web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Liqeni i Ohrit/ Një oaz paqeje në Ballkanin e shkatërruar nga lufta

16 Shkurt 2020, 07:19, Blog CNA

Nga Hugh Thomson ?Spectator?

* Libri i mëhershëm mbi udhëtimet e Kapka Kasabovës ?Kufiri?, u vlerësua me të drejtë me disa çmime. Autorja udhëtoi në skajet e Evropës, nëpër Greqi, Bullgari dhe Turqi, dhe u prek nga ?aty ku fillon diçka si Evropa dhe përfundon diçka tjetër, që nuk është aspak Azi?.

Libri më i ri është një vazhdim i të parit. Tani ajo udhëton në një kufi tjetër, atë midis Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë, ku liqeni i madh dhe i bukur i Ohrit, mbetet një nga pikat përbashkuese të harmonisë fetare që ekziston në Ballkan, pavarësisht presionit të konsiderueshëm nacionalist. Aty ka lindur nëna e saj, ndaj udhëtimi i saj është pjesërisht një rizbulim i rrënjëve të saj familjare.

Kasabova ndjehet sikur vjen nga një model familjar i burrave të munguar dhe i grave që kanë lënë pas ? ?ne jemi epigjenetikisht të dënuar të endemi?. Ajo vetë ka ndërmarrë një rrugëtim shumë të pazakontë, duke emigruar me prindërit e saj nga Bullgaria në Zelandën e Re, por më pas duke e lënë atë vend në moshë madhore për të jetuar në malësitë e Skocisë.

Ajo është e magjepsur dhe ndonjëherë e shqetësuar, nga mënyra sesi modelet e familjes përsërisin vetveten, dhe se si ne mund të jemi të destinuar të jetojmë sipas modeleve të vetëpërmbajtjes dhe të vetë-mohimit.

Kur ajo rikthehet në liqen, është përballur me refrenin e vazhdueshëm dhe emocionalisht të ngarkuar ?E kuja je?? ? ose nga cila familje vjen? – dhe ajo është e vëmendshme në njohjen e ndjesisë së klaustrofobisë që prodhon një rikthim në shtëpi, por edhe për njohjen e kënaqësisë së tij.

Ajo citon tregimin e mrekullueshëm të Jorge Luis Borgesit ?Jugu?, ku një burrë nga Buenos Airesi, që fantazonte gjithmonë mbi joshjen romantike që ndjell jugu i vendit, përballet më pas realitetet e tij kaotike, dhe në fund gjen vdekjen në një duel me thika.

Ndërkohë Kasabova është shumë e ndërgjegjshme për dëshirën e saj romantike për liqenin e Ohrit – ?ai duket sikur rrjedh në venat e mia, gjakut i ëmbël del nga zemra ime? – por që është një vend i mbushur me shtypje dhe një potencial të paplotësuar: pse kaq shumë mendimtarë dhe revolucionarë ballkanas, panë nga Perëndimi plot shpresë, para se të vdisnin që moshë të re.

Kjo është pjesërisht një elegji për shumë poetë, që shkruajtën një kohë kur ?botimi në një gjuhë ose identitet tjetër përveç asaj të përshkruar, shkaktonte internimin ose dënimin e tij me vdekje?. Dhe cilido që e merr si një shaka regjimin komunist shqiptar, duhet të lexojë intervistën që Kasabova ka realizuar me Thanas Spasen, që sot punon si varkëtar në liqen.

Familja e tij u nda, dhe ai vetë u mbyll në një seri kampesh, ku fëmijët detyroheshin të hanin krimba. Në një kamp të burgosurit organizuan një revoltë, dhe secilit iu dha një dënim i mëtejshëm prej 1.700 vjetësh. Kasabova e përsërit këtë në tekst, vetëm për të treguar se nuk është një gabim:një mijë e shtatëqind vjet secili.

Ajo tregon gjithashtu historinë e Shën Petkas, shenjtores mbrojtëse të njërit prej shumë manastireve të ngritura mbi shkëmbinjtë përreth liqenit. Një shenjt, që ashtu si Xhorxhi ynë në Angli, ishte importuar nga Lindja e Mesme, ku pati një jetë askete përballë ngjarjeve të tmerrshme që ndodhën përreth saj.

Në një farë mënyre, ajo është emblematike e asaj që Kasabova përpiqet të transmetojë përmes këtij libri:jetën e qetë që na fshihet nga historia. Dhe siç na kujton ajo, Çërçilli është shprehur dikur se Ballkani prodhon shumë më tepër histori, sesa mund të konsumojë.

Por libri nuk është plotësisht i suksesshëm. Duket se ka humbur diçka nga emergjenca dhe energjia e paraardhësit të saj. Në të njëjtën mënyrë kujtimet të mund të humbasin ritmin, nëse fillojnë me përshkrimin e pemëve të gjata gjeneaologjike. Për këtë arsye, shkrimtarët e udhëtimeve nuk duhet të harxhojnë shumë kohë duke na thënë se pse po mendojnë të shkojnë në një udhëtim, para se ta fillojnë atë.

Ky libër rrezikon të bjerë në të dy kurthe. Ndërsa ?Kufiri?, na zhyste në mënyrë të papritur në eksitimin që të falin malet e Thrakisë, libri i fundi duket sikur nuk ka të mbaruar. Ne nuk takojmë më ndonjë nga moria e madhe e personazheve, të gjallë apo të vdekur qofshin. Dhe ndonëse cilësohet një udhëtim personal, Kasabova është shumë e rezervuar për të zbuluar shumë për veten e saj.

Por ajo është një shkrimtare mjaftueshëm e mirë, për të mos na lejuar të na humbin shumë kënaqësi individuale gjatë rrugës. Dhe nuk ka frikë të spekulojë mbi psikologjinë e vendit. Ajo na kujton se uji është një simbol i pavetëdijës. Prandaj është e natyrshme që liqeni i Ohrit të jetë për të plot me ëndrra. Dhe çdo shkrimtar që përdor fjalën e mrekullueshme ?lacustrine? ? ?e liqenit? – meriton të vlerësohet./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga