritare si zgjidhja e vetme për çdo problem që ka sot SHBA-ja.
Një retorikë e tillë të sjell në mendje propozime të ngjashme socialiste në fushatën elektorale britanike pas Luftës së Dytë Botërore, që çoi në humbjen e Uinstonit Çërçillit. Në vitin 1945, popullariteti i kryeministrit konservator ishte tepër i lartë:83 për qind.
Por duke qenë i zënë me luftën kundër Gjermanisë naziste, Çurçilli kishte lënë pas dore faktin që britanikët nuk e kishin marrë kurrë plotësisht veten nga Depresioni i Madh, ndaj po kërkonin ndryshime sociale dhe ekonomike. Kundërshtarët e Çurçillit në Partinë Labuiriste, i portretizuan me saktësi vitet 1930 si një epokë e varfërisë dhe papunësisë masive.
Kështu u bë e njohur për të gjithë perspektiva e një rendi të ri shoqëror, që do të siguronte një strehim më të mirë, shërbim mjekësor falas, dhe punësim për të gjithë. Megjithë udhëheqjen dhe heroizmin e tij të madh, Çërçilli e shpërfilli axhendën e brendshme gjatë viteve të luftës, duke i shkaktuar partisë së tij konservatore një humbje dërrmuese, edhe pse u rikthye për një mandat të dytë si kryeministër në vitin 1951.
Pasardhësi i Çërçillit, Klement Etli i Laburistëve, punoi për shpërbërjen e perandorisë, shtetëzimin e industrive kryesore, dhe për zbatimin e programeve masive të mirëqenies sociale. Kur Çërçilli u ringjit në pushtet në vitin 1951, shumica e këtyre programeve ishin futur në zbatim, duke instaluar socializmin në ekonomi edhe gjatë qeverive të njëpasnjëshme të konservatorëve.
Për shkak të politikave ekonomike të socialdemokratëve, nga mesi i viteve 1960 deri në fund të viteve 1970, Britania e Madhe përjetoi një rënie të fuqishme të fuqisë së saj globale dhe ekonomike. Socializmi shtetëror e shkatërroi ekonominë, teksa sindikatat e fuqishme e gjymtuan atë përmes grevave të njëpasnjëshme.
Meqë pjesa më e madhe e industrisë ishte e shtetëzuar, dhe nuk nxitej më nga fitimi, ajo duhej të mbështetej nga qeveria. Për rrjedhojë, industria britanike u tejkalua dukshëm nga konkurrentët amerikanë, japonezë dhe ata evropianë. Situata ekonomike mbeti e pashpresë, deri kur Margaret Theçër e rigjallëroi vendin, përmes pronësisë private dhe sipërmarrjes së lirë.
Tashmë në vitin 2020, dikush mund të pyesë veten pse Shtetet e Bashkuara, motori ekonomik i të cilës është tashmë në funksion të plotë, do të duhet të joshej nga politikat socialiste që kanë paralajmëruar gjithmonë katastrofën për prosperitetin.
Këto politika nuk do të rëndojnë vetëm mbi ata që drejtojnë ekonominë, por do të zvogëlojnë ndërkohë perspektivat edhe për ata që janë të pafavorizuar. Idetë e Uorren dhe Sanders, vijnë direkt nga manuali socialist që e shkatërroi Britaninë e pasluftës.
Që të dy senatorët duan të riorganizojnë rrënjësisht një shoqëri, që prodhon punë dhe pasuri për të gjithë. Retorika e tyre premton të shpërblejë klasën punëtore dhe klasën e mesme, përmes ndëshkimit të atyre që fitojnë më shumë dhe korporatave, ashtu siç veproi ekonomia e pasluftës në Britani:përmes taksimit të madh dhe ndërhyrjes së qeverisë.
Synimi i Sanders dhe i Uorren për të fuqizuar sindikatat, për të shtetëzuar sistemin shëndetësor dhe për të imponuar rregulla drakoniane të Marrëveshjes së Re të Gjelbër, rrezikon të na çojë tek politikat destruktive të Partisë Laburiste që e shkatërruan Britaninë e pasluftës.
Sanders dhe Uorren nuk kanë asnjë mënyrë realiste, për të financuar më shumë se një pjesë të planeve të tyre. Por kjo nuk duket se ka rëndësi për shumë demokratë progresistë. Taksat e planifikuara mbi industrinë financiare, energjetike, farmaceutike dhe të pasurive të patundshme, do të ishin një lëvizje shumë negative.
Cilido që është i vetëdijshëm për dështimet globale të socializmit – Venezuela , Greqia dhe Spanja e viteve 1930 – duhet të dijë që planet e këtyre kandidatëve demokratë, do të çonin në kolaps një ekonomi amerikane që po ecën aktualisht shumë mirë në të gjithë sektorët.
Ne nuk mund të lejojmë të humbasim gjeneratat tona të reja, në kushtet kur studimet tregojnë se 50 për qind e brezit të mijëvjeçarit të ri, dhe 51 për qind e gjeneratës së viteve 1990, e shohin jo me simpati kapitalizmin, dhe do të votojnë potencialisht për një kandidat socialist./ Përshtatur nga CNA.al
75 vjet pas çlirimit të Auzhvicit nuk mjaftojnë për ta mbajt...
75 vjet pas çlirimit të kampit të Aushvitcit, jeta e hebrenj...
Nga Michael Bociurkiw “CNN”* Ndërsa koronavirusi i Vuhanit, ...
A jeni zgjuar sot në një gjendje depresive dhe shumë të lodh...
Nga Jonathan Hackenbroich, “European Center of Foreign Relat...
Nga Richard Goldberg, “The New York Times”* Strategjia e pre...
Nga Christian Oliver “Politico.eu”Revolucioni Rumun në Krish...
Nga Agata Gostyńska-Jakubowska “The Guardian”Kur përmenden s...
Me origjinë nga Siçilia në Itali, mafia amerikane u ngjit në...
Nga Dimitri Alexander Simes “National Interest”Kur SHBA-ja d...
Bilanci i tij tragjik, është disa herë më i madh se ai i të ...
Pas Luftës së Dytë Botërore, bota është rrezikuar disa herë ...
Nga Adam Minter ,“Bloomberg”* Kina ishte fare e papërgatitur...
Në Europën Lindore lëvizjet ambientaliste janë të dobëta pol...
Shoiçi Jokoi ishte 26-vjeç, kur u rekrutua në radhët e ushtr...
Nga Ana Palacio, ”Project Syndicate”* Këtë javë, liderët bot...
Nga Felia Allum “The Conversation”* Grupet e krimit të organ...
Konflikti në Siri, të drejtat e njeriut, pakti i refugjatëve...
Duket se sa më shumë qirinj të vendosen mbi tortën e ditëlin...
Nga Ben White, “Politico”* Presidenti Donald Trump nisi këtë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...