Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Brahma Chellaney ?Project Syndicate?
Nga Tigri tek Indi, nga Jance tek Nili, lumenjtë kanë qenë jetikë për shfaqjen e qytetërimit njerëzor. Mijëra vjet më vonë, qindra miliona njerëz ende varen nga lumenjtë për të shuar etjen, për të kultivuar produktet e tyre bujqësore, dhe për të siguruar jetesën.
E megjithatë ne po i shkatërrojmë me shpejtësi sistemet e lumenjve të planetit, diçka që do të këtë pasoja serioze për ekonomitë, shoqëritë dhe madje mbijetesën tonë. Kina është shembulli tipik në këtë drejtim. Mania e saj për ndërtimin e qindra digave, dhe shfrytëzimin e tepruar të lumenjve, është duke e shkatërruar mjedisin, pyjet, varfëruar biodiversitetin dhe pakësuar ndjeshëm burimet ujore në Azi.
Regjistrimi i parë i burimeve ujore në Kinë në vitin 2013, tregoi se numri i lumenjve – duke mos përfshirë përrenjtë e vegjël – kishte rënë me më shumë se gjysmën gjatë 6 dekadave të fundit, pra janë humbur mbi 27.000 lumenj. Që atëhere, situata vetëm sa është përkeqësuar.
Lumi Mekong po shkon në niveli më të ulët historik, për shkak të një numri të madh mega-digash të ndërtuara nga Kina pranë kufirit në Rrafshnaltën e Tibetit. Kina mund të jetë ndërtuesja më e madhe e digave në botë, por jo e vetmja. Vende të tjera, nga Azia në Amerikën Latine, po i shfrytrëzojnë lumenjtë për prodhimin e energjisë elektrike.
Devijimi i ujit për ujitje në bujqësi, është gjithashtu një burim kryesor i shterrimit të lumenjve. Në fakt, prodhimi bujqësor dhe ai blegtoral ,thith gati treçerekun e e burimeve të ujërave të ëmbla në botë, ndërsa krijon ndotje që bashkë me mbeturinat industriale dhe shkarkimet e ujërave të zeza, i ndotin edhe më shumë ato burime.
Në total, gati dy të tretat e lumenjve më të gjatë në botë, e kanë modifikuar rrjedhën e tyre, dhe disa prej më të gjatëve në botë – përfshirë Nilin dhe Rio Granden ? cilësohen tashmë si të rrezikuar. Nga 21 lumenj më të gjatë se 1.000 kilometra, që rrjedhin ende pa pengesa nga burimet e tyre malore drejt detit, shumica ndodhen në rajone të largëta të Arktikut, dhe në pellgjet e Amazonës dhe Kongos, ku zhvillimi i hidrocentraleve nuk është ende ekonomikisht
me leverdi.
Këto prirje i pakësojnë burimet ujore, shkatërrojnë ekosistemet, dhe kërcënojnë shëndetin e njeriut. Për shembull, devijimet e mëdha në rrjedhën e sipërme të lumenjve, i kanë shndërruar
në këneta të kripura deltat e lumit Kolorado në SHBA dhe lumit Ind në Indi.
Në periudha që kanë reshje nën mesataren, një numër lumenjsh po thahen përpara se të arrijnë në oqean. Madje edhe kur mbërrijnë, ato depozitojnë më pak lëndë ushqyese dhe minerale, të cilat janë jetike për jetën e specieve detare. Në nivel global, që nga mesi i viteve 1970, ekosistemet ujore kanë humbur gjysmën e biodiversitetit të tyre.
Një studim i kohëve të fundit i OKB, paralajmëron se deri në 1 milion lloje kafshësh dhe bimësh kërcënohen të zhduken brenda disa dekadash. Edhe njerëzit vështirë se janë të përjashtuar nga pasojat shëndetësore të shkatërrimit të lumenjve. Në Azinë Qendrore, deti Aral ka tharë gjithçka, në më pak se 40 vjet, për shkak të planit të dikurshëm të Bashkimit Sovjetik për të kultivuar pambuk në atë zonë.
Sot, ai pak ujë i përzier me kripëra dhe mbetje kimike bujqësore, than jo vetëm të mbjellat, por po i sëmur banorët e zonës me gjithçka, nga sëmundja e veshkave e deri tek kanceri. Lumenjtë me rrjedhë natyrale, luajnë një rol jetik në moderimin e efekteve të ndryshimit të klimës.
Pasi ato transportojnë në oqean materiale organike të kalbëzuara dhe copa të vogla shkëmbinjsh.
Ky proces tërheq rreth çdo vit 200 milionë tonë karbon. Prandaj, kauza e mbrojtjes së lumenjve tanë nuk mund të ishte më e fortë se sa kaq. Por ndërsa udhëheqësit botërorë shprehen shpesh të gatshëm të marrin masa për mbrojtjen e lumenjve, retorika e tyre përkthehet rrallë në veprime konkrete.
Përkundrazi, në disa vende rregulloret ekzistuese po anulohen. Në Shtetet e Bashkuara, thuajse gjysma e lumenjve dhe përrenjve, konsiderohen të rrezikuar. Por tetorin e vitit të kaluar, administrata Donald Trump shfuqizoi ligjin mbi ?Ujërat e SHBA?, që synonte të kufizonte ndotjen e ujërave të ëmbël.
Ajo e zëvendësoi ligjin me një version shumë më të dobët, të quajtur ?Rregullorja e Mbrojtjes së Ujërave të Lundrueshëm?. Po kështu në Brazil, presidenti Xhair Bolsonaro ka anuluar disa rregullore mjedisore, në emër të rritjes ekonomike.
Ndër viktimat është lumi Amazona, më i madhi në botë për sa i përket shkarkimit në det, dhe që transporton më shumë ujë sesa 10 lumenjtë që vijnë pas tij të marrë së bashku. Një mënyrë për të mbrojtur sistemet relativisht të padëmtuara të lumenjve – si Amuri, Kongo dhe Saluin- do të ishte zgjerimi i Konventës së Trashëgimisë Botërore të vitit 1972 , dhe futja e tyre në atë listë, së bashku me sitet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Ndërkohë, sa i përket lumenjve që tashmë janë dëmtuar, duhet të merren masa për rehabilitimin e tyre. Kjo përfshin rimbushjen artificiale të lumenjve; pastrimin nga ndotja; prishjen e digave të tepërta ose joproduktive; dhe zbatimin e ligjeve për mbrojtjen e ekosistemit të ujërave të ëmbla. Lumenjtë e gjithë botës, gjenden nën një presion të paparë nga ndotja, dëmtimi dhe devijimi. Ata mund t?i shpëtojë vetëm bashkëpunimi ndërkombëtar. Por ne duhet të njohim së pari pasojat e rënda nga të mosbërit asgjë./Përshtatur nga CNA.al
Nga Robert B.Talisse “The Conversation”Kur kryetarja e Kongr...
Qëkur qeniet njerëzore kanë parë yjet lart në qiell, 2 pyetj...
Pas vdekjes së mjekut kinez, i cili ishte i pari që tërhoqi ...
Nga William F.Buckley Jr. “National Riview”* Gjatë muajve të...
Nga Martha Spurrier “The Guardian”* Java që shkoi, na dha të...
Nga Marc A.Thiessen “The Washington Post”* Nisma e demokratë...
Është një emër mjaft i shpeshtë tashmë në ekrane, por edhe n...
Çështja është kur, dhe jo nëse do të shohim një shpërthim tj...
Nga Haldun Gülalp “Open Democracy”* Në mesin e shekullit XX,...
Nga Donald Trump* Që nga zgjedhja ime si president, ne kemi ...
* Gati 10 milionë njerëz vdesin nga kanceri çdo vit. Ai ësht...
Historikisht, të gjitha perandoritë bien ose shndërrohen në ...
Nga Craig Turp “Emerging Europe”* Dy partitë më të mëdha në ...
Nga Alessio Marchionna “Internazionale”* Data 2 shkurti e çd...
Vetëm disa ditë pas Brexitit dhe daljes së një shteti nga BE...
Nga Douglas Webber “The Conversation”* Brexit mund të ndrysh...
Të thuash se një vit, ishte më domethënës me kontributet e t...
Nga Jason Kindrachuk & Alyson Kelvin “National Interest”* Gj...
Nga Hannah Roberts “Politico.eu”* Romë – Në vitin 2012, Inja...
Nga Romain Leick “Der Spiegel”* Pak më shumë se 47 vjet më p...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...