web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Terrorizmi nuk mposhtet, vetëm duke i mbyllur njerëzit nëpër burgje

8 Shkurt 2020, 07:42, Blog CNA

Nga Martha Spurrier ?The Guardian?

* Java që shkoi, na dha të gjithëve arsye për të pyetur edhe njëherë, se sa të sigurt ndihemi në rrugët tona. Të dielën, një 20-vjeçar plagosi me thikë 3 persona në një rrugë të populluar, para se të qëllohej për vdekje nga policia. Ashtu si sulmi terrorist në Urën e Londrës, ne po përballemi sërish me brishtësinë e jetës. Pas ngjarjeve terroriste, ka gjithnjë thirrje të menjëhershme për të bërë më shumë në adresimin e problemit të ekstremizmit.

Është mëse e kuptueshme që ne të duam të ndihemi të sigurtë. Por në raste të tilla, është më e rëndësishme se kurrë të mos harrojmë se paniku i publikut, është përgjigja e saktë që shpreson të provokojë terrorizmi.

Në garën për të dhënë një përgjigje, në vend të reflektimit mbi çfarë funksionon dhe çfarë jo, është joshëse për politikanët që të bëjnë premtime të guximshme, se do të heqin njëherë e mirë qafe të gjithë terroristët nga rrugët tona. Kjo është ajo që ndodhi edhe pas sulmit të së dielës në Streatham. Pati shumë pak kohë për reflektim.

Në më pak se 12 orë, Ministri i Brendshëm shpalli nisma të reja për të trajtuar çështjen e ekstremizmit. Më vonë u zbulua se ishte një premtim për t?i mbyllur terroristët përgjithmonë në burg. Për fatin e keq të të gjithëve ne, që dëshirojmë një botë më të sigurt, këto propozime bënë pak për të ofruar një sigurim të vërtetë.

Njoftimet e zhurmshme që flasin për ?masa më të ashpra?, duhet të shihen gjithnjë e me dyshim. Ne meritojmë zgjidhje që funksionojnë, dhe jo reagime që i ngatërrojnë më shumë problemet që do të zgjidhnin. Kjo do të thotë që ne duhet të zhvillojmë diskutime të bazuara në prova, për të gjetur zgjidhje afatgjata.

Kjo duhet të nisë me një vlerësim të dështimit të qeverisë me strategjinë e parandalimit të terrorizmit. Ai është mjet i ashpër dhe joefektiv, që mund të profilizojë fëmijët si ekstremistë bazuar tek ngjyra e lëkurës së tyre. Ajo strategji është shndërruatr në një instrument të presionit dhe të kontrollit, që nuk ka asnjë shpresë për të adresuar shkaqet komplekse të ekstremizmit të dhunshëm.

Ai nuk bazohet në prova, efektiviteti i tij nuk është rishikuar, dhe duke pasur parasysh ngjarjet e fundit, duket qartë se ai nuk funksionon. Në zhurmën që pasoi mbulimi mediatik i ngjarjes së fundit, heshtja e qeverisë mbi këtë strategji të dështuar është shurdhuese.

Në vend të kësaj, ne kemi një manual të njohur për masat ndëshkuese, afatshkurtra që mund të bëjnë tituj në media, por nuk do të shpëtojnë jetë njërëzore. Është e thjeshtë të sugjerosh që mbajtja e njerëzve më gjatë në burg, do të zvogëlojë kërcënimin nga terrorizmit.

Në rastin më të mirë ai e shmang problemin, dhe në rastin më të keq i braktis njerëzit, duke hequr burimet e nevojshme për rehabilitimin e tyre. Dhe nëse ne nuk rehabilitojmë njerëz, nuk mund t?i japim fund kurrë krimit të dhunshëm.

Gjatë javës që vjen, do të shohim vëmendjen e përqendruar tek njerëzit e dënuar për terrorizëm, që janë në prag të lirimit nga burgu. Ata që besojnë se duhet të mbahen të mbyllur, ndërsa qeveria të përcaktojë se çfarë do të bëjë me ta, ne duhet të reflektojmë se cili është shembulli që po japim me këtë qasje.

Është një histori shumë e vjetër, që nëse shteti abuzon me liritë civile të popullatës së tij, krijon përçarje, mosbesim dhe rreziqe. Nëse qeveria britanike nis që të mbyllë në burg njerëzit për periudha të pacaktuara, ajo do të ketë shkelur mbi vetë vlerat që na dallojnë nga terroristët.

Nëse ka ndonjë dyshim në lidhje me këtë, reflektoni pak mbi politikën e qeverisë britanike të internimit në Irlandën e Veriut në vitin 1971, dhe pasojat e saj katastrofike mbi procesin e paqes. Ndërsa kërcënimi për të zgjatur afatin e burgimit të njerëzve në terma retrospektive mund të tingëllojë si një qasje e nevojshme, ai rrezikon gjithashtu të shkelë ligjin, sepse të gjithë – përfshirë kriminelët e dënuar – kanë të drejtë të vuajnë dënimin me burgun që i është dhënë kur u gjykuan nga një gjykatës i pavarur, dhe jo dënim të imponuar nga politikani i radhës.

Dhe të thyesh ligjin për çfarë? Tek e fundit, këto lëvizje nuk ofrojnë zgjidhje. Ata nuk ofrojnë asnjë shpresë për të zhdukur terrorizmin, dhe nuk japin shpresë për rehabilitimin e ish-terroristëve.

Për të mos përmendur faktin, se afatet më të gjata të burgimit, shkaktojnë një faturë të rëndë të shpenzimeve publike. Ajo çka ka humbur në të gjithë këtë është llogaridhënia. Ky duhet të jetë një shans që shteti të reflektojë mbi atë çfarë funksionon dhe çfarë jo, dhe të ndërtojë një strategji që mbron të gjitha të drejtat dhe liritë tona, dhe që na mban të sigurtë.

Ne kemi nevojë për nisma që na ndalojnë të jemi viktima, dhe na dekurajojnë të jemi xhelatë. Sado e vështirë që është të jesh një zë i moderuar në raste të tilla, është më e rëndësishme se kurrë më parë që t?i përmbahemi parimeve tona dhe t?i rezistojmë pushtetit./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga