Investimi në Zvërnec/ Rama: Ja njeriu që investitorët kanë kontraktuar për arkitekturën e peizazhit
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...
Sot shumica prej nesh, janë pjesë e të paktën njërës prej platformave të mediave sociale. Dhe ndërsa Facebook dhe Instagram, mund të duken si mënyra të mira për t?u lidhur me miqtë, kolegët dhe anëtarët e familjes që nuk i shihni shpesh, profilet e tyre mund të zbulojnë se shumica e tyre janë mashtruese. Njerëzit largohen shumë nga vetvetja, për të paraqitur versionin më të mirë në mediat sociale, edhe nëse ai version nuk është tamam i vërtetë.
Gënjeni për arritjet tuaja
Të gjithë duan që dikush të jetë krenar (ose ziliqar) për ta. Nevoja që njerëzit e tjerë të shohin sukseset dhe arritjet tuaja, ka krijuar kulturën e trillimit ose ekzagjerimit të tyre, sidomos në mediat sociale.
Zmadhoni rëndësinë që keni në punët tuaja
Ne të gjithë duam të duket, sikur kemi një rol qëndror në punën tone. Aq sa shumë njerëz zbukurojnë rëndësinë e rolit të tyre,duke e ndarë atë me shoqërinë e tyre në mediat sociale. Madje në jo pak raste, njerëzit pranojnë pozicione pune ?më të larta?, pavarësisht pagës më të ulët.
Silleni sikur puna që bëni është më magjepsëse, nga sa është në të vërtetë
Çfarë postoni zakonisht në mediat sociale:momente të lumtura nga festa e kompanisë në fundvit, apo vizitën e një personi të famshëm në zyrën tuaj. Ndërkohë fshini shumë gjëra që nuk shkojnë, probleme me kondicionerin gjatë verës, zënkat me kolegët etj.
Gënjeni për vendet e huaja që keni vizituar
Pavarësisht nëse fabrikoni një palë pushime që nuk i keni bërë, apo thjesht gënjeni njerëzit se keni shkuar diku në të kaluarën, kjo gjë nuk është një praktikë e pazakontë në mediat sociale.
Pretendoni se jeni një gjendje më të mirë financiare, sesa jeni në realitet
Postimi me veshje firmato, nënkupton që keni para. Prandaj shumë shpesh, sidomos femrat, postojnë foton e një çante firmato nga dyqani, pa pasur mundësi që ta blejnë atë. Edhe dukuria e djemve që pozojnë para veturave luksoze, që në fakt nuk janë të tyre, është një shembull tipik.
Gënjeni për regjimin tuaj të palestrës
Shumë profesionistë të fitnesit, kanë në fakt çrregullime në stërvitje ose çrregullime të trupit. Por a i shfaqin këto realitete në internet? Jo dhe aq. Përkundrazi, ata tregojnë fizikun e tyre dhe flasin për suksesin dhe arritjet e tyre.
Silleni sikur dini shumë, kur realiteti është krejt ndryshe
Është shumë e thjeshtë të krijoni në internet fasadën e një njeriu shumë të lexuar. Postoni një fotografi të kopertinës së romanit Ana Karenina të Tolstoit, dhe njerëzit do të mendojnë se jeni një qenie njerëzore inteligjente, edhe pse mund të mos e keni kaluar asnjëherë nëpër duar atë libër. Siç shprehej dikur Karl Grinfilld, me shfaqjen e internetit ?nuk ka qenë kurrë kaq e thjeshtë të pretendosh se di kaq shumë, kur në fakt nuk di asgjë!?.
Shfaqeni sikur jeni prindër të përsosur
Ndjekësit tuaj në rrjetet sociale, mund të mendojnë se fëmijët tuaj janë ?engjëj të vegjël të përsosur?, pasi kjo është gjithçka që ju e tregoni në internet. Por realitetet e prindërimit, janë shumë më të komplikuara se sa kaq. Sociologu Kojel Bandjopadhjaj, mendon se prindërit e fiksuar pas mediave sociale, u kalojnë fëmijëve të tyre komplekse jo të shëndetshme. ?Për ta, prindërimi bëhet një konkurs, dhe fëmijët përpiqen të përmbushin ambiciet e prindërve të tyre?-thotë ai.
Pretendoni se jeni gjithnjë të lumtur
Një sondazh zbuloi se 73 përqind e rinjve, përpiqen gjithmonë të shfaqen të lumtur në mediat sociale. Ju mund të postoni një selfi të vjetër apo të ri duke buzëqeshur, por në fakt mund të jeni duke qarë apo shumë të stresuar. Është e qartë se jeta nuk është gjithmonë ashtu siç duket në mediat sociale.
Pretendoni se jeni në një lidhje të lumtur
Nëse bazohemi vetëm tek ato që postohen në mediat sociale, marrëdhënia e të gjithëve është në thelb një romancë e ëmbël. Por ata që mburren me shpesh së të tjerët me ?romancën? e tyre, fshehin në fakt diçka. Në një studim të vitit 2018, më shumë se gjysma e të rinjve pranuan se e bëjnë marrëdhënien e tyre të duket më e lumtur në internet, sesa është në të vërtetë. Dhe 42 përqind ishin përpjekur në maksimum të shfaqnin në rrjetet sociale ?një marrëdhënie të përsosur?. Në realitet, të gjithë këto çifte kanë mosmarrëveshjet e tyre në jetën reale.
Shtirreni më socialë me të tjerët ,nga sa jeni në realitet
Të gjithë përpiqen që të duken më shumë ?socialë? në mediat sociale ,sesa janë në të vërtetë. Tek e fundit, njerëzit duan që të duken në sytë e të tjerëve sikur kanë shumë miq, të cilët duan të qëndrojnë gjithmonë me ta. Por sërish realiteti është krejt ndryshe.
Postoni si tuajat postimet e të tjerëve
Në një botë ku është kaq shumë e rëndësishme të dukesh origjinal, nxitja për përmbajtje autentike është më e madhe se kurrë. Por nëse dikush krenohet me postimet origjinale që bën, ka shumë njerëz që vjedhin postimet e njerëzve të tjerë, dhe përpiqen t?i prezatojnë si të tyret. Sipas ekspertëve, kjo ndodh rëndom me shumë blogerë të njohur.
Shtirreni sikur jeni bamirës të mëdhenj
Shumë njerëz i zmadhojnë dhe i fryjnë veprat e tyre të mira në internet, kur në realitet nuk bëjnë asnjëherë ndonjë punë vullnetare, apo të dhurojnë diçka për bamirësi. Në fakt, Byroja e Statistikave të Punës në SHBA, raportoi se vetëm rreth 25 përqind e amerikanëve janë vullnetarë të paktën një herë në vit.
Gënjeni për moshën
Teksa njerëzit plaken, ata kanë prirjen të duan të duken të rinj, edhe nëse detyrohen të gënjejnë për ta realizuar këtë. Por ata nuk janë të vetmit. Edhe fëmijët e vegjël, gënjejnë për moshën, pasi për të pasur një llogari në Facebook duhet të jesh 13 vjeç e sipër.
Xhorxh Uashingtoni ishte një flokëkuqXhorxh Uashingtoni, nji...
Të gjithë e dinë se fëmijët e parëlindur janë udhëheqës naty...
Nga David Howell “Japan Times”Më shumë se 30 vjet më parë, n...
Ndërsa lëvizni lart e poshtë në Facebook, ju e shihni:Miku j...
Eksperti i sëmundjeve infektive, njëherazi drejtues i qendrë...
Nga Eric Edelman & Charles Wald “National Interest”Në takimi...
Stereotipet tradicionale gjinore, thonë se gratë janë ato që...
Nga Toby Vogel & Kurt Bassuener ”Eu Observer”Komisioni Evrop...
Nga Brahma Chellaney “Project Syndicate”Nga Tigri tek Indi, ...
Nga Robert B.Talisse “The Conversation”Kur kryetarja e Kongr...
Qëkur qeniet njerëzore kanë parë yjet lart në qiell, 2 pyetj...
Pas vdekjes së mjekut kinez, i cili ishte i pari që tërhoqi ...
Nga William F.Buckley Jr. “National Riview”* Gjatë muajve të...
Nga Martha Spurrier “The Guardian”* Java që shkoi, na dha të...
Nga Marc A.Thiessen “The Washington Post”* Nisma e demokratë...
Është një emër mjaft i shpeshtë tashmë në ekrane, por edhe n...
Çështja është kur, dhe jo nëse do të shohim një shpërthim tj...
Nga Haldun Gülalp “Open Democracy”* Në mesin e shekullit XX,...
Nga Donald Trump* Që nga zgjedhja ime si president, ne kemi ...
* Gati 10 milionë njerëz vdesin nga kanceri çdo vit. Ai ësht...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...